E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Jusuf Gërvalla – universi unik i artistit dhe idealistit

2 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Trashëgimia e Gërvallës është e shumanshme. Veprat e tij në krijimtari ngelin përherë kuptimplota, megjithëse një pjesë e mirë e muzikës së tij është zhbërë nga sistemi i atëhershëm. E, aktiviteti kombëtar i Gërvallës qe gjithmonë frymëzim. Janë dy anë të Gërvallës: ai i artistit dhe i idealistit për çështje kombëtare që përbëjnë një univers unik. I tillë është kujtuar ai në 80-vjetorin e lindjes

Jusuf Gërvalla në vitet ’70 ishte në kulmin e tij të popullaritetit. Gazetar me emër, krijues artistik në poezi e prozë e kantautor i njohur i muzikës zbavitëse. Kjo qe ana lirike e tij. Por idealizmi i madh, përkushtimi për liri të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi e ideja e përgjithshme kombëtare në pjesën e dytë të asaj decenieje do t’i peshonin më rëndë. Kësisoj, shkaku i ideve e aktiviteteve të tij, krijuesi i kohës kur Kosova po krijonte identitetin e saj artistik brenda ish-Federatës do të arratisej drejt Gjermanisë. Pushteti i atëhershëm s’i kishte lënë vend në Kosovë. Por s’e la rehat as në Gjermani, ku në ditën e 17 janarit 1982 u vra nga shërbimi jugosllav bashkë me vëllain Bardhosh Gërvalla dhe mikun e tyre, veprimtarin Kadri Zeka.

Trashëgimia e Gërvallës është e shumanshme. Veprat e tij në krijimtari ngelin përherë kuptimplota, megjithëse një pjesë e mirë e muzikës së tij është zhbërë nga sistemi i atëhershëm. E, aktiviteti kombëtar i Gërvallës qe gjithmonë frymëzim.

Një kapitull i trashëgimisë së tij është përkujtuar të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kuadër të shënimit të 80-vjetorit të lindjes së Gërvallës. 

Ceremonia e organizuar nga Ministria e Kulturës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës s’ka qenë e nivelit të krijimtarisë dhe personalitetit të atij që është kujtuar.

Improvizimi e nxitimi kanë çuar krye në këtë vend dhe kjo është reflektuar edhe në ceremoni. Ministria e Kulturës ia ka kërkuar këtë organizim Bibliotekës në ditën e premte. Dhe deri të mërkurën është arritur të bëhet diçka. Ideja për një ekspozitë s’ka ecur para shkaku i kohës. Fiks me dhjetë minuta vonesë në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës kanë arritur e bija e Gërvallës, Donika Gërvalla – Schwarz dhe e veja e Gërvallës, Suzana Gërvalla. Poezia “Fletë testamenti” interpretuar nga aktorja Sheqerie Buçaj e ka hapur ceremoninë me jo aq publik të interesuar për këtë përkujtim. Jo i pari për nga radha, por më kuptimploti për nga përmbajtja qe fjalimi i dirigjentit e kompozitorit, Rafet Rudi. 

Ai ka shkruar goxha për mikun e tij, Jusuf Gërvalla. Në këtë rast ka përzgjedhur disa pjesë të librit të tij të fundit, “Libri im i kujtimeve”, i botuar këtë vit. E ka përshkruar kohën kur qe takuar për herë të parë me Gërvallën e më pas edhe shoqërimin e tyre, diskutimet mbi tema të ndryshme të artit, shtjellimet filozofike e idetë për një tjetër Kosovë. 

“Janë dy tipare që e përkufizojnë personalitetin e Jusufit, të cilat e bëjnë tërësinë e një universi unik. Ndonëse ato janë kundërshtuese në thelbin e tyre, në rastin e Jusufit nuk janë të tilla: Në një anë është Jusufi lirik. Me një afinitet për shprehje në art (madje në disa arte), e në anën tjetër Jusufi dramatik, luftarak, vetëflijues, i përkushtuar ndaj idesë së përgjithshme kombëtare”, ka thënë Rudi. Sipas tij, Gërvalla tërë jetën ka qenë i kryqëzuar në mes të këtyre dy skajeve, por ka arritur të mbajë gjithmonë një ekuilibër të mirë midis tyre. 

“Janë dy tipare që e përkufizojnë personalitetin e Jusufit, të cilat e bëjnë tërësinë e një universi unik. Ndonëse ato janë kundërshtuese në thelbin e tyre, në rastin e Jusufit nuk janë të tilla: Në një anë është Jusufi lirik. Më një afinitet për shprehje në art (madje në disa arte), e në anën tjetër Jusufi dramatik, luftarak, vetëflijues, i përkushtuar ndaj idesë së përgjithshme kombëtare”, ka thënë Rudi (Foto: MPJ)

“Anën e tij patriotike, siç mund ta paramendoj sot, publiku e ka të njohur dhe vërtet ishte pjesë e rëndësishme e karakterit të tij, por jam i bindur se edhe më impresive ka qenë ana tjetër e personalitetit të tij, afiniteti dhe talenti i tij për artet, që paraqet një kontrast të pashpjegueshëm në tërësinë e tij”, ka thënë Rudi. Ka kujtuar se në fund të viteve ’70 ashpërsimi politik ishte rritur dhe Jusuf Gërvalla e kishte ndier këtë fort. Në këtë rast ekuilibri i tij, sipas Rudit, kishte humbur duke bërë që të ngadhënjejë Jusufi luftarak ndaj atij lirik. 

“Ndoshta Jusufin e mbante shpresa se do të vinin kohët e mira, kur do të mund t’i përkushtohet artit, apo koha kur do të mund të shëtiste lirshëm në botën magjike të fantazisë së tij, të udhëhequr nga talenti i tij i jashtëzakonshëm – këtë asnjëherë nuk mund ta di”, ka thënë Rudi. 

Poezia “Fluturojnë e bien” e recituar nga aktori Veton Osmani e “Nga memoaret e një shëtitësi”, interpretuar nga aktorja Semira Latifi, qenë “pauzat” domethënëse midis fjalimeve. 

Daulina Osmani, zëvendësministre në detyrë e Kulturës, ka thënë se personaliteti i Gërvallës ngelet shembull i një njeriu me shumë virtyte. 

“Jusufi nuk ishte vetëm shkrimtar, ai mbetet simbol i ndritur i historisë sonë politike me guxim të rrallë, vetëdije të lartë kombëtare, me dhunti të jashtëzakonshme ai u bë pjesë e përjetshme e rrugës sonë drejtë lirisë”, ka thënë Osmani midis të tjerash. 

E bija e Gërvallës, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka thënë si i ati është rritur pa babanë, pasi ai ishte ndjekur nga regjimi pas Luftës së Dytë Botërore dhe vdiq pas vjetësh në bodrumet e qytetit të Pejës. Ka përmendur gjyshen e saj Ajshe Gërvalla si personalitet frymëzues për fëmijët e saj. Dhe, ka pasur një lutje për të gjithë. 

“Ju lus juve, të gjithë ata që na ndjekin nëpërmjet televizioneve, që nëse ka një element që mund ta nxjerrin nga figura e Jusuf Gërvallës, atëherë do të duhej që asnjëherë të mos pushonim, siç nuk pushoi as ai: të përpiqemi të gjejmë rrugët, mënyra që të gjithë së bashku, jo të përçarë por të bashkuar të bëjmë ç‘është më e mira për vendin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë”, ka thënë ajo.

Jusuf Gërvalla hyn te personalitetet krijimtaria e të cilit ishte censuruar nga regjimi i ish-Jugosllavisë. Pas ikjes së tij në Gjermani, në fund të viteve ’70, ishin marrë masa të ashpra. Muzika e tij më nuk emetohej në radio. Kjo censurë kishte hyrë në fuqi në nëntor të vitit 1979, kohë kjo kur ai la Kosovën. Pushteti ishte angazhuar deri në nivelin sa të zhbëjë të gjitha incizimet e Gërvallës në Radio Prishtinën e  asaj kohe. Krejt kjo ishte bërë në nototekën e Radios nga një koleg i tij shqiptar me urdhër nga menaxhmenti. Këtë kohë e ka kujtuar në detaje Rafet Rudi, asokohe dirigjent i korit të Radios. Në një shkrim të vitit 2021, Rudi kujtonte se shkatërrimi i incizimeve kërkonte kohë pasi nuk kërkoheshin vetëm incizimet e katalogizuara në emrin e Gërvallës, por edhe këngët e tij në shiritat e emisioneve. 
“Unë sa herë që kaloja pranë asaj dhome (e kjo ndodhte çdo ditë!) ndieja pikëllim të përshkruar, jo vetëm për faktin që unë e kisha mik të afërt Jusufin, por më trondiste fakti se as në një periudhë të ardhshme, të përmirësimit të rrethanave politike, ato incizime nuk mund më të riktheheshin në program, siç ndodhte me të gjitha incizimet e tjera të futura në ‘bunker’. ‘Xhelatët’ e artit, në rastin e Jusufit, kishin vendosur që këtë zë engjëllor ta zhduknin përgjithmonë!”, shkruante Rudi. 

Gërvalla është kujtuar edhe nëpërmjet muzikës. “Kënga e bilbilit” është interpretuar nga Shpat Deda. Kënga zbavitëse prek lirinë, të rinjtë, e është goxha romantike. Ju këndonte edhe kodrinave të fshatit të tij.   

I lindur më 1 tetor 1945, në Dubovik të Deçanit, Jusuf Gërvalla megjithëse u vra në moshë të re, veç 36 vjeç, i ka lënë artit të Kosovës vepra që janë pjesë e ditëve të formësimit kulturor të vendit. Figura e pikëpamjet e tij kombëtare mbeten frymëzim për bashkëkombësit e idealistit.

Etiketa: artistikgervallajusufpersonaliteti
Shkrimi Mëparshëm

Nora e Kelmendit, legjenda e vajzës së lavdishme

Shkrimi Vijues

Robert Elsie, një nga veprimtarët më të devotshëm të albanologjisë, kontribuesi i patëdytë i përkatësisë sonë identitare

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist