E hënë, 24 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Gjelosh Nikolla: Historia e shkruar me gjak dhe e përdhosur qëllimisht me laps

24 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Gjelosh Nikolla -Studiues

“Dekorata nuk është e barabartë me të vërtetën.Ajo nuk e bënë dike të drejtë e të ndershëm as nuk e pastron nga mëkatet e tij”. 

Historia e pasqyruar me dokumenta, për luftrat për mbijetesë të krahinave apo individëve që kanë derdhur gjakun e tyre për të mbrojtur atdheun nga pushtuesit e jashtëm dhe të brendëshem kolaboracionistë,e tjetërsuar dhe mohuar nga pseudo studiues, është krim ndaj tyre dhe atdheut.Madje kjo tregon se po “vriten” patriotët që dhanë jetën për çlirimin e atëdheut nga pushtuesi ottoman.Kur, dekorohen ata të ashtuquajtur shqiptarë që bashkëpunonin me armikun,patriotët po “vriten”përsë dyti,atje në varr ku janë.

Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë se Atdheut, Xhemal Meçi nga Puka, në shkrimin e tij; “Fundi i sundimit turk në Pukë”, ka si nëntitull thënjen e Mark Frrok Bajraktarit: “Asht një mëkat i madh me lanë në heshtje gjakun e të rënve për atdhe”. Natyrshëm lindë pyetja; sa besnikë i ka qendruar ai këtij citati?! Ndaj, atë do ta shikojmë më poshtë. Një pjesë e vogël e popullit të gadishullit të Ballkanit, nga forca ose prej shkaqeve të ndryshme, pranoj fenë e sunduesit e me këtë punë që bani, humbi dhe gjurmët e fundit të traditave të veta kombtare. Siç e shpjegon studiuesi Xhafer Belegu: “Shqiptari që mori fenë muhamedane, u konsiderua si antarë i Perandorisë Ottomane, e duke qënë se mbështetej mbi principe muslimane, gëzonte në shërbim të pushtuesit privilegje të veçanta, të cilat i plotësonin deshirat e tij ambicioze”.

Pjesë të ushtrisë turke dhe veçanarisht Garda Perandorake, përbëhej prej shqiptarësh të cilët e kishin rrugën e çelur për ofiqet më të nalta rreth fronit të Sulltanvet.“Shqiptari muhamedan nuk e ndiente zgjedhën”.Duke u bazuar me sa cituam më lart dhe duke parë veprimet e më vonëshme të muhamedanve vendas, vërtetohët qëndrimi denigrues ndaj vllëzërve katolikë, dhe besnikëria ndaj pushtuesit që i dha privilegjet.Prandaj,“Kur mësohesh me privilegje e pasuri, zemra nxihet dhe shpirti vdes”.

Duke shfletuar fletë për fletë librin; “Na ka çue Shkodra një fjalë”,me autor Xhemal Meçi, me shkrime të përsëritura, sipas tij; Shkodra ka kërkuar ndihmë për t’u mbrojtur nga sulmet ushtarake serbo-malazeze, vetëm nga komuniteti musliman i Pukës?! Duke parë këtë genjeshtër të madhe, lindë pyetja; pse anashkalohen përpjekjet dhe luftrat patriotike të 84% të popullsisë së rrethit të Pukës?! Konkretisht: Ndue Mhill Gjon Alia, “Një Hero i heshtur”, që kurrë nuk është përmendur nga historianët. Ky kishte mbaruar një kurs ndërlidhëje në Serbi, pra e kuptonte gjuhën serbe dhe e morën si përkethyes, kur Divizioni serb kaloj Drinin në Va-Spas, me 1913, filluan vrasjet masive të popullsisë dhe djeg’jet e shtëpijave. Komanda serbe e kishte Ndue Mëhillin përkthyes.Në mbledhëjen e shtabit të Divizionit, mësoj se do të digjen fshatrat Shikaj, Pistë, Mgullë, Flet dhe Xathë, në kazanë“Dukagjin i Vjetër” – (Puka sot).

Ai, dërgon një njeriun e tij besnik nga Shikaj dhe njofton kushrinin e vet, Kol Nik Alinë, në Flet, që të largohën nga fshati,se do të vriten i madh e i vogël dhe do të digjen shtëpitë e tyre.Popullësia shkuan në Lak-Hithi.Kur u futën sërbet në Fletë, i gjetën shtepitë bosh dhe ju vunë flakën.U gjetë vetëm një plakë invalide, të cilën e dogjën përsëgjalli. Mblidhet komanda serbe dhe nxjerrin fajtor nderlidhësin, për dekonspirim e nxjerrje të sekretit ushtarak dhe e torturojnë në mendyrë ç’njerëzore, duke i qorruar sytë me thikë, i presin damarët dhe tendinat e duarve, këmbëve dhe e “rrjepin përsë gjalli” më brisk, deri sa i doli shpirti.Kjo masakër ndaj tij u krye, në Qaf-Mali, (aty ku sot është gropa e bitumit), e mbulojnë me dhe, e i lënë këmbët e duart përjashta, që të tmerrohen kalimtarët që vinin e shkonin në Va-Spas – Gjakovë-Shkodër e anasjelltas.Në vitin 1993,“Presidenti i Republikës” Z. Sali Berisha, i jep Zotit Ndue Mëhilli, “Urdhërin për veprimtari patriotike të klasit II-të, me Dekret Nr: 547, Tiranë më 3.6.1993,me motivacionin:“Luftëtar i Shquar në Mbrojten e Qytetit të Shkodrës nga Pushtuesit Serbo-Malazez në vitet 1912-1913”.Ky material është publikuar nga Z. Ndoc Alia, nga lagjia “Alia”-j e fshatit Kryezi.

Në shumë dokumente flitet për besnikërinë që kanë treguar “Agët” e Pukës dhe Kabashit ndaj qeverive, kundër popullsisë së krahinave tjera, për të mos cenuar privilegjet e veta.Në dokumentin arkivorë, Nr.112, të datës 21 shkurt 1924, Pukë, ora 9 para dite, Sekret,në telegramin nën/prefektit Pukë, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendëshme, me anën e të cilit e informon mbi grumbullimine forcave të Bajram Currit për të sulmuar Shkodrën, midis të tjerash thuhet: “Disa pari të katundeve Pukë e Kabash, erdhën në këtë nën/prefekturë, tuj thanë se mbasi nuk deshirojnë me prish qetësinë, janë gati me i dhanë ndihmë Qeverisë. Në një kohë që njerëzit që kanë ba pushkë në Berishë, janë nga tre bajraqet e Iballës dhe të katundit të Rajës e Mërturit përtej Drinit, të cilët thuhet se janë duke u marrë vesh me Bajram Currin.Por ndryshe ndodh me disa pari të katundit Pukë, Kabash, që erdhën në nën/prefekturë, duke thanë se mbasi nuk deshirojmë me u prish qetësia, janë gati me i dhanë ndihmë qeverisë”.

Zv/Prefekti, Kapiten R. Dizdari, por dhe në telegramin e Prefekturës së Shkodrës, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi përgaditjet e Bajram Currit për të sulmuar Shkodrën, Nr. 24/1 Res. Shkodër, më 22 shkurt 1924 përsëri theksohet se: “Paria e Pukës dhe e Kabashit, kanë vajtur në N/Prefekturën e Pukës, të cilët kanë thanë se në rast nevojë jemi gati me ndihmue Qeverinë. Në një bisedë që bënë Ahmet Izet Pasha, i lindur në Norsliç të Vilajetit të Manastirit, më 1864, nga 14 tetori-8 nëntor ka qënë Kryeministër i Perandorisë Osmane, kurse  ministër i jashtëm 1921-22. Në bisedë me Eqerem Bej Vlorën, ndër të tjera i thotë: “Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se Turqit”.Ju në Perandorinë Osmane jeni trajtuar jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues”. Eqerem Bej Vlora sqaron:“Po të kemi parasysh se sa bujarisht Sulltani dhe autoritetet qendrore u shpërndanin ofiqe dhe tituj edhe cubave më të ligj të rrugës dhe banditëve më të rëndomtë të qyteteve”.Një xhelat të tillë e patëm në Iballë i quajtur Sulejman Aga.Ky ishte një “person me fytyrën e njeriut”, por veprat e tija dhe puna që bënte ky kundra popullit, u a kalojshin edhe bishave të egra…!

Në traditën e ketij populli ishte që për festën e Shënkollit, të thernin një bagëti dhe e fusnin ferlik, për familjën e tyre.Sulejman Aga i kishte detyruar që çdo familje t’i sillte nga një shpatull ferliku (mish në hell).Hajdar Maleci nuk ja solli. Ky dërgon e thëret këtë person, me gjithë popullin e krahinës. – Të gjithë e dini se jeni të urdhëruar me ma sjellë nga një shpatull ferliku, ti Hajdar Maleci pse nuk e solle, apo je burrë më i fortë“? Hajdari pa u friksuar fare i pergjigjet: “Ferlikun e kam pas për veti e familjën time e, nuk mundemi me të mbajtë ty gjithëmonë me mish të pjekur”. Sulejmani i thotë: “Për shpatullën e ferlikut që nuk je bind me ma sjellë, denohesh me tre desh, një ta hamë në shtepinë tande sot një javë dhe dy të tjerët, me m‘i pague të gjallë. Por edhe do të denohesh me u rrah me dru para gjithë popullit, si dhe me të futë një mace në tirq dhe macja do të rrihet mbi tirq, deri sa të ngordhi nën tirq. Mbas një jave u nis të haj ferlikun, por Hajdar Maleci i kishte dalë përpara në rrugë dhe në vend të shpatullës,i dha atë që meritonte, plumbin ballit.

Ndërkohë që i – sëmuri i Bosforit, siç njihej Turqia në shekulin e XIX–XX-të po binte, po shkërmoqej dhe vendet e Ballkanit po fitonin pavarësinë dhe lirinë e tyre, Zenel Aga një ndër bashkëpunëtoret e Bajram Currit, mori pjesë në kryengritjen e vitit 1912, bashkë me patriotët e tjerë të krahinës së Iballës. Gjithëashtu mori pjesë në mbledhjën e organizatës “Besa Shqiptare”, e mbajtur në Shkup, si dhe me bashkëpjestarë të tjerë, mori pjesë në pritjen e ardhjes së Princ Vidit në vitin 1914.

Një faqe e lavdishme e nderi e popullit Pukjan,është edhe lufta për liri dhe pavarësi e Pukës e vitit 1912. Ideatori, organizatori, financuesi dhe komandanti i saj, ishte Dom Gaspër Thaçi. Ai, dha të gjithë pasurinë e tij, për ta ndihmuar kryengritjën.Mbledhjën e bajrakve të epërm, Dom Gaspri e organizoj në shtëpinë e Frrok Kol Bajraktarit në Bugjon.Problem ishte mungesa e armatimit të kryengritësve. Këtë problem e morën përsiper Bibë Ndoj Miraka dhe bashkë me Frrok Kol Bajraktarin,Pjetër Ndue Prendin e Berishës, Shyt Gjergjin nga Fierza, Tush Prendin nga Bugjoni dhe 60 burra të tjerë. Me 1 prill u nisën për në Podgoricë.Vasoviqi i priti e i gostiti për 6 ditë, s’ka më mirë dhe po mundohej që t’i bindte të bëheshin me Malin e Zi. Frrok Kolë Bajraktari dhe Bibë Ndoj Miraka ju përgjigjën joshjeve të Vasoviqit në këtë menyrë: “Na ju kemi mësy e ardhë këtu me na gjetë armë e municion dhe na me të pague me pare. Na nuk kemi ardhë me u shitë, as me ba tradhëti atdheut tonë”

Këshilli i burrave nën krysinë e Dom Gasprit me përfitue prej rastit të festës së Shën Palit,që të mos kujtohej qeveria turke për ndonjë mësymje, por të mendohet se janë festar.Pra me 28 qershor, organizohet sulmi.Ushtria turke kishte pas si lajmtar Kurt Cinën prej Kabashit, i cili sapo u nisën kryengritësit, ai doli në kodër Cinë dhe zbrazi një pushkë, sipas parullës. Ketu ra për Atdhe Mhillë Marashi dhe Jak  Marka Ndreca të cilit i prenë kokën pasi e vranë, dhe  madje deri më sot nuk janë shpallur “Dëshmor të Atdheut,,. Me 22 korrik, ushtria nën komandën e një koloneli (allajbeg)dhe të Mustafë Agë Kryeziut, nisën prej Puke me qëllim me dalë me djegë Berishën e Thaçin. Personat e caktuar nga drejtuesit e kryengritjes, njoftuan rojen e Rrevishtit i cili menjëherë njoftoi Thaçin e Berishën. Fillon përsëdyti lufta në Qafë-T’mugut, ku nuk vonoj dhe mbërriti potera(kryengitësit) nga Thaçi e Berisha dhe mbas një ditë luftë, ushtria turke u shpartallua plotësisht. Mustaf Aga vetë shpëtoj i fshehur në rrotën (skllot) të një mullini, në prrue të Rrevishtit.

Në bazë të traditës zakonore dhe vendimit të komandës së kryengritjes, për ata që bashkëpunonin dhe ndihmonin ushtrinë turke, si Dan Zyberit të Dedajve, i kanë marrë 12 bagëti gjobë me 10 korrik, me 16 korrik Kurt Cinës i kanë marrë tufën e dhive. Më vonë, meqënëse Kurti vijoj duke i dhënë lajme ushtrisë turke, i kanë djegë edhe shtepinë. Kishte mbetë pa u dënuar ende Mustaf Agë Kryeziu, ku sipas dispozitave të besës së bajrakëve e, mbasi Kryeziu mvarej asokohe prej bajrakut të Iballës, Bibë Ndoja, Zenel Aga, Pjetër Kol Pemati e Palush Pjetra, ju dërguan fjalë po në atë vjeshtë, krenve të Berishës e bajraktarit të Bugjonit dhe u mlodhën bajrakët e Epër Thaç e Berishë e, disa krenë prej bajrakve të poshtëm dhe dogjën shtëpinë e Mustaf Agës Kryeziut. Halil Musa, bajraktar i Tërthores, me gjithë Hasan Nezirin, u qendruan besnikë atdhetarve kryengritës. Ndërsa, katundi i Pukës e sidomos Laçaj-t, edhe në këtë rast i qendruan besnik Qeverisë Turke dhe luftuan kundër atdhetarve kryengritës.Ndersa Zejnel Hoxha i Pukës, i cili ndonse rritë në kulturë dhe atmosferë anadollake, që në fillim qe simpatizues i levizjes dhe, kurdo që i jepej rasti, kurrë nuk pati frikë të bënte propogandë në favor të kryengritjës. Mustafë Agë Kryeziu, fillimit të kryengritjës se përgjithëshme të vitit 1912, iu përgjigj kundër.

Për këtë sundimi turk nuk ishte më rrezik, sepse ai ishte pjesë e qeverisjes dhe bashkëpunëtor me krimin. Kështu Mustafë Aga ishte kundër sulmeve mbi garnizonin e Pukës, ku shumica ishin vendas. Kur këto sulme u përsëritën, ai u bashkua me garnizonin e Pukës dhe mori drejtimin e operacionit për shuarjen dhe shtypjen e kryengritjes, siç ishte lufta e Midhës ku pësoj humbje. Por, z. Xhemal Meçi, nuk e thotë të plotë ngjarjen, nuk e thotë se ai u zu rob lufte,i futur në rrotë (skllot) të mullirit në lumin e Rrevishtit dhe se shtepinë ja dogjën për këtë veprim antikombetar dhe antinjerzor. Elez Agë Kryeziu, djali i Mustafë Agës, me ardhjen e Princ Vidit, u lidh me tradhëtarin e kombit shqiptar, Esad Pashë Toptani, i cili e emroi Elez Agë Kryziun,nën/prefekt të Pukës. Elez Agë Kryeziu mbështeti politikën e Esadit. Më 1915, forcat e Esadit kaluan në veri për të vendosur një administratë që do të përkrahte shtetet e Antantës.

Elez Agë Kryeziu, duke qënë në postin që i ishte caktuar, u bashkua me këto forca dhe i shoqëroi në Iballe dhe Brigje. Në Bajrakët e Epër, Elez Aga përfitoi nga rasti i krijuar dhe mori hak për djeg’jën e kullës se tij. Sipas z. Meçi,Mustafë Agë Kryeziu pasi pesoji humbje të turpshme kundër kryengritësve në luftën e Midhës, ai kthehët në Kryezi dhe fillon organizimin e vullnetarve për mbrojtjen e Shkodrës.Ndërsa, luftonte në mbrojtje të Shkodrës, vazhdonte të mbante lidhje me malet.U çoj fjalë që të ngrinin flamurin e Pavarërsisë në Qafë-Qelë dhe në Pukë, mbi dyqan të Can Durrës. Këtu kemi një paradoks sa vulgar dhe qesharak,sepse ky Mustafë Aga ishte kundër kryengritjes për çlirimin nga pushtimi 450 vjeçar  ottoman dhe tani që po kthehej nga Shkodra, i bie në mend për flamurin i cili ishte ngritur në fshatin Qelëz,nga patrioti Dom Gaspër Thaçi,i cili ishte ideator, organizator,financues dhe komandant i kryengritjës me 8 dhjetor 1912, menjë herë pas ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë. Por, emri Gaspër është i ndaluar të përmendet, pasi ai është Iliro-Arbnor…!Ai la menjëanë fenë dhe mendoj për atdheun, sebashku me At Danjel Stajkën, famullitar i Fierzës, At Tom Bicin, famullitar i Berishës dhe famullitarin e Iballës, italianin Fra. Gentile Biella, për Atdhe dhe Fe (Atme dhe Fe), pra atdheu i pari, pasi pa Atdhe, s’ka fe.

Duke shfletuar fletë për fletë librat e botuara të z. Xhemal Meçi,të tille si: – “Na ka çue Shkodra një fjalë”;- “Kabashi”;- “Dëshmorët e Atdheut të Pukës”, (vëllimi i parë), me keqardhje konstatojmë se për krahinën e Iballës në “Dukagjinin e Vjetër”–(Puka sot), mohohet lufta patriotike për çlirimin nga pushtuesi ottoman. Nga, mënyra se si e trajton ky i ashtuquajtur studiues, përmes gënjeshtrave dhe manipunimeve të tij përpiqet të krijojë iluzionin, sikur ata ishin mbështetës të Serbo-Malazezve, gjë e cila në fakt është krejtësisht trillim i tij.E vërteta qendron ndryshe,sikurse pa dashje e pohon vetë autori:“Serbët u munduan që Katolikët t’i bënte për vete.Ata, dërgojnë fjalë me vu kryqin mbi shtëpia dhe nuk do t’i ngiste askush. Asnjë katolik nuk e bani këtë gjë. Nuk mund të ndaheshim prej vllazënve tanë musliman”.

Por dhe në intervistat e marra nga Ndue Mhill Nika,Petrit Syla,etj.tregojnë se ju erdhi fjala që katolikët të vendosin kryqe në derë,që të mos ju digjen shtëpitë. Përgjigja ishte; “Ne nuk i presim në besë vllezërit tanë musliman”. Në familjen e para ardhësve te Petrit Sylës, mbetën të vrarë tetë persona, nga të cilët tre burra,tre gra dhe dy femijë, këtë rast nuk e thotë askund z.Xhemal, vetëm se janë katolikë. Armiku i popullit tonë Mark Milani, ndër të tjera thotë: “Nëse ai ka ndërruar fenë, kjo nuk do të thotë se ai është ç’vllazëruar. Ai nuk e harron gjakun e vet, sepse ka diçka misterioze që nuk e lejon ta harrojë vëllanë, dhe sa merr vesh se ai ndodhet në vështirësi, menjëherë i shkon në ndihmë dhe është gati të vdesë me të”.

A nuk është për të ardhë keq, se si nuk përmendet fare Puka, që kishte shtrirjen kryesore luginës së Drinit-Vjerdhë, pak kilometra në veri të Mjedës, Zadrimë e deri të Ura e Vezirit, fare afër Kuksit. Kjo “pasaktësi”e këtyre historianëve, autor të këtyre botimeve, le për të dyshuar për njohuritë e tyre gjeografike sa dhe historike për luginën e Drinit, që lidhte Shkodrën me Kosovën. Këtu shtrohet pyetja për z.Meçi, si do të na njohin historianët e Tiranës, kur nuk të njeh Shkodra, që të ka çue fjalë, kur nuk të prezanton Shkodra, që je në juridiksionin e saj në çdo aspekt, por kur nuk doni t’i njihni as ju përsonalisht?! Kjo ndihmë të krijon bindjën e arsyeshme, që t’i keni shkuar në ndihmë Shkodrës vetëm për të treguar besnikëri ndaj qeverisë turke.

Ju e keni pasë detyrim ligjor si qytetar te privilegjuar te perendorisë osmane pjesë marrjën, kurse mbeshtetja nga katolikët e Shkodrës dhe e popullit të Shalës quhet ndihmë.

Sulmet ndaj zonave katolike që nga qeveria qendrore e deri në fshatin më të vogël kanë qënë të planifikuara dhe të qëllimshme. Pabesia ishte në shpirtë sa që Camilo Libardi (fq.95), tregon: “Ndërkohë, përreth fortesës së Pukës, binin 10 malësor të vdekur dhe nja 20 të plagosur. Muslimanët e vendit(Pukës)i shtinin(vrisnin)forcat e revolucionarve (kryengritësve) pas shpine”.Limbardi shpjegon se:”Nga respekti i madh që kishte Ahmet Zogu për katolikët e veriut, nën komandën e bashibuzukve Muharrem Bajraktari, Hamid Çollaku, etj., dërgoj forca të armatosura ku në këto fshatra, vranë njerzë të pafajshëm, pleq, gra, femijë, dogjën, grabitën, dhunuan dhe detyruan popullsinë të futët nepër male. Mbi 750 vetë arritën në Guci dhe rrinin jashtë, në shi, në borë e pa bukë. Nga qeveria e Cetinës dhe e Beogradit, vjen përgjigja se; na vjen keq, por ju duhet të ktheheni në atdhe. Plakat, që mendonin se nuk do t’i prekte njeri, u keqtrajtuan shtazarisht për tu ndyrë fenë. Shemtimi i fundit që një shqiptar mund t’i bëjnë shqiptarit, edhe ky u bë!

“Varrezat u ndynë me mbeturinat e jashtëqitjes të njeriut”. Që me lajmin e parë të kryengritjes, qeveria kishte vënë alarmin të muslimanët e Shqipërisë se Mesme. Rrembyen armet kush të mundte dhe u nisën nga Luma, Dibra, Mati, Kruja, Lura e kështu me radhë u vunë në udhë. Hoxhallarët e vendeve, të ketyre zonave i urdhëruan që të jepnin sinjalin e luftës së shenjtë: “Fanatizmi muhamedan u zgjua”. Autori kryesor i ketij heroizmi anti-fetar ishte Hamid Çollaku me të tijët. Në vitin 1941, kur erdhi ushtria Serbo-Malazeze me pretekstin për tëna ndihmuar për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, por me qellimin për të pushtuar Shkodrën, ishin forcat e Kolë Bibë Mirakajt dhe të Ndok Gjeloshit, që me rezistëncën e tyre, nuk i lejuan të pushtojnë kalanë e Shkodrës. Më vonë Kolë Biba plagoset duke luftuar kundër Serbo-Malazezve dhe mbetët invalid.Përsëri nuki quhet akt patriotik, sepse e ka emrin Kolë dhe është nga Iballja! Në luftë armiku të gjithë i ka njëlloj kundërshtar dhe nuk i pret koha të zgjedhi se cilat lagje do të bombardoj.Ndaj thënjes se z. Meçi, se ushtria malazeze zgjidhte lagjet muslimane, nuk është asgjë tjetër vetëm një trillim. Por, ndryshe i sjellë ngjarjet bashkëkohësi Eqerem Bej Vlora, i cili thotë: “Nga ana tjetër Kleri Katolik i Shkodrës dhe shaljanët i mbeshtesnin me të gjtha forcat ushtrinë turke, sikundër edhe gjithë popullsia muhamedane apo katolike, me përjashtim të disa pak orthodoksve”.

Pse nuk u fol asnjëherë nga pseodo-historiani Xhemal Meçi, për mijra burra katolik të vrarë në shekuj për mbrojtjën e atdheut nga çetnikët Serbo-Malazez, mes tyre dhe nga krahina e Iballës. Popullsinë katolike nuk e mbrojti as Perandoria Ottomane, që ishim nën administrimin e saj si të pushtuar. Por, ajo ne këtë përiudhë ju dhuroj dhe toka nga atdheu i ynë i përgjakur, fqinjëve tanë Serbo-Malazez. Më e turpshmja për ta ishte, se kur Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën që t‘i jepnin tokat tona Malit-Zi, populli i mbrojti me gjak, ndërsa ushtria Ottomane luftoj kundër kryengritësve në favor të armikut tonë. Bashkëpunimi i orthodoksve sllavo-serb dhe grek me pushtuesin, i kanë zvogluar territoret tona Iliro-Arbnore, sepse ata nuk kanë komb, por fe dhe popullsi, pra ku ka besimtar orthodoks, janë tokat e tyre, kurse ne shqiptarët kemi në plan të parë kombin. Ja si thotë Edith Durham: Nuk e prisja që sllavët urrenin më shumë katolikët shqiptarë, se sa muslimanët. Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin, por u ngrina kur e pashë që ata urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë Katolike, Londër, 1920.

Duke shfletuar librin e z. Xhemal; “Dëshmorët e Atdheut të Pukës”, Vëllimi I-rë,që në fillim vihet re se; burri i paraqitur në kopertinë, kostumi i tij nuk është kombtar shqiptar, por është sllav. Ky person i paraqitur si foton e kapakut të librit,nuk është fare dëshmor i njohur me ligj, por është me “status fiktiv / i pa njohur”, i përdorur nga autori dhe nuk mund të përfaqësojë dëshmorët, njëkohësisht ka edhe shumë të tjerë me këtë “status fiktiv- Dëshmor të pa shpallur”që autori i trajton në libër në vend që të trajtoj 84 dëshmorët që janë të njohur me vendim për statusin e “Dëshmorit të Atdheut“. A duhet të ketë një status të tillë vlerësimi? A nuk e meritojnë vlerësimin e statusit të “Dëshmorit të Atdheut“, Jak Marka Ndreca, të cilit pasi e vranë turqit i prenë kokën, Mëhill Marashi të fshatit Qelëz, Ndue Mëhill Alia, të cilin e rjepën përsëgjalli dhe e groposën me duar mbi tokë serbo-Malazezet?!Po, Dom. Gaspër Thaçi-t, të cilit regjimi komunist i ka zhdukur edhe varrin,  Pse  autori nuk e ka përfshirë në listen e Dëshmorve, madje Ai, nuk e ka përfshirë as në listen e të ashtuquajturve prej tij ‘‘Deshmorë të pa shpallur‘‘?!

Po për këtë, kë mundë të fajësojë për t‘u shfajësuar për dëmet e tij, siç e ka zakon autori?!

Po, At Shtjefën Gjeçovi, i shpallur“Dëshmor i Atdheut“, patriot kombëtar, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës në vitin 1920 dhe i plagosur i saj, shkrimtar, etnolog dhe arkeolog, përkthyes, klerik, dramaturg, “Mësues i Popullit“, përhapës i arsimit shqip, i vlerërsuar në nivel kombëtar dhe ndërkombtar, për veprimtarinë etnografike dhe arkeologjike brenda dhe jashtë atdheut, si: Universiteti i Laipcigut të Gjermanisë që i dha titullin “Doktor  Honoris Cauza”. Në Shqipëri “Dëshmorë i Atdheut“ me Vendim nr.850/2021, Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, me  Medalje e Artë e “Lidhjes së Prizrenit” në Kosovë, “Monument i At Shtjefën Gjeçovit” etj. Madje, edhe sistemi ateist dhe diktatori komunist Enver Hoxha, për Gjeçovin ka thënë: “Ka qenë frat, por patriot”.Vendosja e fotos së Dëshmorit të Atdheut Shtjefën Gjeçovi në kopërtinën e librit, do të nderonte librin e dëshmorët. Por në fakt, Z.Meçi me smirën, shpirtëngushtësinë dhe sektarizmin e tij, ka zgjedhur të bëjë më të padenjën, që Gjeçovin mos ta përfshijë as në listën përmbledhëse të dëshmorëve në hyrje të librit, as të mos ja përmend emrin fare në këtë libër, gjoja për dëshmoret e Pukës, që në fakt rezulton një promovim selektiv, më shumë se promovim i dëshmorve! Pse z. Xhemal shpërfill këto vlera kombëtare, që popujt e tjerë do t‘i kishin për nderë e krenari dhe do t‘ ju ngrinin shtatore në qendër të qytetit, apo sepse e ka emrin Shtjefën dhe është me origjinë nga Iballja, i vllazërisë Prend Gjeçit?!

Nga shfletimi një pasnjë i faqeve të ketij libri, vërehet se nga Agët e Pukës,vetëm Zenel Aga i Iballës, ka kontribut të njohur nga populli i Pukës dhe pasqyrim arkivor nga autor të ndryshëm e bashkëkohës, kurse për të tjerët, janë thjeshtë sajesa të Xhemal Meçit, dekada më vonë.Fatkeqësi e kombit është, kur shteti dekoron kriminelët vrasës dhe bëhët pjesë e krimit. Konkretisht Zogu me qeverinë e tij, dekorojnë vrasësin Muharrem Bajraktari, me disa tituj dekoratash, i cili ka kryer krime në zonat katolike të krahinës së Iballës, Lekbibaj dhe në Dukagjinin e Ri mbi Shkodër. Por dekorimin e tij e vazhdon edhe qeveria Berisha, me medaljën; “Për shërbime të shquara”. Këto dekorime tregojnë se shteti është bërë palë me krimin.Kjo është fatkeqësi kombtare.Në krahinat e lartë përmendura, ai me ushtarët e tij, kanë vra pleq, gra dhe fëmijë,kanë dhunuar në menyrë shtazarake edhe pleqët e plakat që nuk mund të lëviznin, kanë djegë shtëpi me bereqetët e tyre me gjithë bagtitët e brenda, këta ushtarë anadollakë kanë arritë deri aty, sa të fekalizojnënë varrezat e katolikve. Është e vërtetë se atdheu dhe kombi i respekton dëshmorët, patriotët dhe atdhetarët, sepse ata janë Engjujt e popullit, por ky lloj “Patrioti,është engjëll me fytyrë të pistë“. Në këtë menyrë po dekorohet krimi, jo atdhetaria, po mbulohen masakrat e kryera në popullin e vetë. Më të drejtë populli e thotë:“ Kush ka jetuar me dy fytyra, ka vdekë i pa fytyrë.“

Duke lexuar qasjën e z. Xh. Meçi për kryengritjet e krahinës së Iballës, në vitet 1911-1913 dhe ato të viteve 1923-1927, që sipas llogjikës së tij janë kryengritje fetare dhe separatiste, kjo ide është qëllimkeqe dhe e pamenduar. Si mund të quhet kryengritje fetare, të luftosh për t‘u çliruar nga një pushtim 450 vjeçar?! Nga shpjegimet e shumë autorve bashkëkohës, bëhet me dije se komuniteti musliman nuk kishte arsye të luftonte sepse,ishte bashkëpunëtor me pushtuesin dhe i privilegjuar.Në vitet 1923-1927, kjo krahinë kishte ngarkesë të madhe fiskale dhe politike. Zogu, meqënë se ishte forcë shtetrore, duhej të merrej më kokat drejtuese dhe jo të dergonte ushtri mërcenaresh të veshur me ndjenat e kriminelit vrasës, të drejtuara nga kriminelët Muharrem Bajraktari dhe Hamid Çollaku etj.,dhe të bënin masakra të cilat shkurtimisht i kemi thënë më sipër. Ju z.Xhemal, pse përmendëni në kuptimin negativ emrat e atyre që organizonin qendresën për mbrojtjën e lirisë dhe të drejtave të tyre dhe autonomisë shekullore të maleve shqiptare dhe nuk flet fare për masakrat e komandantët kriminelë vrasës të popullit të pafajshëm, të dërguar nga shteti?!

Pse sulmuan vetëm fshatrat katolike?! Përsa i përket përdorimit prej jush te fjalës “separatist”, në këtë rast nuk ka vend.Separatist do të thotë kur një popull kerkon shkeputje dhe në këtë rast populli kërkonte te lirohet nga zingjirët e pushtuesit shumë shekullor. Popullsia katolike e këtyre zonave janë autoktone, e pastër dhe vazhduese e drejtëpërdrejtë e genit iliro-arbnor dhe kemi arsye të shkeputemi. Dihet se pas paganizmit filloj krishterimi dhe përhapjën më të madhe e pati në trojet e Dardanisë dhe Ilirisë, ku dukën edhe sot trojet e kishave, të cilat vërtetohen me zbulimet e tyre arkeologjike, etj. Dardania dhe Iliria u pushtuan nga romakët dhe për 562 vjet mbetën nën sundimin e tyre. Me fillimin e përhapjës së krishtrimit si besim, romakët e asaj kohe kanë masakruar dhe vrarë me qindra mijra katolik. Në vitin 626 mbas Krishtit erdhën dhe u instaluan sllavët. Në vitin 1054, ndahet përfundimisht Kisha Katolike Perendimore dhe Kisha Orthodokse Lindore. Edhe Kisha Orthodokse në të gjithë territorin që u vendos në tokat tona, me katolikët vendas u sollën në mënyrën më ç’njerzore, duke konvertuar me forcë në orthodoksinë serbe ose, do të mbyten e shfarosën duke vrarë me qindra mijra të pafajshëm, duke i shpërngulë nga tokat e tyre.

Duke i kthyer kishat katolike në kisha orthodokse, që sot i përdorin si “gozhda Nastradinit“ dhe e quajnë tokë sllave të trashëguar,pra duke përdorë fenë në vend të kombit. Sikurse sllavët kanë vepruar dhe grekët, kudo që ka orthodoks shqiptarë, i quajnë grekë! Por sllavo-grekët harrojnë se nga Nishi e deri në Kretë dhe nga Adriatiku e deri në Danub, flitet shqip, ka toponime dhe shkrime shqip. Këtë e pohojne edhe emigrantet e periudhës postkomuniste, që punojnë në familjet e thjeshta në Greqi, të cilët tregojnë se flitet shqip edhe sot, pavarësisht se qeveria e tyre i quan grekë.Si ka mundësi që deri në Kretë flitet shqip dhe në mes trojeve shqiptare na del një minoritet grek?! Ku është Akademia e Shkencave Shqiptare, ku janë historianët, arkeologët etj.?! Ku janë qeveritë e të gjitha periudhave që heshtin?Tradhëtia nuk del në rrugë me bërtitë, por e tregon veten me heshtje dhe vepra. Po në të njëjtën mënyrë, veproj dhe pushtimi i pamëshirëshëm anadollak Ottoman! Ai, vrau të pafajshëm, gra, femijë, pleq, plaka, pra kush ju dilte përpara. Pastaj filloj konvertimi me dhunë në fenë e tyre, shpërngulje masive të popullatës. Por ishte shumë e dhimshme marrja e fëmijve rob, duke i ndarë nga prindrit e tyre, etj. Pastaj erdhi regjimi i Mbretit Zog, që pothuajse nuk ju la asgjë mangut dy pushtuesve sllavo-ottoman, për krime ndaj popullatës katolike!

Shumë pak nga maja e aisbergut e thamë dhe më sipër.Rreth dy dekada pas Perandorisë Ottomane, menjëherë pas regjimit Zogist, filloj ardhja e Perandorisë Komuniste, ku të parët që u inkuadruan në këtë perandori, qenë orthodoksit, por pastaj, në mënyrë masive,u rreshtuan ata të besimit musliman, të cilët kishin dy arsye: Separi vazhdonin të lakmonin privilegjet në vend të dinjitetit dhe së dyti, ishte një nga mënyrat për të mbuluar krimet që kishin kryer ndaj katolikve.Partia Komuniste Shqiptare u tregua aq agresive ndaj katolikëve shqiptar, njëlloj si Xhon-Turqit, duke vrarë e burgosur, internuar komplet familjen me gra shtatëzana, me femijë në djep dhe në këtë mënyrë lindnin dhe rriteshin të quajtur kriminela dhe armiq të klasës komuniste. Në periudhën e sundimit turk me “Xhon-Turqit”, makineria propogandistike anti-shqiptare e tyre, botonte gazetën e kohës të quajtur “Sedai Milet”,që në shqip do të thotë“Zeri i Popullit”.Po të njëjtë makineri propogandistike përdori komunizmi “Zëri i Popullit”,e cila vrau vlera kombëtare të pazevëndsueshme, sidomos me vrasjën e elites intelektuale, trurit të kombit, duke përvetësuar çdo gjë thuajse vetëm ata “luftuan” dhe punuan për kombin, duke privatizuar patriotizmin,që në fakt patriotizmi komunist ishte propogandë dhe antikombtare, por gazetën “Sedai Milet”, e kemi edhe sot mbi supe. Pothuajse e njëjta situatë vazhdon edhe në periudhën e demokracisë post-komuniste.

Nën/Kryetari i Komitetit Musliman Shqiptar, Prof. Ermir Gjinishi thotë:”Shqiptarve musliman nuk ju ka mbetur asgjë kombtare. Çdo ndërtim, investim, xhami, medrese, ndërtohet nga të huajt. Ky lloji islami politik negativ i finacuar, do të sjelli pasoja të rënda më vonë.Muslimanet shqiptarë janë turq të marrë me qera“. Ja çfarë citon Saadullah: “Mësa shqiptaret flejnë në gjumin e paditurisë, të ndasisë e të largimit nga virtytet e të parve, në Shën-Shtjefën rusët e pjestojnë Shqipërinë e, Turqit vënë vulën e pleqnimit“. Ingatikef- Nelidof-Safvet-Saabdullah.

Skifter Këlliçi shpjegon se; Koçi Xoxe deklaron në gjyq: “Unë kam dhënë urdhër t’u pakësohen ushqimet, uji dhe rrobat, deri në torturën e vdekjes. Për Veriun në shkurt 1945, i kam dhënë urdhër Vaskë Kolecit, që të vriste pa gjyq. Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe ato janë bërë me urdhërin e shokut komandant Enver Hoxhës. Kam pasur edhe vendim Byroje për këtë”. Sipas dokumentave arkivore, Partia Komuniste Shqiptare me Sekretar të Parë në krye, diktatorin komunist Enver Hoxha, erdhi në pushtet me ndihmën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë të drejtuar nga J.B. Tito, dhe ishte vartës dhe në shërbim të tij, e konfirmuar prej tij (Enverit), edhe në dokumentin në vijim: ”Shoku Marshall.(…)Populli ynë është i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë, sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën Jugosllave dhe për këtë gjë në vendin tonë po punohet me të gjitha forcat dhe që ne duhet të marrim iniciativën e para…! Ne kemi nevojë te na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti për bashkimin me Jogosllavinë“?

Do të dëshironim të na jepeshin dhe sqarime plotësuese, që ju i shihni të arsyeshme. Diplomacia  mjerane e regjimit komunist: “Rezulton se menjëherë sapo mbaroi lufta, Enver Hoxha në krye të shtetit, ndërtoi edhe falangat e tij makiaveliste. Me kë? Fillimisht me jugosllavet që e projektuan dhe e sollën në pushtet. Jugosllavët ndërhynë në Shqipëri me anë te marrëveshjeve e të akordeve diskriminuese në të gjitha skutat, ku çdo gjë e lëvizshme mall, u ngarkua në makina e vaporë dhe u nisën për në Jugosllavi. Shqiptarve ua morën të gjitha prodhimet, të gjitha mallrat ua grabitën tregtarve dhe Enver Hoxha ia dhuroi Titos“.

Mos vallë edhe sot  vazhdojnë marrëveshjet e akordeve diskriminuese, në të gjitha skutat?! Të bije në sy një indiferentizëm dhe mospërfillje e shfaqur haptas ndaj veriorve në tëresi dhe sidomos ndaj katolikve në veçanti. Flitet dhe përflitet shumë për mirëkuptim dhe harmoni fetare, por në të vertetë nuk ka, ne po mashtrojmë vehten tonë dhe opinionin nderkombëtar. Vëllezërit tanë kryesishtë myslimanë por jo vetëm, si harmoni dhe mirëkuptim kuptojnë vetëm atëherë kur katolikët nuk flasin, nuk ngrejnë zërin për padrejtësitë dhe krimet që u benë ndaj tyre, një herë po folën për ato padrejtësi, ato quhën fetare, pra ku është mirëkuptimi dhe harmonia fetare ketu?! Kjo qasje përputhet plotësishtë me linjën e pushtuesve shovinist të trojeve Arbnore; “Aty ku ka qoftë edhe një katolik ,ajo tokë nuk është e jona”. Pse gjithë ky mllef? Ç’farë të keqe i ka sjellë kombit iliro-arbnor, katolicizmi?! Përkundrazi, i ka dhënë kombit ajkën e patriotizmit dhe të kulturës, gjuhë dhe vetedije kombëtare.Ja si shprehën përsonalitete të ndryeshme për vlerat e komunitetit Katolik:

  1. Pashko Vasa, rilindasi i jonë i madh, thotë;“Për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon”.

2.Mbreti Zog i I-rë, më10.01.1938, shprehet: “Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ja arritëm të mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën perandorinë osmane ishte e ndaluar të shkruhej shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh, që e mbajtën të gjallë gjuhën tonë”. Këtu Mbreti Zog, bënë lojë të dyfishtë me sa kemi treguar më lartë.

  1. Faik Konica shprehet: “Katolikët shqiptarë janë shkak që është gjallë gjerë më sot kombësia e jonë”.
  2. Profesor Sami Repishti, shkrimtar, humanist dhe historian, thotë: “Kushdo që e njef historinë e krishterimit në Shqipëri dhe rolin që ka lujtë popullsia dhe Kleri Katolik në vendin tonë që nga zanafilla… arrinë në përfundimin e pa evitueshëm; se çdo gja që ka të bëjë me Shqipërinë dhe mbi jetesën e popullit shqipëtar, mban në bërthamën e vetë elementin shqiptar katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojtë toka shqiptare, aty u mbajtën lidhjet e pa ndërpreme më Europën”.
  3. Ismail Kadare shprehet: “Pavarësisht se janë të pakët në numur, ata përfaqësojnë fenë e parë të shqiptarve. Ata kanë një zbritje vërtikale në historinë dhe kulturën shqiptare të pa shëmbëllt. Ata i kanë dhënë kombit shqiptar simbole dhe shënja themelore, nga Gjergj Kastrioti tek Shën Nënë Tereza. Ata janë ura më e vjetër, asnjë herë e shembur që lidh Shqipërinë me Europën”!

Në perfundim, mund të thuhet se;duke mohuar këto të vërteta të pamohueshme për kombin tonë, do të thotë ti sherbesh ç’komtarizimit te tij”. Ç’ka vë në jetë platëformën famëkeqe, famëzezë,anti shqiptare të Akademisë Serbe e hartuar nga Qubriloviçi, që me të gjitha format të largoj nga trojet e veta vllezërit tanë Dardan-Iliro-Arbnore. Vetvetiu lind pyetja:“ Po qendrimi i veprimeve  të ngjashme të Z. Xhemal Meçi apo ndokuj tjetër, a kanë ngjashmeri me veprimet e Qubriloviçit sepse kështu  mendoj, punoi dhe veproi në veprën dhe veprimtarinë tij me deshirën që të zhbëje dhe asimilojë të krishtëret katolikë në zonën e Pukës.

Referencat:

1.Gazeta Veterani 1-15 nëntor 2012,fq. 6.

2.Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Shtëpia Botuese “Kristo Luarasi“, Tiranë, qershor 1939, fq. 1-3.

3.Arkivi Qendror Historik i R.P.SH.F. 2, D. 1, Dok. Nr.10/35, origjinal.Dokumenta e Materiale Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar për Liri e Demokraci, 1917-1941. Botim i Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të R.P.SH.Tiranë, 1959.

4.A.Q.SH. F.152, D. fl.16.origjinal.Përgaditur nga Vera Lushaj(Malësia) “Dokumente të reja arkivore për Bajram Currin.Tiranë 2023.

5.A.Q.SH.F. 152, D.7, fl. 18.Përgaditur nga Vera Lusha (Malësia), “Dokumente të reja Arkivore për Bajram Currin.Tiranë 2023.

6.Eqerem bej Vlora.”Kujtime 1885-1925, Shtepia botuese I.D.K.-Tiranë 2003, fq. 123.

7.Eqerem bej Vlora, “Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, Baronesha Amelie Von Godin, pjesa e parë, Shtëpia Botuese “55” Tiranë, fq. 288”.

8.AtPualin Margjokaj,OFM.”Kontributi i Pukës për Pavarësi të Shqpërisë”, Biblioteka Françeskane “At.Gjergj Fishta”, Kolana e Shkrimtarve Françeskanë Gjergj Fishta, Shkodër, 2019, fq. 28-30.

9.At.Paulin Margjokaj, OFM. “Kontributi i Pukës për pavarësi të Shqipnisë”, Biblioteka Françeskane ”At.Gjergj Fishta”, Kolana e Shkrimtarve Françeskanë, Biblioteka At.Gjergj Fishta Shkodër, 2019, fq. 35-36.

10.a)-(Veli Haklaj “Veteranët e Pavarësisë, Sipas dokumenteve arkivore të Shtetit Shqiptar, Shtypshkronja “Kristalia-KH” Tiranë 2018, Fq. 592-601.

b.)-A.Q.SH, F.170,V.1937, D.53, fq.99-105.Ky relacion është publikuar dhe në “Hylli i Dritës”, shtator-tetor, nr.9-10, fq. 459-468.

11-Xhemal Meçi, “Kabashi”, Puka që në lashtësi-2,Shtypshkronja: Geer, 2008,fq. 126.)

12.Xhemal Meçi, “Kabashi” Puka që në Lashtësi-2, Shtypshkronja: “GEER”, 2008, fq. 127.)

13-Xhemal Meçi “Kabashi, Puka që në Lashtësi-2. Shtypshkronja, “Geer” Tiranë 2008, fq.126-127.

14.Xhemal Meçi, “Dëshmorët e Atdheut të Pukës”, vëllimi i I –rëShtypshkronja “Fiorentina” Shkodër, 2025.Fq.139.

15-Mark Milani “Jeta dhe Zakonet e Shqiptarve”, Përkthyer nga Lazer Radi, Shtypshkronja “Muza” Tiranë, Qershor 1995, fq. 91.Tiranë, 1985,

16-fq.493 si dhe Tiranë, 2002fq. 507.

17-Xhemal Meçi, “Deshmoret e Atdheut të Pukës” vëll. I-rëShtypshkronja “Fiorentina”, Shkodër 2025, fq. 115.

18.Cmillo Libardi, “Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Kujtime historike: 1918-1940, Shtëpia botuese “NAIMI”, Tiranë 2012, fq. 95.

19.Camillo Libardi, “Si u bë Mbret i Shqpërisë Ahmet Zogu”, Kujtime historike: 1918-1940. Shtëpia Botuese “NAIMI”, Tiranë 2012,fq. 96-107.

21-Revista “Drini”, viti 2,nr. 6, Tiranë e premte 1 gusht 1941, Kështjella e Shkodrës, fq. 3. origj. italisht, përkthyer nga Qemal Velia.

22-Eqerem bej Vlora, kujtim 1885-1925. “Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, Baronesha Marie Amelie Von Godin, pjesa e dytë,Shtëpia Botuese “55”, Tiranë 2010, fq.221.Akademia e Shkencave e R.P.S.SH, Instituti i Kulturës Popullore, “Kultura Popullore” 1980/1, Tiranë, fq.144.

23.Xhemal Meçi, “Puka që në lashtësi”, Shtypshkronja “GEER”, Tiranë,2003, fq. 105-109.

24.Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, “Akademia e Shkencave e R.P.S.të Shqipërisë”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1980. Fq.1742.

25-Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942) Shtepia Botuese “Neraida” Tiranë, viti 2000, fq. 94.

26-Turning Point ALB dhe Shoqata Bektashiane Lushnje.

27.Skifter Këlliçi, Gazeta “Panorama” Tiranë, e Martë 1 korrik 2025, fq.16-17.

28.Enver Hoxha.Tiranë, 17 mars 1948. A.Q.SH., Fondi 14/AP. Dosja4,1948.

29.Prof. Dr. Elmaz Leci, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjës.“Diplomacia mjerane e regjimit komunist,” Gazeta “Panorama” Tiranë, e marte 7 tetor2025, fq.16-17.

Shkrimi Mëparshëm

Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

Shkrimi Vijues

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

Të Ngjashme

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip
Aktualitet

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

24 Nëntor, 2025
Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët
Kultura

Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

24 Nëntor, 2025
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Kultura

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

24 Nëntor, 2025
“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë
Aktualitet

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë

24 Nëntor, 2025
Telegraph: Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë
Kryesore

Telegraph: Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë

22 Nëntor, 2025
“Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”- Ben Blushi: Patriotët myslimanët iu bashkuan Fishtës, Frashërit, Gurakuqit dhe Mjedës! Çfarë do ndodhte sikur islamikët të kishin fituar!  
Kultura

“Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”- Ben Blushi: Patriotët myslimanët iu bashkuan Fishtës, Frashërit, Gurakuqit dhe Mjedës! Çfarë do ndodhte sikur islamikët të kishin fituar!  

22 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues
Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

24 Nëntor, 2025
Gjelosh Nikolla: Historia e shkruar me gjak dhe e përdhosur qëllimisht me laps

Gjelosh Nikolla: Historia e shkruar me gjak dhe e përdhosur qëllimisht me laps

24 Nëntor, 2025
Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

24 Nëntor, 2025
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

24 Nëntor, 2025
Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

Koleksioni i rrallë i biblave/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip

24 Nëntor, 2025
Gjelosh Nikolla: Historia e shkruar me gjak dhe e përdhosur qëllimisht me laps

Gjelosh Nikolla: Historia e shkruar me gjak dhe e përdhosur qëllimisht me laps

24 Nëntor, 2025
Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

Dom Ndre Mjeda, eleganca e gjuhës, dinjiteti i fjalës dhe universi i njeriut që fisnikëroi shqiptarët

24 Nëntor, 2025
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

24 Nëntor, 2025
“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike” Historiani gjerman: Kosova një shembull i transformimit të shpejtë

24 Nëntor, 2025
Telegraph: Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë

Telegraph: Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në “safari snajperësh” që vrisnin civilë në Sarajevë

22 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist