• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulimi i varrezave historike në Shënmëri të Tiranës, Nikolli: Kjo i hap rrugën studimeve të mëtejshme

Vinny nga Vinny
28 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Zbulohet varrezë mesjetare në Shënmri të Tiranë. Hedh dritë mbi kulturën Arbërore e kësaj zone
0
NDARJET
30
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan dy varreza historike në fshatin Shënmëri të Tiranës. Ata e konsiderojnë këtë si një zbulim të rëndësishëm për trashëgiminë tonë kulturore, pasi dy varrezat i përkasin dy periudhave të ndryshme historike; asaj mesjetare të hershme dhe asaj helenistike.

I ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan, përgjegjësi i sektorit të monitorimit të veprimtarisë arkeologjike nëntokësore dhe nënujore, Erikson Nikolli ndau më shumë detaje rreth këtij zbulimi të rëndësishëm.

Gjatë fjalës së tij ai tha se kanë qenë pikërisht banorët e zonës ata të cilët kishin njoftuar se kishin parë disa eshtra njerëzore. Duke folur për rëndësinë e këtij zbulimi, Nikolli tregoi dhe për objektet e tjera që janë zbuluar, duke theksuar se në këtë zonë po vazhdojnë studime të mëtejshme.

Erikson Nikolli: Ky zbulim ishte surprizues edhe për ne. Informacioni mbi zbulimin e kësaj varreze na erdhi nga banorët vendas, pasi nga ndërtimi i rrugës së re që të çon në Shënmëri, gjatë punimit të rrugës kishin dalë në pah disa eshtra njerëzore dhe banorët erdhën dhe sollën njoftim pranë institucionit tonë. Dhe sigurisht unë dhe kolegu im shkuam për të bërë një verifikim në terren, për të parë se me çfarë kishim të bënim.

Aldo: Impakti i parë i yti, çfarë ishte?

Erikson Nikolli: Që në momentin e parë kuptuam nga konstruksioni i varrit që kishim të bënim me një varrezë të rëndësishme, dhe ngaqë ishte dëmtuar pak kodra kishin dalë në pah disa objekte. Për ne është shumë e rëndësishme, pasi kjo varrezë i përket periudhës mesjetare të hershme dhe është hera e parë që zbulojmë në zonën e Tiranë një varrezë të kësaj periudhe, për më tepër kur filluar gërmimet na doli që kemi edhe një periudhë tjetër më të hershme që është periudha helenistike. Kjo vazhdimësi që nga shekulli IV para herës sonë dhe deri në shekullin IX ose X të Mesjetës tregon që është një vazhdimësi e kësaj varreze që në kohët e lashta. Kjo tregon që banorët vendas e kanë mbajtur mend që këtu ka qenë një varrezë më përpara. Ky zbulim i hap rrugën studimeve të mëtejshme sepse nuk mund të ndalet vetëm këtu, pasi ne kemi edhe një fazë tjetër.

Aldo: A ka pasur më parë dyshime?

Erikson Nikolli: Po nuk është një zonë e panjohur, por nuk janë bërë studime të thelluara. Dihet që në Mesjetë ajo zonë ka qenë shumë e pasur, ka qenë e banuar, përmendet në burimet historike edhe pse me emra të tjerë nga ajo që ka sot, por që potenciali i mundshëm ka qenë gjithmonë aty.

Aldo: Ndërkohë, cilat kanë qenë zbulimet më të rëndësishme që janë bërë deri tani, që pas momentit të parë?

Erikson Nikolli: Që në momentin e parë që zbuluar varrezat e dy periudhave të ndryshme dhe ajo që i përkiste periudhës mesjetare të hershme përmbante një material shumë të pasur dhe asaj që ne e njohim si kultura arbërore dhe ky padyshim është një zbulim i rëndësishëm, pasi e vendos Tiranën në histori dhe e vendos popullatën e Arbërve të lashtë që banonin në zonën e Durrësit, Lezhës, Komanit, Krujës, Përmetit edhe Tirana tani. Kemi gjetur gjithashtu stoli të ndryshme, si dhe objekte të periudhës helenistike që na del shumë e pasur, kjo periudhë nuk njihej në zonë. Për Mesjetën njihej, por në periudhën helenistike nuk dinim asgjë dhe materiali i gjetur është shumë i pasur, pasi tregon për lidhje tregtare dhe ekonomike me qytete të rëndësishme të kohës. Në shumicën e varreve ka dhe armë, gjithmonë e shikojmë që ka një model të tillë, gjithmonë i gjejmë në anën e majtë të trupit që tregon se do të jetë një lloj rituali.

Aldo: Këto objekte që keni gjetur ngjajnë me objekte të tjera që janë gjetur në vende të tjera më parë?

Erikson Nikolli: Ajo që quhet kultura arbërore dhe këto stoli që ne kemi zbuluar si model, si tipologji ne i gjejmë në të gjithë Ballkanin, por të gjitha këto pavarësisht se kanë të njëjtën tip apo formë kanë edhe elementë lokale. Pra ato që ne gjetëm në Shënmëri të Tiranës nuk i gjejmë për shembull në Lezhë./tvklan.al

Etiketa: aldoarberiarkeologjikehistorikenikolishenmerizbulimet
Shkrimi Mëparshëm

Rikthehen ekspeditat arkeologjike në Forumin bizantin në Durrës

Shkrimi Vijues

Një vit më vonë: Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut

Shkrimi Vijues
Një vit më vonë: Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut

Një vit më vonë: Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

12 Mars, 2026
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

12 Mars, 2026
Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026
Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.