E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Me gjuhën e shtetit i thanë Lasgush Poradecit të përkthejë librin e gjeometrisë

24 Janar, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Skender Karaqica

Në botën e letërsisë shqipe, Lasgush Poradeci (1899–1987) mbetet një nga poetët më të mëdhenj të poezisë moderne shqipe, që me të drejtë e kanë radhitur në hapësirën e rrafsheve të poetëve të poezisë evropiane. Në koloninë shqiptare, ai ishte në krah me Asdrenin dhe Mitrush Kuteli, që në këtë kohë ishte më i riu.

Me përkrahjen e Nolit, poeti mori bursën për të studiuar në Fakultetin e Filologjisë në degën Romano-Gjermane dhe në vitin 1934 Lasgush Poradeci mori gradën shkencore të kohës: Doktor-Profesor. Në të gjitha studimet lidhur me jetën dhe krijimtarinë e poetit, është vënë në spikamë emri dhe mbiemri i tij i sajuar nga emri i vërtetë (Lazër Satir Gusho): La+S+Gush = Lasgush dhe si mbiemër e vuri emrin e vendlindjes së tij (Poradeci).

I dhuroi letërsisë shqipe dhe Shqipërisë “Vallen e Yjeve” dhe “Yllin e Zemrës”, ndërsa në kohën e regjimit komunist ishte përkthyes me normë, që, siç thuhet në kronikat e kohës, e lanë të vdiste i denigruar dhe i poshtëruar nga mendjemadhësia e burokracisë së bulevardit të shtetit.

Poeti Lasgush Poradeci, që nga hapat e rinisë, kërkonte të kalonte në shkollën shqipe, që asokohe ishte hapur në Pogradec.

Me të dëgjuar për dashurinë e zjarrtë për gjuhën dhe shkollën shqipe, dhaskali i veshur në të zeza dhe me kryqin në gjoks e pati detyruar Lasgushin të ulej në gjunjë, përdhe, dhe i ra disa herë me thupër në kokë. Me këtë veprim, dhaskali kishte për qëllim t’i frikësonte fëmijët shqiptarë në Pogradec që të heqin dorë nga shkolla në gjuhën e bukur e të lashtë të shqipes.

Poeti Lasgush Poradeci ishte i brymosur me kulturën dhe gjuhën gjermane, që përmes dijes së tij bëri të flasin shqip poetët e letërsisë evropiane-botërore, si: Hajne, Majakovski, Gëte, Lajtnat, Brehti, Hygoi, Myse, Bajroni, Shell, Bernsi, Eminesku.

Në botën e krijimtarisë letrare, të dijes shkencore dhe të mjeshtrit të rrallë të përkthyesit, Lasgush Poradeci, shteti i kohës e pati lutur që për nevojat e shkollës dhe të universitetit të përkthejë nga gjuha gjermane librin e gjeometrisë. Për këtë nismë të shtetit, poeti, me buzë në gaz, iu drejtua, ashtu siç u ka hije poetëve, pushtetit me fjalët: “Po, unë nuk e di as tabelën e shumëzimit, e unë të përkthej librin e gjeometrisë, si është e mundur?!”. Poetët dhe fusha e dijes si studiues, përkthejnë letërsi dhe fshehtësitë e gjuhës, është thënë më të drejtë në kritikën e përbotshme letrare.

Po kështu, i pati ndodhur shkrimtarit për fëmijë e të rinj Ymer Elshani (1948–1999) në Drenicë. Në vitin 1981, masat represive antishqiptare dhe për shembjen e arsimit shqip në të gjitha rrafshet deri në tempullin e universitetit në Prishtinë, masat e diferencimit politik serbo-jugosllav, e patën lënë pa punë disa vjet dhe anatemimi i tij në fushën e letërsisë për fëmijë u bë shkak i periudhës së vështirë.

Në përkrahje të udhëheqjes së Ndërmarrjes Teknologjike Feronikeli në Gllogofc, shkrimtarin Ymer Elshani e punësojnë si përkthyes në këtë gjigant të teknologjisë e të përpunimit të nikelit, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe në Ballkan. Ndonëse fusha e botës profesionale për shkrimtarin ishte letërsia dhe studimet për këtë krah të letërsisë shqipe, ai pati probleme rreth përkthimeve në rrafshin e teknologjive të Lindjes dhe të Perëndimit që ishin vënë në përdorim në shkritorën e Feronikelit në Gllogofc.

Në drejtorinë e Feronikelit, shkrimtari Ymer Elshani, në ngjashmëri me përkthyesin me normë të Lasgush Poradecit në Tiranë, u tha shkurt e zëshëm: “Unë po kam problem me përkthimet nga fusha e teknologjisë në Feronikel.” Kjo punë, sipas tij, ishte larg fushës së letërsisë që shkrimtari e kishte në dijen dhe opusin e tij si shkrimtar dhe studiues i letërsisë për fëmijë e të rinj në Kosovë. Ky është fati i shkrimtarëve në regjimet totalitare të kohës, ndonëse ata më së miri u bënin opozitarët dhe ligjvënësit për pushtetet, thoshte poeti Shell në shkrimet e tij.

Etiketa: gjeometrisegjuhelasgushlibriporadecishtetiskender
Shkrimi Mëparshëm

Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë

Shkrimi Vijues

Dorëshkrime e dokumente të De Radës në Shqipëri

Të Ngjashme

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë
Kultura

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës
Kultura

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

10 Dhjetor, 2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë
Kultura

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe
Aktualitet

LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

10 Dhjetor, 2025
Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit
Kultura

Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

10 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Kultura

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Dorëshkrime e dokumente të De Radës në Shqipëri

Dorëshkrime e dokumente të De Radës në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

10 Dhjetor, 2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

10 Dhjetor, 2025
Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

10 Dhjetor, 2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës. Patriotët shkruan një faqe të artë të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

LAHUTA NË UNESCO/ Fitorja shqiptare përballë pretendimeve serbe

10 Dhjetor, 2025
Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

10 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist