E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Esad Mekuli, shkrimtari kosovar që u burgos tri herë nga serbët!

16 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Esad Meku li ka meritë të veçantë për botimin e tregimeve dhe romanit, “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, në revistën letrare “Jeta e Re”, të cilën e kishte redaktuar për shumë kohë

Ai ishte krenari e pashoqe e vendlindjes së tij, Plavës, njeri i dijes, letrave dhe përkushtimit ndaj kombit. Kontributi i Mekulit për kulturën shqiptare do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën kolektive. Mekuli lindi në fshatin Nokshiq të Plavës dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ai ishte ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), si dhe kryetari i parë i saj. Mekuli konsiderohet themelues i poezisë moderne shqiptare, duke sjellë një frymë të re në letrat shqipe me përmbajtje të thellë, ndjeshmëri njerëzore dhe frymë atdhetare. Përdorte edhe pseudonimin Sat Nokshiqi, një emër që i referohej vendlindjes së familjes dhe figurës së të atit, Smajl Mekuli – i njohur edhe si Hoxhë Nokshiqi.

Esat Mekuli lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhur nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhe pse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia.

Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e pati kur kundërshtoi traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve.

ANGAZHIMET

Në Beograd ishte edhe redaktor i fletores “Beogradski student”. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: “Venac – Beograd”, “Mlladost – Zagreb”, “Podmladak jadranske Staze” – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, “Student – Beograd” e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradheve partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane “Lirija”.

Edhe pse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare “Jeta e Re” ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjerë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: “Rilindja”, “Zëri i rinisë”, “Fjala”, “Pionieri”, “Përparimi”, “Shëndeti në Prishtinë”, “Flaka e vëllazërimit të Shkupit” dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit.

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Esad Meku li ka meritë të veçantë për botimin e tregimeve dhe romanit, “Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, në revistën letrare “Jeta e Re”, të cilën e kishte redaktuar për shumë kohë. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive letrare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

POEZI NGA ESAT MEKULI:

POPULLIT TIM

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue

që me këng të trimnoj, me fjalën tënde të ndrydhun

të ngrej fuqitë prej gjumit…

Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)

se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,

n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,

mbi forc të bashkimit mbarë:

mbi vrullin tand të mëshehun

-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,

ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritëpse për liri-me tjerë

ke dhanë dhe ti

djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun…Dhe sot, në liri

kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa

pranga mbeti,

me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’

-unë, biri yt besnik dhe-poeti. /

GJYKIMI

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët

e fëmijëve tanë

dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë

për ne-

(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i

madh!)-

dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet

tona, shtërzimet’

për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të

mbërrimet tona…

Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja

-pos vorreve dhe padijes;

kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmijasi mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve

tanë-breznitë,

dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës

së Re-dhe plot diell e dashni;

do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me

binduni fëmive të vetë

si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia, qytete t’reja,

fabrika dhe katunde…

si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregimetue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…

(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me

qenë mjeshtra çollakë,

me pak dije po me shumë e shum vullnet…)

MBRAMJA

Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,

n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borëflakron përëndimi…Retë mbi krye prorë

ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.

…Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:

cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,

malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,

si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natës që radrujt pran rrugës era i përkund…

Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.

Terri sundon botën. Katundet e shtrime

në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.

Etiketa: burgosuresatkosovarmekuliserbishqriktar
Shkrimi Mëparshëm

Arkitekt Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

Shkrimi Vijues

Abdyl Frashëri, ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Të Ngjashme

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë
Aktualitet

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën
Kryesore

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze
Kryesore

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?
Kryesore

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

Faqja e njohur turistike: Plazhi i Pasqyrave një nga më të bukurit në botë

12 Shtator, 2025
Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

Ishte marrë vesh: Ja kush e pati tradhtuar Ali Pashë Tepelenën

12 Shtator, 2025
Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

12 Shtator, 2025
A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

A fshin globalizimi kujtesën kombëtare dhe identitetin e njeriut e të kulturës?

12 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist