E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kosova larg dokumentimit të krimeve të Serbisë që goditën edhe kulturën

19 Shkurt, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Krimet e Serbisë ndaj popullatës janë vetëm njëra anë e luftës, e dokumentimin e tyre Kosova nuk ka arritur ta bëjë as 25 vjet pas. Aq më pak kur bëhet fjalë për krimet ndaj kulturës e trashëgimisë kulturore. “Shkalla, trashëgimia, dokumentimi dhe gjykimi i krimeve të kryera në Kosovë”, është konferenca shkencore e cila synon ta përmbysë këtë narrativë të mungesës së dokumentimit sistematik edhe me ndihmën e studiuesve ndërkombëtarë. Pos përpjekjeve për ta dëshmuar gjenocidin, temë diskutimi në ditën e parë të punimeve të konferencës, studiuesit janë ndalur edhe te dëshmitë për shkatërrim bibliotekash e  monumentesh. Asgjësimi i 1.7 milionë librave në shqip, është vetëm njëra prej shifrave të përmendura

Kosova nuk ia ka dalë që as një çerekshekull pas luftës t’i dokumentojë sistematikisht krimet e bëra nga regjimi serb gjatë luftës së fundit. Padia e Serbisë për krime gjatë luftës nuk është ende në horizont për shkak se shteti më i ri në Evropë ende nuk gëzon të drejta për të shkuar deri në këtë nivel.

Mungesa e dëshmive në dokumentet zyrtare serbe për spastrim etnik në Kosovë, shkatërrimi i bibliotekave, ai i trashëgimisë kulturore e përgatitja juridike e vendit për një padi ndaj Serbisë,  janë temat që janë trajtuar në ditën e parë të punës në konferencën shkencore “Shkalla, trashëgimia, dokumentimi dhe gjykimi i krimeve të kryera në Kosovë”. Organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, pjesëmarrësit kanë folur për krime e dëshmi në fusha të ndryshme.

Dita e parë me tre panele i është kushtuar temës “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Shkatërrimi i një kulture nëpërmjet bibliotekave

Në amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, studiuesi nga Osloja, Chandeler Williams, ka shpalosur hulumtimin e tij për sulmet serbe ndaj bibliotekave të Kosovës para dhe gjatë luftës së fundit. Ka thënë se fillimisht më 1991 shqiptarët u dëbuan nga biblioteka kryesore e vendit, ajo që sot është Biblioteka Kombëtare e Kosovës. Po atë vit sipas tij, regjimi nisi të mbledhë libra për t’i shkatërruar dhe bibliotekat publike u mbyllen. Ka shpalosur të dhëna që tregojnë se 12 mijë kilogramë gazeta shqiptare të koleksionuara në biblioteka, janë asgjësuar.

“Më 1994 shumë biblioteka janë mbyllur dhe janë hapur si kafehane serbësh”, ka thënë Williams. E sa i përket viteve të luftës ka thënë se gjysma e këtyre institucioneve janë sulmuar. Sipas tij këto raste kanë synime të qarta sepse nuk ndalet vetëm te fshirja e një kulture të tërë duke goditur këto institucione si arkiv i kulturës së etnive që jetojnë në atë shtet.

“Shkatërrimi i bibliotekave shkatërron mundësinë e bashkëjetesës dhe fshin një kulturë”, ka thënë ai.

Fshehja e gjurmëve të “Patkoit” të gjenocidit

Studiuesi i historisë Christian Costamagna nga “New Europe College” ka trajtuar temën e deportimit të shqiptarëve nga Kosova dhe vështirësitë e dokumentimit të saj nëpërmjet dokumenteve të Serbisë. Ka folur për të njohurin si Plani Patkoi. Nëpërmjet këtij plani të aktivizuar nga Sllobodan Millosheviqi pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe qenë deportuar rreth një milion shqiptarë të Kosovës. Ajo që dihet për këtë plan është se ishte zbuluar nga Shërbimi Sekret i Bullgarisë dhe për këtë ishte njoftuar shteti gjerman.

“Në Berlin duhet të jetë një kopje e po ashtu edhe në Sofje një kopje. Por nuk është bërë publike asnjëherë”, ka thënë ai. Ka përmendur se ka regjistrime që në një takim të mbajtur më 4 tetor 1998, Millo GJukanoviq, asokohe udhëheqës i Malit të Zi, kishte thënë se Ushtria e Jugosllavisë po kryente krime.

“Ka disa deklarata publike për deportim të popullsisë por dokumentet mungojnë. Ndoshta është mirë që të rindërtohet ajo që ka ndodhur dhe të dëshmohet kësisoj në mungesë të dokumenteve”, ka thënë ai. Ka shtuar se bazuar në diskutimet mbi Planin Patkoi, aty ka përpjekje gjenocidale.

“Nëse e shikojmë se çfarë është thënë për atë plan, ka elemente të gjenocidit por nuk e kemi parë atë”, ka thënë Costamagna.

Për gjenocidin ka folur edhe profesori universitar, Arsim Bajrami. Ai ka thënë se në Kosovë vërtet ka pasur gjenocid por është e vështirë të argumentohet.

“Ky shtet ka lindur në bazën e gjenocidit”, ka thënë ai. Ka kujtuar se ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet e Rambouillet nëpërmjet të cilave pala kosovare kishte nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga ndërkombëtarët kurse Serbia kishte refuzuar. Më pas më 24 mars do të nisnin bombardimet e NATO-s. Bajrami ka thënë se asokohe ishin takuar me Wesley Clark i cili prej vitit 1997 deri më 2000 ishte komandant i NATO-s.

“Clark na e ka shpjeguar Planin Patkoi pasi e ka ditur atë saktë”, ka thënë Bajrami. Sipas tij, ky është një plan gjenocidal. U është drejtuar pjesëmarrësve ndërkombëtarë duke thënë se po të mos ndërhynte NATO në Kosovë do të mbeteshin vetëm 25 për qind e popullsisë shqiptare dhe do të ktheheshin në robër. Ka përmendur se ka më shumë se 100 mijë të vrarë dhe veç 10 për qind e tyre janë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Cak i forcave serbe s’ka qenë UÇK-ja por popullsia civile”, ka thënë ai. Bajrami ka thënë se urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është më e madhe sesa ndaj secilitdo komb tjetër në rajon. Shqiptarët kanë pësuar shumë edhe nga dhuna sistematike. Edhe nga ajo seksuale.

Rudinë Jakupi nga Universiteti i Dublinit është ndalur te dhuna seksuale e kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se për një dekadë pas luftës institucionet kanë heshtur për këtë gjë dhe po ashtu ka pasur edhe stigmë. Ka përmendur se të dhënat flasin për rreth 20 mijë të dhunuara seksualisht.

1784 monumente janë shkatërruar, 3724 artefakte të grabitura…

Krimet serbe në Kosovë gjatë të martës janë shoshitur edhe nga ana kulturore. Mathias Holvoet nga Universiteti i Amsterdamit ka thënë se shihet qartë një tentim i gjenocidit kulturor dhe kjo tregohet te shkatërrimi i ndërtesave të kultit.

“Kemi krime kundër njerëzimit por jo gjenocid në termat që shpjegohet gjenocidi”, ka thënë ai.

Kurse udhëheqësi i Fondacionit Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij, “CHwB Kosova” ka pasqyruar qasjen e Kosovës ndaj dokumentimit mbi krimet ndaj trashëgimisë kulturore.

“Kemi dështuar të dokumentojmë krimet ndaj trashëgimisë kulturore”, ka thënë ai krejt në fillim. Ka përmendur një rast në një fshat ku pronari i një monumenti të shkatërruar kishte thënë se i është dashur ta pastrojë krejtësisht hapësirën në mënyrë që një organizatë ndërkombëtare t’ia ndërtojë një shtëpi prej 75 metrash katrorë. Shoshi ka thënë se para luftës së fundit në listën e monumenteve të mbrojtura ishin 425 monumente, shumica mesjetare me qëllim që trashëgimia kulturore e këtij vendi të paraqitej më shumë si serbe dhe ishin neglizhuar monumentet që përfaqësojnë shqiptarët.

“Gjatë luftës janë shkatërruar mbi një mijë ndërtesa dhe fokusi ishte rindërtimi e jo dokumentimi i krimeve”, ka thënë ai. Si dy shembuj të mëdhenj ka marrë rindërtimin e Çarshisë së Gjakovës dhe asaj të Pejës pa bërë kurrfarë dokumentimi. Shoshi ka qenë pjesë e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999. 

“Hartuam një raport por dështuam në thelb: në mbledhjen e dëshmive. Kemi bërë ‘desk research’”, ka thënë Shoshi. Sipas tij, tashmë shumica e gjurmëve janë fshirë. Në shtator të vitit të kaluar ai raport i ishte dorëzuar Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Sipas atij raporti, gjatë luftës 1784 monumente janë shkatërruar, 3724 artefakte të grabitura, 175 biblioteka të shkatërruara, 1.7 milion libra shqip të asgjësuar, dhjetëra mijëra dokumente arkivore të monumenteve të grabitura e qindra vepra arti të dëmtuara e të vjedhura.

Konferenca ndërkombëtare e hapur solemnisht të hënën në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë punimet edhe sot (e mërkurë).

Etiketa: kosovekrimetkulturepopullserbishqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Pse Ismail Qemali dha dorëheqje nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Shkrimi Vijues

“ArchDaily” rendit Xhaminë e Ballies në Elbasan në top-pesëshen botërore

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist