E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Publikohen dokumente të reja për kontributin e Frashëllinjve, E’them Ruka: Frashëri, “Meka e shqiptarisë”, vendi ku u hodh fara për shpëtimin dhe ndërtimin e Shqipërisë

28 Maj, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës zgjodhi këtë herë Frashërin, kryefshatin historik të Shqipërisë në zonën e Dangëllisë, për të organizuar konferencën shkencore me temë: “Idetë dhe mesazhet kombëtare të Frashërllinjve”.

Qëllimi ishte që, pikërisht në ditën e lindjes së poetit të madh Naim Frashëri, në shtëpinë ku u lindën tre vëllezërit, të bëheshin publike gjetje dhe dokumente të reja që dëshmojnë kontributin e jashtëzakonshëm të tre kolosëve të Rilindjes Kombëtare: politikanit dhe shtetarit Abdyl Frashëri, poetit dhe gjuhëtarit Naim Frashëri, dhe dijetarit e enciklopedistit Sami Frashëri. Konferencën e hapi Prof. Marenglen Spiro, Sekretar Shkencor i Akademisë, ndërsa fjalën hyrëse e mbajti Prof. Ethem Ruka, Kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës. Ruka theksoi se Frashëri është “Meka e shqiptarisë”, vendi ku u hodh fara për shpëtimin dhe ndërtimin e Shqipërisë.

“Ne sot kemi detyrimin t’i nderojmë, t’i kujtojmë dhe të përulemi para monumenteve të këtyre burrave të mëdhenj të shqiptarizmës”,- u shpreh ai.

Sipas tij, fara e hedhur në Frashër mbolli pemën e pavarësisë më 1912 dhe të Kongresit të Lushnjës më 1920. Akademiku Pëllumb Xhufi mbajti një referat mbi profilin politik dhe diplomatik të Abdyl Frashërit, një prej figurave themelore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila mori trajtat e një shteti dhe qeverie të parë shqiptare me institucione dhe atribute të plota. Prof. Paskal Milo vuri në dukje kontributin e Sami Frashërit në vizionin për shtetin modern shqiptar, duke përfshirë idetë për strukturat shtetërore, sistemin monetar dhe deri te propozimi për një kryeqytet të vendosur në një pikë gjeografike të baraslarguar nga Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina. Historiani Kastriot Bezati, me titullin “Mjeshtër i Madh”, kujtoi rëndësinë historike të dy kuvendeve kombëtare të mbajtura në Teqenë e Frashërit, të njohura si Kuvendet e Frashërit, që zënë një vend të veçantë në historinë kombëtare.

Prof. Ksenofon Krisafi solli dokumente dhe fakte të reja me vlera juridike dhe institucionale për veprimtarinë e Abdyl Frashërit në përpjekjet për ndërtimin e një shteti shqiptar me integritet të plotë dhe të barabartë me vendet fqinje. Poeti Lumo Kolleshi kontribuoi me një cikël të ri poetik kushtuar Naim Frashërit, të cilin e përshkroi si “mësuesin e popullit të tij”. Prof. Fatos Tarifa referoi mbi konceptin dhe rrugët që Shqipëria duhej të ndiqte pas pushtimit osman, duke theksuar se drita e ndezur nga Frashërllinjtë ndriçoi të ardhmen e vendit. Poeti dhe studiuesi nga Kosova, Agim Vinca, solli në konferencë vlerësimet e akademikut Rexhep Qosja për Naim Frashërin, duke u mbështetur te vepra e tij “Porosia e Madhe”.

Gjuhëtari i njohur Prof. Xhevat Lloshi prezantoi botimin më të fundit në Shkup, nën redaktimin dhe drejtimin e tij, të veprës së Sami Frashërit. Ai theksoi se ajo që njihet deri më tani për Samiun është vetëm një pjesë e vogël krahasuar me gjithçka që ai ka shkruar dhe krijuar. Prof. Sherif Bundo vlerësoi Frashërin si një qendër të rëndësishme pelegrinazhi kulturor dhe turistik, falë pozitës gjeografike, mjedisit natyror dhe vlerave kulturore e etnografike që përmban. Ai propozoi që Frashëri të kthehet në një itinerar tërheqës turistik kombëtar. Në përmbyllje të konferencës, u theksua se: Frashëri dhe Frashërllinjtë ndërtuan Shqipërinë – Shqipëria nuk duhet të lejojë të harrohet Frashëri. Kryefjala ishte një thirrje për ndërtimin e infrastrukturës rrugore drejt këtij vendi me rëndësi kombëtare, si dhe propozimi për rikonstruksionin dhe pasurimin e muzeut të vëllezërve Frashëri.

Në konferencë morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Akademisë, si deputetja Prof. Luljeta Bozo, Prof. Aleksandër Xhuvani, Prof. Arben Baboçi dhe personalitete të shquara nga Shqipëria dhe Kosova. Pjesëmarrës ishte gjithashtu edhe akademiku dhe studiuesi rumun me famë europiane, Kostandin Barku, i cili së bashku me ekipin e tij ka botuar rreth një mijë libra historikë, përfshirë edhe studime të veçanta për Frashërllinjtë. Ndryshe nga aktivitetet e zakonshme, kjo konferencë u organizua me kontributet vetjake të anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës./Panorama

Etiketa: frasherifrasherllinjtepatriotepermetivellezerit
Shkrimi Mëparshëm

Piro Milkani – kolosi që vulosi identitetin e filmit shqiptar

Shkrimi Vijues

Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

Të Ngjashme

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Kultura

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij
Kryesore

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe
Kultura

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist