Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Parku Arkeologjik i Amantias, ku është zbuluar një mur antik, i ndërtuar në shekullin III para Krishtit.
“Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.
Ndërkohë, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar kështu peizazhin arkeologjik të Parkut Antik”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell një rrjetet sociale.








