E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Letra e Edith Durham për Mid’hat Frashërin dhe kërkesa e saj e veçantë

25 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë letër Durham jep të dhëna autobiografike, të cilat, me sa duket, ia ka kërkuar Mid’hati për një shkrim për të, në një nga gazetat kohës.

Letra është zbuluar kohë më parë. Të bën përshtypje modestia e Durham në fund të letrës, ku ajo i kërkon Mid’hatit të mos publikojë foton e saj, por edhe në këto shënime “nuk ka ndonjë gjë interesante”…

Jam lindur në vitin 1863 dhe më e madhja e fëmijëve të Arthur E.Durham, kryekirurg i spitalit Guy në Londër. Në moshën 11 vjeç hyra si nxënëse e jashtme në një shkollë të vogël që e mbanin dy gjermanë, Zoti dhe Zonja Pretorius. Zonjës Pretourius dhe nënës sime i detyrohem shumë për kujdesin e vazhdueshëm që tregonin për mbarëvajtjen në mësime të fëmijëve, sepse ata më futën edhe dëshirën për të nxënë.

Po ashtu u detyrohem shumë edhe mësuesve, sidomos mësuesit të latinishtes e atij të anglishtes. Në moshën 14 vjeç më dërguan në kolegjin Bredford të Londrës ku ndenja deri në moshën 19 vjeç. Gjithnjë kam dashur të bëhem piktore dhe kështu në moshën 19 vjeç shkova në Shkollën e Arteve të Bukura të St. Johan’s Wood-it.

Shëndeti i së shkretës nënës sime u trondit. U shtrëngova të heq dorë nga studimet e mia. Të mbaja një atelie ishte e pamundur, sepse nuk mund ta lija vetëm nënën time të sëmurë. Pesë vjet punë e përkujdesje më lodhën aq sa mjeku më konsideroi aq të sëmurë sa tha se kisha nevojë absolute për dy muaj pushim çdo vit, për të shpëtuar shëndetin tim.

Të rrija gjithmonë mbyllur brenda ishte e pamundur. Dëshira ime e zjarrtë ishte të kthehesha tek arti im. Në këto rrethana bëra një udhëtim për arsye shëndetësore, një udhëtim në Adriatik dhe shkova, rastësisht, në Mal të Zi.

Atje mbajta shumë shënime dhe bëra shumë skica. Dhe, meqenëse rrethanat në shtëpi nuk më linin të merresha me pikturë, si një mjet për të ndryshuar sadopak shërbimin monoton të atij që kujdeset për një të sëmurë, fillova të merrem me studime antropologjike duke shpresuar që çdo vit gjatë pushimeve të mia të hyja sa më thellë në Ballkan, të vizitoja secilin vend dhe të bëja studime krahasuese midis popujve të ndryshëm.

Pasi më vdiq nëna vendosa t’u kushtohesha krejtësisht këtyre gjurmimeve si dhe pikturës dhe të kapja kështu 11 vitet e humbura. Më zgjodhën anëtare të Institutit Mbretëror të Antropologjisë të Londrës. Dhe nëpër malësitë e Shqipërisë së Epërme fillova studimet e mia, me shumë shpresë dhe mund të them, edhe me shumë sukses. Kështu, për të dytën herë po e rifilloja jetën dhe nuk parashikoja më pengesa.

Dhe ja që për të dytën herë, të gjitha planet dhe shpresat e mia u shkatërruan. Që prej këtij momenti të hidhur, sikurse e dini mire edhe ju vetë historia e Shqipërisë nuk është veçse një luftë e vazhdueshme. Jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e gjithë vendeve të tjera ballkanike. Me ankth e gjeta veten të përfshirë midis rrotave të politikës.

S’kishte më studime e as pikturë. Kur përfundoi Lufta Ballkanike, besoja se njohja e pavarësisë së Shqipërisë do të më shpëtonte edhe mua. Në mars të 1914 u nisa nga Londra me shpresa të përtërira, me bojërat e ujit dhe gjithë mjetet e tjera për pikturë, me qëllim që të rifilloja jetën dhe me shpresë që të bëja gërmime për të gjetur objekte prehistorike.

Kur arrita në Trieste mora vesh se gjendja në Shqipëri ishte tashmë shumë e rëndë dhe kur të arrinim në Durrës lufta mund të kishte filluar.

Zoti Harry Lamb më dërgoi në Vlorë që t’i çoja prej atje disa njoftime mbi sulmin e grekëve dhe gjendjen e refugjatëve. Lufta e madhe kishte shpërthyer dhe të shkretat plane e aspiratat e mia, ashtu si ato të miliona njerëzve të tjerë qenë shkatërruar.

Nuk kam më forcë për të rifilluar për të tretën herë kërkime e gjurmime që duan energjinë e viteve të rinisë. Por, shpresoj gjithnjë të shpëtoj nga ky skllavërim i politikës dhe të gjej kohën e lirë të paktën për të redaktuar shënimet e mia.

Nuk jap kurrë leje të botojnë fotografinë time dhe meqenëse ua kam refuzuar këtë leje shumë gazetave, nuk mund t’jua jap as juve.

Tani i uroj Shqipërisë të ketë paqe.

A do të mund të redaktoni një artikull nga këto shënime? Në të vërtetë nuk ka ndonjë gjë shumë interesante.

T’u ngjatë jeta (këto fjalë janë shkruar në shqip)

*Edith Durham, AQSH, Fondi 35, viti 1921, dos.36/5, fl.101.

Etiketa: durhamedithfrasheriletramidhat
Shkrimi Mëparshëm

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

Shkrimi Vijues

Muzika, letërsia dhe rrënjët shqiptare. Ermal Meta flet për Il Giornale!

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist