E hënë, 8 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Kur “Albania” e Faik Konicës pati mbërri në Anamoravë

2 Prill, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

(Në 150-vjetorin e lindjes së NESTORIT të Shqiptarizmes)
Nga Sabri BEQIRI
Po atë mot që u sollën eshtrat e Faik Konicës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u (ri) varrosën në Tiranë, në Gjilan u përurua vepra studimore me titull: ”Albania e Konicës pergamenë shqiptare”. Ishte viti 1995 ndërsa 99 fije e nyje e mbanin të gozhduar lirinë e ëndërruar në terrin e robërisë. Censura e diktatit komunist ndaj kolosëve të shqiptarizmes po shembej dita –ditës dhe dogmat e realizmit socialit po zhdavariteshin në theqafje si ortek bore nga krijues idealistë e profesionistë edhe në Anamoravë.
Duke (ri)lexuar studimin e Shefik Shkodrës mbi “ Albaninë” e Faik Konicës nga një përshtypje rasti të formohet bindja se fjala është për një tekst me interes për të gjitha kohët dhe moshat.
(…Njeriu i (ri)kthehet të shkuares: rinisë; shëtit në të kaluarën ndërsa me sytë e mendjes, siç do të thoshte vetë Faik Konica, shikon ardhmëninë…gjithnjë me (stër)mundime, ankth e djersë përzier e ngjyer me lot. Të (ri) kujtohet në këtë rasë ndonjë prozë e rilindësit nga Konica, si ajo Buzë liqenit a Malli i atdheut, ndonjë poezi; pastaj shkrime nga më të ndryshme; trajtesa , ese , studime, monografi mbi çështje e zhanre të nduarnduarta të artit, kulturës përgjithësisht, fjalorë, enciklopedi…). Gjithandej gjendej edhe ndonjë fusnotë e mallkuar… ! (qofshin të harruara e tw mallkuara!)…Dhe si rrjedhojë nuk kish të ndalur për gjysmë shekulli përbuzja e anatemimi i Faik Konicës si njeri dhe krijues.
Duke (ri) lexuar studimin e Shefik Shkodrës “Albania e Konicës pergamenë shqiptare” bëjmë një shëtitje të llahtarshme nëpër valët e jetës plotë dallgë e furtuna të historisë gjatë epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Dhe, për fatin (fatkeqësinë) tonë kjo mësuese e jetës, jo rrallë, edhe di(ti) të (ri)përsëritet.
Me një gjuhë të zgjedhur, pa shtrëngea e pa fjalë shumë, me një stil popullor, do të thosha, duke përzgjedhur fragmente autentike nga faqet e “Albanisë” me gjithë ata mozaikë e reminishenca, në gegnisht e toskërisht, të përfytyrohen e shpërfaqen tabllo e kolorite, portrete e mendje të ndritura nga i gjithë Rruzulli i Botës shqiptare.
Interpretimet a komentet që bën studiuesi Shefik Shkodra lidhur me ide, pikëpamje, vese, zakone a zënka, ngjarje të shënuara a të rastit , dukuri a fenomene shoqërore, politike, kulturore natyrash të ndryshme të plotin mendjen edhe bindjen se kemi të bëjmë me një penë mjeshtërore që mëton objektivitetin- virtytin e diturisë. Tashmë sikundër është e njohur Faik Konica gjithnjë ka ecur majave të larta. Sot e gjithandej Botës shqiptare cilsimi “intelektual’ mrekullisht njëjtësohet e madhërohet në personalitetin dhe erudicionin konician. Ai ishte dhe mbeti përjetësisht gurthemeli i tabanit më shembëllyes i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Guximi i tij intelektual dhe qytetar, qëndrimi kritik, herë-herë deri në skajshmëri, si rrjedhojë e Shqiptarizmës nga tharmet më të pastra që ushqente për vendin dhe popullin, jo rrallë Faik Konicën e vuri dhe e ballafaqoi në mosmarrëveshje dhe në kundërshti me bashkëkohësit. Pse? Sepse anija e tij kulturore, politike ,humaniste dhe atdhetare anadollakçe e gozhduar në Ballkan përgjatë pesë shekujve cak kishte Perëndimin. Me kundërshtarët, ndërkaq, sidomos akëcili injorant e zuzarë që mëtonte t’i dalë përballë kuturu Konica “i prente drutë shkurt” pati thënë Ernest Koliqi.
Dhe mund të themi me plot gojen se Faik Konica, kjo figurë poliedrike e kulturës shqiptare dhe gjithë vepra e puna që ngjizet me emrin e tij, aq sa e njohim deri më sot, na bëhet më i afërt dhe më i dashur, pa dyshim, duke (ri) lexuar studimin e Shefik Shkodrës: “ALBANIA E KONICES PERGAMENW SHQIPTARE”.

Shënim: Profesor Shefik Shkodra i diplumuar per gjuhë dhe letërsi frenge, në këtë vazhdë, ka botuar, përveç tjerash, edhe veprën madhore:Adhuruesit e kultures evropiane (kushtuar kolosëve: Faik Konica dhe Gijom Apoliner). E mbarështuar me një metodologji dhe akribi shkencore, me këtë vepër studimore në 320 faqe që, shpresojmë shumë, do të botohet edhe në frëngjisht, autori Shefik Shkodra ka sendërtuar një Ëndërr si peng hua që nga mosha e rinisë.

Etiketa: albaniaanamoravefaikkonicapervjetori
Shkrimi Mëparshëm

Përvjetori i lindjes së aktorit Aleksandër Moisiu

Shkrimi Vijues

1 prill 1943 lindi në Shkodër, në një familje me tradita qytetare e atdhetare ylli i skenës dhe ekranit shqiptar Rikard Ljarja

Të Ngjashme

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij
Kultura

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip
Kultura

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
1 prill 1943 lindi në Shkodër, në një familje me tradita qytetare e atdhetare ylli i skenës dhe ekranit shqiptar Rikard Ljarja

1 prill 1943 lindi në Shkodër, në një familje me tradita qytetare e atdhetare ylli i skenës dhe ekranit shqiptar Rikard Ljarja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist