E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Eqerem bej Vlora, nga të paktët eruditë shqiptarë, që prehen në heshtje

1 Prill, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bajram Peçi

Prej mbresave të atyre kujtimeve që na ka lënë të shkruara, i detyrohem Eqerem bej Vlorës ta përkujtoj në fundin e këtij marsi, kur ai më 29 të muajit të zotit të luftës e të betejave dha shpirt para 61 vjetësh. Në dhjetorin e këtij viti shënohet 140 vjetori i lindjes së tij.

Për jetën e Eqerem bej Vlorës është shkruar mjaftueshëm, kur erdhën të botuara në vitet 2001-2003, “Kujtimet”, të përshtatura prej gjermanishtes në shqip nga Afrim Koçi, në 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe kur u rivarros në vitin 2014.   Deri atëbotë, pothuaj i panjohur, ndikimi i tyre tek lexuesi ka qënë shumë i madh. Në këto shënime, që do pasojnë, do orvatem ta kujtoj “Beun tonë të fundit” më së shumti si krijues letrar, si shkrimtar, ndonëse kërkush nuk e ka futur ndonjëherë në listën e krijuesve tanë të gjinisë artistike. Më tej, do qëndroj në pak momente si historian, ku pamëdyshje i vishen ndihmesa të çmuara mbi të vërtetën për zhvillime e situata; po kështu dhe si politikan e diplomat, fusha në të cilat kreu shërbime të çmuara. Për ta bërë këtë përkujtimore në 140 vjetorin e lindjes, m’u desh të krihja edhe njëherë botimet e krijimeve të tij në formën e kujtimeve, të cilat dalin mrekullisht në pah falë aftësisë profesionale të përkthyesit Afrim Koçi.

Po rrëfej pak gjëra për Vlorën e Eqeremit dhe timen, meqë kam lindur në Vlorë dhe kam jetuar në atë qytet, deri në moshën 8 vjeç. Banova në lagjen Muradie, ndoqa shkollën Muradie të lagjes, që ishte e para shkollë shqipe e hapur në Vlorë në vitin 1908. Shkolla dhe lagjja e merrnin emrin nga Xhamija Muradie, që ndodhej ndonja 100 metra më tej shtëpisë, pak përtej “4 topave” të sheshit të Flamurit, prej nga ku kam të gdhëndur në memorien fëminore varrin monumental të Ismail Qemal Vlorës, labin me flamur të Paskalit. Në një distancë të afërt me xhaminë më kujtohej se ngrihej një banesë e fisme dy katëshe, të cilën vonë, kam marrë dieni se kishte qenë shtëpia e Eqerem bej Vlorës. Rrotull mureve rrethues të saj dhe lulishtes përrreth, ka kaluar një copë e mirë jete e fëmijërisë time.

Në fillesat e shkrimeve-kujtime, aftësia e kultivuar për krijimtari letrare ndeshet si përpjekje sapo shfleton faqet e para të botimit “Ditar-Nga Berati në Tomorr dhe kthim”. Është, mesa duket, orvatja e parë e djaloshit 21 vjeçar. Bob Dylan-it iu dha në 2016-tën çmimi Nobel në Letërsi “Për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së madhe të këngës amerikane”, një ngjarje kjo që turbulloi shumë rrethe letrare me pyetjen se si mund të jepej ai çmim për disa vargje që u kënduan suksesshëm?! Por Komisionet përzgjedhëse të “Nobelit” letrar dinin çfarë bënin! Edhe për beun tonë do mjaftonin ndoshta vetëm 4-5 faqet e para të këtij ditari për t’ju përshkruar shkrimtarin talent që po lindëte në vitin 1910.

Po citoj me ëndje paksa nga hyrja e këtij ditari, fillesë e një krijimi letrar prej autorit: “…Lehjet e qenve na kumtonin se po i afroheshim një fshati. Në Myzeqe edhe grupi më i vogël i shtëpive mund të hetohet së paku gjysmë orè larg, sepse një tufë plepash dhe fiqsh shënojnë saktësisht vëndbanimet njerëzore mes kësaj fushe të shkretë dhe të çveshur. Ndonëse aty-këtu mund të pikasësh edhe çatinë gri të ndotur të ndonjë kasolleje me kallame. Shtëllunga të holla tymi ngrihen prapa shkurreve të manaferrave dhe davariten në ajrin e pluhurosur. Udha, deri atëhere një shteg i ngushtë e i pasigurtë nëpër rrafshinën pa anë e fund, sa vjen e shndërrohet në një det pluhuri, çarë thellë vragash të rrotave të qerreve”.

Një përshkim emocional i përsosur i natyrës! Dëshira për të mos humbur asgjë nga kënaqësia e udhëtimit e nxisin autorin e “Ditarit” të nxjerrë të qartë e plot dritë çdo hollësi, dhe kjo e ka bërë të vetën, e ka shfaqur të spikatur atë copëz Myzeqe, të ashpër, të tendosur nën peshën e ujrave, mushkonjave dhe varfërisë. Atij as që i shkon ndërmend të bëjë analizë, as roman, por ka vënë re natyrën ku ndodhet e shkel. Shoqërinë që ndesh, përfshi dhe atë që e rrethon gjatë udhëtimit, e përshkruan në ngjarje të ndryshme me një gjuhë të natyrshme e tërheqëse.

Në këtë lirizëm vijojnë mbi 20 faqe, deri sa “Përpara nesh u shpalos me gjithë bukurinë e saj lugina e lumit të Beratit. Shiriti i argjendë i lumit që gjarpëronte midis sukash shumëngjyrësje, kodrinat e blerta të planit të parë dhe kalaja e Beratit në sfond, me malet e larta në thellësi dhe me bredhëritjet mijëra spikamash të perëndimit të diellit, sajonin një tabllo artistike shpirtpaqtuese”. Mjaftojnë kaq pak rreshta letrare për të ndeshur te krijuesi një njeri, në shpirtin e të cilit ndrit kultura dhe dashuria për jetën. Ato ruajnë edhe pas 120 vjetësh breroren e një shkëlqimi mahnitës.

Në kohën kur Eqeremi shkruante “Ditarin”, në disa vënde të zhvilluara në aspektin letrar ishin shfaqur shkrimtarët të quajtur “Natyralistë”. Doemos që, përderisa autori nuk thotë gjë nëse ka qënë i njohur ose nën ndikim me këtë rrymë, skam arsye pse hamendësoj, por mund të pohoj se ka e shfaq mjaft guxim për të krijuar vepër të fuqishme natyraliste, duke të përcjellur një lloj energjie romantike ngjethëse!

Pse vallë Eqeremi nuk vijoi me krijimtari letrare, ndërsa rridhte prej një tradite familjare? I ati, Syrja bej Vlora, botonte publicistikë në Stamboll, si në revistën “Zerrat”, ku kish botuar disa shkrime për personalitete botrore; një studim mbi “Shqipëria në historinë osmane” dhe në “Yeni Gazete” artikullin “Alfabeti arab dhe gjuha shqipe”. Te “Kujtime”, Eqeremi madje bën fjalë dhe për krijimtari letrare nga i ati. Në Itali dhe në Gjermani Eqerem beu botoi publicistikë, te “Shejzat” e Ernest Koliqit por jo letërsi artistike. Ndoshta ndjenja e ndruajtjes, të cilën, atje-këtu, ndër shkrimet e tij ai e pohon shkarazi, e ka penguar.

Si historian, Eqerem bej Vlora mbetet kryesisht i përfaqësur me “Kujtime”, ndarë në botimin shqip në dy vëllime. Ai ka qënë dëshmitar i shumë ngjarjeve vendimtare për kombin dhe shtetin shqiptar. Si bir i një familjeje feudale, lidhur prej 400 vjetësh me Perandorinë Otomane, prej të cilës rrodhën një varg privilegjesh si sundimtarë, pronarë të mëdhenj tokash dhe hierarkë të lartë të administratës osmane, ka kufizimet e tij kur nxjerr përfundime. Ai nuk del dot nga klasa dhe interesat e saj. Gjithësesi, mbetet tek ai e pandryshuar qenësia shqiptar, identitet që atë e bën krenar.

Duke lexuar “Kujtime” bindesh për kulturën e tij të thellë në fushën e historisë dhe posaçërisht për shqiptarët dhe albanologjinë, që sapo kish zënë fill.  Para rreth 30 vjetësh, si frekuentues i Bibliotekës Kombëtare, plotësova kërkesën për veprën e Johann Georg von Hahn, “Reise durch die Gibite des Drin und Vardar”, 1867 (Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit). Ishin kohë të tjera dhe libra, që dikur konsideroheshin të fondit të ndaluar, nxirreshin për përdorim në sallë. Befasia ime ka qenë shumë e madhe kur në kopjen që m’u dha ishte me autograf të Eqerem bej Vlorës, pra preka një nga librat e fondit të tij personal.

Shfaqet në “Kujtime” shumë i sinqertë me ndryshimet thelbësore të vitit 1920, nga Kongresi i Lushnjës e deri në Luftën e Vlorës. Ai nuk ngurron, kur vë në pah dyshimet, dhe korigjon më pas veten, hap pas hapi, duke shfaqur entuziazmin e tij mbi vlerat e ndryshimeve dhe respekt për krerët e lëvizjes që i udhëhoqën ndryshimet. Pavarësisht kësaj, nuk ja përton të shfaqë përbuzjen ndaj shtresës se mesme, të cilët “…demokratë, pra borgjezë të thjeshtë, të urtë dhe punëtorë, në kuptimin europian, ata nuk kanë qenë kurrë”.

 Kombësia ishte për të nocion më i fortë se feja. Te “Ditari-Nga Berati në Tomorr”, shfaq revoltën nga hipokrizia dhe injoranca e të dy besimeve ngopur me poshtërim; e revoltonte kisha greke, e cila e kish kuptuar se armiku i saj i vertetë në komunitetin ortodoks shqiptar ishin librat shqip, ndaj kohë pas kohe ndërsente Tuqrinë kundër tyre.

Keqardhje që nuk arriti dot të shkruante kujtime për periudhën e pas vitit 1925! Për historiografinë shqiptare, kujtimet dhe vlerësimet e tij për vitet ’30 do ishin me shumë vlerë.

Si politikan e diplomat i shërbeu Perandorisë Otomane, ende djalosh i ri, i atashuar në Ministrinë e Jashtme. Lëvzja për pavarësi, atë dhe të atin i vuri në një farë mënyre kundër xhonturqve. Turqia nuk ja kish harruar këtë, gjë që çuditërisht, kur ju desh në Romë të kërkonte vizë në ambasadë për Turqi, ku do i duhej të gërmonte në dokumente arshivore për historinë që shkruante, viza ju refuzua. Në Turqinë e re, ai dhe familja Vlora vazhdonte të ishin në listën e zezë “Për mungesë besnikërie që ka treguar ndaj Turqisë”.

Ndihmesa e përkushtuar e tij për kombin fillon me detyrën si sekretar pranë princ Vidit. Në Luftën e Parë Botërore, Italia e pa si kërcënim djaloshin e arsimuar në Vjenë ndaj e internoi në Sardenjë, deri në fund të luftës. Kapaciteti i tij intelektual shquhej në parlamentin e sapodalë të Shqipërisë, çka e lidhi në miqësi si me Fan Nolin ashtu dhe me Ahmet Zogun.

Komplekse ka qenë jeta dhe qendrimi i Eqerem bej Vlorës në periudhën e pushtimit Italian. Përshtypjet e tij jo të mira për Italinë, elitën e saj dhe qëndrimin ndaj Shqipërisë, të përshkruara në “Kujtime”, jo se i kanë ndryshuar, por rrethanat e shtyjnë drejt bashkëpunimit kur pranon disa detyra që kulmojnë me funksionin e ministrit në Ministrinë e Tokave të Lirueme! Nga distanca 85 vjeçare e kësaj periudhe kur bashkëpunoi me pushtuesin, ka kohë të reflektosh në arsyetim, duke u nisur nga bindja e “Nacionalistëve” se zgjedhja e atij krahu ishte e duhura për shkak të bashkimit të tokave shqiptare të grabitura nga fqinjët agresorë, arritje kjo falë vetëm rolit të ushtrive italiane dhe gjermane. Nuk ishte vetëm qendrim i Eqeremit!? Vrionët, Vërlacët, Toptanët, Vlorajt, Libohovajt, gjthë shpura feudale që ata përfaqësonin si familje të mëdha shqiptare, ishin pro këtij bashkëpunimi. Madje dhe një intelektual kalibri, i ngjashëm me Eqeremin, si Lef Nosi, ka qënë i këtij qëndrimi, gjë që provon se kushdo rrezikonte të bëhej viktimë e arritjes të një “Bashkimi Kombëtar”, ndaj dhe nuk mund t’i afrohemi gjykimit të këtij fati pa kuptuar mirë të gjitha rrethanat.

Dipllomati Eqerem bej Vlora, poliglot, njohësi i shtatë gjuhëve perëndimore dhe lindore, nuk mund të mos shkëlqente me artin e gojtarisë dhe në detyrat që pati në ambasadat e Rusisë, Britanisë, Greqisë, si ministër i Punëve të Jashtëme.

Në një Shqipëri që ka fituar identitetin e vet, fytyrën europiane për të cilën Eqerem bej Vlora punoi, Shqipëri për të cilën karakteri ju shfaq me forcë si sfidë personale, është e natyrshme që ai të përkujtohet me nderim! Ai ka qenë një nga personalitetet më të spikatura të kohës kur jetoi, ndërgjegje kritike e kombit. Duhet të ndjehemi krenar, duke e përkujtuar këtë figurë, që do t’i kishte bërë nder çdo kombi.

Etiketa: bejeqeremeruditpatriotvlora
Shkrimi Mëparshëm

40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë/ KQZ vendos brenda pak ditësh për kompaninë që do të kryejë transportin!

Shkrimi Vijues

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist