E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

10 Shtator, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i varreve mesjetare në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, me gërmimet e radhës ka shkuar në 80, përderisa aty po gërmohet për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane. “Mendojmë që në fund të këtij muaji do të përfundojnë gërmimi dhe zbulimi i tërësishëm i saj, ku do të nxirret edhe një planimetri e plotë. Brenda kishës, pra pas braktisjes së saj, janë identifikuar rreth 80 varre, duke përfshirë edhe 25 varret e identifikuara në gërmimet e mëhershme”, ka thënë arkeologu Berat Ademi

Se Kalaja e Kastërcit në Suharekë midis të tjerash ka edhe varre mesjetare, është ditur edhe nga gërmimet paraprake. Por sivjet në kuadër të gërmimeve dhe konsolidimit që po i bëhet këtij lokaliteti arkeologjik rreth 12 kilometra në veriperëndim të Suharekës, numri i varreve të zbuluara ka shkuar në 80. 

Ministri në detyrë i Kulturës, njëherësh deputet e po ashtu edhe kandidat për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka lënë për pak anash takimet elektorale dhe është ndalur në Kastërc. Ka bërë të ditur se në Kalanë e këtij vendbanimi po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, nën drejtimin e arkeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

“Fragmente qeramike, xhami, afreske dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre”, ka shkruar Çeku. Sipas tij, krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur këtë trashëgimi të rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor.

Arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Berat Ademi, ka thënë për KOHËN se në këtë lokalitet aktualisht po zhvillohen gërmime arkeologjike për zbulimin e tërësishëm të bazilikës paleokristiane të shekujve VI–VII. Ka treguar se një pjesë e bazilikës është gërmuar në vitet 2010–2012 nga Fatmir Peja dhe Arben Hajdari. 

“Ndërsa aktualisht gërmimet janë fokusuar në zbulimin e plotë të bazilikës. Mendojmë që në fund të këtij muaji do të përfundojnë gërmimi dhe zbulimi i tërësishëm i saj, ku do të nxirret edhe një planimetri e plotë. Brenda kishës, pra pas braktisjes së saj, janë identifikuar rreth 80 varre, duke përfshirë edhe 25 varret e identifikuara në gërmimet e mëhershme. Varret u përkasin shekujve X–XII”, ka thënë ai. Sipas Ademit, krahas gërmimeve, janë duke u zhvilluar edhe restaurime dhe konservime në kompleksin e objekteve A, B dhe C, “të emëruara kështu në vitet 2010–2012, sepse në to nuk ishte intervenuar për ruajtjen e tyre”.

Sipas Guidës Arkeologjike të Kosovës, botim i Institutit Arkeologjik të Kosovës, më 2012, me autor arkeologun Milot Berisha, lokaliteti arkeologjik i tipit fortifikatë në Kastërc i njohur edhe si Hisari i Kastërcit, është dëshmuar të jetë një qendër arkeologjike shumështresore duke vazhduar shfrytëzimin që nga kohërat parahistorike. 

“Më saktësisht nga një vendbanim i mbrojtur eneolitik, e më pas riformësohet në një fortifikatë të kohës së perandorit Justinian dhe për t’u ripërdor si një varrezë gjatë kohës së mesjetës”, shkruhet në këtë botim. Aty sqarohet se në këtë lokalitet arkeologjik, hulumtimet e para me karakter sondazhi arkeologjik janë zhvilluar në vitin 1986, duke nxjerrë një pasqyrë të përgjithshme. Përmenden po ashtu edhe hulumtimet arkeologjike, të cilat vazhduan edhe gjatë viteve 2010 dhe 2011, që kanë zbuluar një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë. 

“Dhe, nxorën në dritë një kishë paleokristiane dhe material të veçantë të luajtshëm arkeologjik, në përbërje si vegla pune prej hekuri, qeramikë, stoli, vathë, unaza, byzylykë, monedha e të tjera”, shkruhet në Guidë. 

Sipas shënimeve, periudha e parë e banimit është lidhur me epokën e neolitit, ndërsa periudha e dytë është e lidhur me epokën e bronzit, kur vendbanimi rrethohej me ledhe prej dheu, që gjenden në pjesën veriore të kodrës.  Objekti i vetëm arkeologjik i lidhur me këtë periudhë është një majë heshte prej bronzi, me fletë në trajtë gjethi të zgjatur dhe me prerje rrethore. Sipas studimit “Hisari” të arkeologes Edi Shukiu, botuar më 1989, megjithëse tipologjikisht e datuar në periudhën e hershme të bronzit, në bazë të krahasimeve me objekte analoge të Hercegovinës lindore dhe zonës perëndimore të Malit të Zi, datimi i fortifikimit në këtë periudhë nuk mbështetet edhe nga gjetje të tjera. Periudha e tretë e banimit lidhet me periudhën e hershme të hekurit, kur vendbanimi rrethohet në pjesët veriore e lindore me ledhe guri, të ndërtuara sipas një teknike të njohur gjerësisht në viset ilire. “Ledhet, me gjerësi 1.30 metra, përbëhen nga dy faqet anësore të ndërtuara me gurë të papunuar mesatar të lidhur në të thatë dhe bërthama midis tyre e mbushur me gurë më të vegjël. Përveç fortifikimit të tipit Gajtan, ky datim mbështetet edhe nga materiali i imët arkeologjik, i përbërë nga forma të njohura enësh të periudhës së hekurit, ku përmendim tasat me buzë të sheshta,[2] të përhapura në një hapësirë të gjerë të territorit ilir, që nga Neziri (Mat), Manasdreni (Dibër), Gajtani (Shkodër), Hisari, Gadimja e Epërme (Kosovë) e të tjera”, shkruhet aty. Shaban Maxharraj/Koha.net

Etiketa: arkeologetarkeologjisuharekevarre
Shkrimi Mëparshëm

“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

Shkrimi Vijues

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

Të Ngjashme

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Kultura

“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

10 Shtator, 2025
Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes
Kryesore

Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

9 Shtator, 2025
Ali Pashë Tepelena – Hero  apo Vrasësi i Shqiptarëve?
Kryesore

Ali Pashë Tepelena – Hero  apo Vrasësi i Shqiptarëve?

9 Shtator, 2025
RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën shqipe arbërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

10 Shtator, 2025
Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

10 Shtator, 2025
“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

10 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

10 Shtator, 2025
Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

10 Shtator, 2025
“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

“Stela e Derrkucit ne Via Egnatia”

10 Shtator, 2025
Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

9 Shtator, 2025
Ali Pashë Tepelena – Hero  apo Vrasësi i Shqiptarëve?

Ali Pashë Tepelena – Hero  apo Vrasësi i Shqiptarëve?

9 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist