• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

Vinny nga Vinny
10 Nëntor, 2025
Në Kultura
0
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat
0
NDARJET
18
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kishën e Shën Trinisë në Mat, 563 vite më parë është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, miku e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman në viset shqiptare shkaktoi një shtyrje dhe çrregullime jo vetëm në organizimin fetar, por në tërësi në të gjithë fenë katolike.

Kuvendi pati qëllimin kryesor të diskutohej dhe të merreshin vendime e urdhëresa të rëndësishme për të rregulluar gjendjen ekzistuese në të gjithë besimin katolik.

Në kuvend morën pjesë një shumicë klerikësh të Shqipërisë së Mesme dhe Veriore, peshkopi i dioqezës së Lisit, Andrea, parija e vendit dhe një mori e panumërt e popullsisë së kësaj zone. Ndër të tjera, krahas rregullave dhe urdhëresave që u miratuan në kuvend, Pal Engjëlli, la të shkruar në gjuhën shqipe formulën e pagëzimit, në mënyrë që të lexohej nga priftërinjtë gjatë pagëzimit të fëmijëve, në mungesë të priftërinjve të shqiptohej kjo formulë edhe nga prindërit e fëmijëve.

Mbajtja e këtij kuvendi është e dokumentuar, brenda një regjistri prej 37 fletësh prej pergamene, që është gjetur në bibliotekën Laurentina të Firences në Itali në vitin 1916 nga studiuesi rumun Nikolla Jorga. Shtatë fletë të këtij regjistri përmbajnë vendimet, urdhëresat, rregullat e shpallura nga Pal Engjëlli si dhe formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe që përkon edhe me dialektin matjan.

më konkretisht: “v’nte paghezonit premenit atit et birit et spertit senit”, dhe shqipërimi “un të pagëzoj për emënit atit e t’birit e t’shpirtit shenjt”.

Formula e pagëzimit, edhe pse një fragment i shkurtër, përbën një rëndësi të veçantë pasi është një monument i shqipes së hershme mesjetare. Është një dëshmi e re mbi shkrimin e gjuhës shqipe në një datim më të hershëm se Meshari i Gjon Buzukut (vitit 1555), që ishte konsideruar si dëshmia e vetme dhe më e hershme e shkrimit të shqipes.

Mbi këtë bazë mund të themi se Formula e Pagëzimit, datuar në vitin 1462, përbën dokumentimin e parë të shqipes së shkruar.

Sot në rrënojat e Shën Trinisë, që gjenden në fshatin Dazjan të Matit, në Njësinë Administrative Macukull qëndron edhe një memorial kushtuar këtij kuvendi të rëndësishëm kishtar. / atsh

Etiketa: dokumentgjuhamatshkruarshqipe
Shkrimi Mëparshëm

Kulti i Shën Joan Vladimirit në Shqipëri/ Legjenda dhe besimi, nga mesjeta e deri më sot

Shkrimi Vijues

Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

Shkrimi Vijues
Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

3 Prill, 2026
Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

3 Prill, 2026
Lëvizja studentore e Kosovës e vitit 1981, artikulim i aspiratave për vetëvendosje

Lëvizja studentore e Kosovës e vitit 1981, artikulim i aspiratave për vetëvendosje

3 Prill, 2026
Bajroni për shqiptarët: Nuk ka popull më të frikshëm për fqinjët përreth !?

Aubrey Herbert, koloneli britanik mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Aubrey Herbert, koloneli britanik mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve

3 Prill, 2026
Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

1 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist