Në lidhje live për Euronews Albania në Balkan Talks me Franko Egron nga Mitrovica ishte profesori Nexhmedin Spahiu, i cili foli për realitetin kompleks për politikën e Serbisë.
– Advertisement –
Sipas tij, Serbia nuk heq dorë nga politika e saj shekullore as me Lindjen as me Perëndimin.
“Pavarësisht nga situata kur është më e dobët Lindja apo Perëndimi në rajon, Serbia di ta mbajë peshoren nga ana tjetër. Në këtë rast, Perëndimi ka bërë shumë trysni mbi regjimin e Beogradit me protestat që vijojnë që nga viti i kaluar, të cilat janë një kërcënim shumë i madh për regjimin e Vuçiçit.
Së fundmi, edhe në Kongresin Amerikan është folur për shtyrjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ky është një lloj kërcënimi, sepse nëse vazhdojmë kështu mund të hapen edhe çështje të tjera si çështjet territoriale, për shembull Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Ri i Pazarit ose edhe Vojvodina. Janë çështje që janë kërcënime direkte mbi Serbinë”, u shpreh Spahiu.





















