E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Prezantohet dosja hetimore e Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes: Nuk ka bashkëpunar me ish-Sigurimin e Shtetit

10 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së autorit të shquar, Martin Camaj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin për Informim mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit organizoi aktivitetin me temë “100-vjetori i Martin Camaj në kujtesën kolektive”.
Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpreh se Camaj ishte një autor me përmasa të mëdha, figurë komplekse dhe me ndikim të thellë në letërsinë dhe çështjen kombëtare shqiptare.

“Martin Camaj është personazh shumë i ndërlikuar të themi, duke përfaqësuar figurën e një personaliteti me përmasa të mëdha. Ai ishte modern, ishte autor i fuqishëm, jetoi në vende të ndryshme dhe ishte konfliktuar me regjimin monist. Martin Camaj ishte profesor i nderuar në Mynih, ai ka bërë shumë për çështjen kombëtare”.

Në aktivitet mori pjesë edhe zonja Enkeleida Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë tek Instituti për Gjuhësi Krahasuese Indo-Europiane dhe Albanologji në Universitetin Ludwig-Maximilians në Mynih.

Zonja Kapia vu në pah se figura e Martin Camajt është krijuar falë veprës së tij letrare, me të cilën duhet të njihet edhe lexuesi.

Ajo e vu theksin te letërkëmbimi Camaj-Pipa si një nga dëshmitë më të rëndësishme për mënyrën se si mendimi shqiptar është përpjekur të mbijetojë në mërgim.


“Në letrat e tyre gjejmë të shpalosur një miqësi, e cila ishte e preokupuar me shumë tema, por një ndër dhimbejt e tyre madhore ishte mënyra se si sillej Tirana ndaj tyre. Kur flitet për Tiranën në to, bëhet fjalë, jo për “Tirana” si toponomi, por për Tiranën që është më shumë se një qytet, është një gjendje shpirtërore. Në to përvijohet një Tiranë, që nuk është as topografi, as pushtet, por kujtesa e shtypjes dhe një “Shqipni” që nuk është shtet, por hapësira ku fjala mund të jetë e lirë”, u shpreh Enkeleida Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë në Mynih.


Ky aktivitet ndër të tjera solli në vëmendje dosjen e Martin Camaj, duke zbuluar hollësi të përmbajtjes së saj.

Shkrimtari Martin Camaj shpesh është diskutuar në rrethet intelektuale të vendit si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në komunizëm dhe shihej nën hije dyshimesh mbi bashkëpunimin e tij me agjenturat e huaja.

Në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camaj, Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit prezantoi një raportim përfundimtar për dosjen hetimore të tij.


Nga analiza e dokumentacionit arkivor, që ka kryer grupi i punës dhe ekspertët e përfshirë në të rezulton se Martin Camaj nuk ka bashkëpunar me Ish-Sigurimin e Shtetit.


“Tentativa e marrjes në bashkëpunim e Martin Camajt është kryer nën presionin e arrestit dhe si pjesë e praktikave standarde të ish-Sigurimit të Shtetit, për kontrollin e individëve me ndikim. Nuk ka asnjë provë ose të dhënë të identifikuar në dokumente arkivore të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit që të vërtetojë, që ai ka dhënë informacion. Pas arratisjes, Martin Camaj iu përkushtua fushës kulturore dhe akademike, duke ruajtur marrëdhënie me figura të diasporës dhe intelektualë të njohur të kohës. Strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit kanë vijuar survejimin e tij edhe jashtë kufijve duke hartuar plane për komprometimin e figurës së tij, si pjesë e luftës politike dhe propagandës së regjimit”, u shpreh Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Martin Camaj (Temal, 1925-1992, Gjermani) poeti i kontrasteve të mëdha u shua në moshën 67-vjeçare larg vendlindjes së tij. Disa nga veprat që ka botuar janë : “Djella”, “Rrathë”, “Loja mbasdrekës”, “Kandili argjandi”, “Dranja” etj.

Shkrimtari, studiuesi dhe gjuhëtari Camaj e kaloi jetën e vet në emigrim. /ab/

Etiketa: bashkepunetorcamajmartinsigurimi
Shkrimi Mëparshëm

Në shtëpinë e Ibrahim Kodrës në Milano – Trashëgimia e një mjeshtri të madh mes Shqipërisë dhe Italisë

Shkrimi Vijues

53-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
53-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave

53-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist