E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shteti inicion dhe harron dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut

17 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në 85-vjetorin e lindjes së aktorit shqiptar me nam botëror, Bekim Fehmiu, kryeministri Albin Kurti kishte bërë përmbledhje të biografisë së artistit nga Kosova. Por kishte shkuar edhe më tej. “Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet e kulturës me kujdes do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut”, kishte thënë ai. Por tre vjet më vonë, lëre që nuk ka pasur “program vjetor dhe të përhershëm”, por as nuk është ndarë çmimi “Bekim Fehmiu”, simbolika e vetme me të cilën është nderuar aktori një herë në vit

 Në ditën e parë të qershorit të vitit 2021, Ministria e Kulturës kishte organizuar një alamet ngjarje. Ceremonia e dhënies së çmimit kombëtar për vepër jetësore për kinematografi “Bekim Fehmiu” ishte zhvendosur nga kabineti i ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, në “Kino Armatë”. Aty udhëheqësit institucionalë, në krye me kryeministrin Albin Kurti, kishin treguar  se shteti do të kthejë kokën nga krijimtaria e aktorit të pashoq në këto anë. Por realisht derivati i deritashëm është veç një listë propozimesh për të dokumentuar veprimtarinë e Bekim Fehmiut, e cila ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Kulturës. Procesi nuk ka ecur më, siç ka ngjarë me shumë nisma të tjera kulturore që Qeveria i prezanton me pompozitet.

Në 85-vjetorin e lindjes së aktorit shqiptar me nam botërore, Bekim Fehmiu, kryeministri Albin Kurti kishte bërë përmbledhje të biografisë së artistit nga Kosova. Por kishte shkuar edhe më tej.

“Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet e kulturës me kujdes do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut”, kishte thënë ai. Por tre vjet më vonë, lërë që nuk ka pasur “program vjetor dhe të përhershëm”, por as nuk është ndarë çmimi “Bekim Fehmiu”, simbolika e vetme me të cilën është nderuar aktori një herë në vit.

Në ditën e premtimeve të mëdha ishte bërë me dije se ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka marrë vendim për emërimin e grupit punues për hartimin e planit shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore. Fadil Hysaj, Milazim Salihu, Fahri Musliu, Melihate Qena, Agon Fehmiu, Vlora Nikqi, Jehona Shyti, Bislim Bislimi, Ilir Gjocaj, Lum Çitaku dhe Burim Susuri, qenë anëtarët e grupit punues.

Ky grup në fund të vitit 2021 do t’i propozonte Ministrisë së Kulturës që të themelohej kinoteka e Kosovës, “Bekim Fehmiu”, pjesë e saj të jetë Pavijoni i Bekim Fehmiut, një festival ndërkombëtar studentor i filmit dhe tetarit “Bekim Fehmiu”, përkthimi në anglisht i vëllimeve autobiografike “Shkëlqim dhe tmerr” e po ashtu monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, me autor gazetarin veteran Fahri Musliu. Më pas propozohej që Presidenca t’i japë dekoratën më të lartë shtetërore post mortum Bekim Fehmiut, një fondacion me emër të aktorit që do të mbështeste edukimin e studentëve jashtë vendit, si dhe shfaqja e filmave ku luan Fehmiu në televizionin publik, përfshirë “Odisenë”.

Por grupi nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje. Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i grupit, Fadil Hysaj.

“Ne i kemi dorëzuar propozimet dhe më nuk dimë asgjë. Ne si proces e kemi përfunduar”, ka thënë Hysaj. Gazetari veteran, Fahri Musliu, në shtatorin e vitit 2023, dy vjet pas propozimeve që kanë bërë, kishte njoftuar kolegët e grupit punues se më nuk do të jetë pjesë e këtij formacioni.

“Në dy takime me ministrin (vjet në vjeshtë dhe sivjet në fund të korrikut) kuptova se ministri nuk e ka miratuar propozim-dokumentin tonë dhe nuk u është përgjigjur kërkesave të mia me gojë e me shkrim për ta ndihmuar të paktën filmin. Përgjigjet e tij kanë qenë se duhet të aplikoj në ftesën për subvencionimin e projekteve, mirëpo duke u nisur nga fakti se më 2019 dhe 2020 aplikacioni ynë është refuzuar nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të QKK-së, që ia kam thënë edhe ministrit, atëherë nuk e kemi pa të udhës që të përjetojmë fatin e njëjtë”, shkruhet në letrën e përcjellë me postë elektronike. Propozimet përfshinin edhe ndihmesë financiare për dokumentarin “Bekim Fehmiu” të realizuar nga Valmir Tertini e Fahri Musliu.

“Gjithashtu Ministria nuk gjeti mundësi për t’i pranuar dhe vendosur në një vend të sigurt gjësendet e Bekimit, një pjesë të të cilave i ka sjellë bashkëshortja e tij, Branka Petriq-Fehmniu, në dhjetor të 2022 në Prishtinë”, shkruhet në këtë letër. Aty Musliu thotë se për shkak të të gjitha këtyre veprimeve nuk dëshiron që emri i tij “të përdoret si mbulesë për premtime boshe, apo mashtrime, sepse kurrë në jetë nuk i kam pranuar improvizimet dhe veprimet e tilla, para së gjithash,  të zyrtarëve”.

“Sepse si është e mundur që kryeministri më 1 qershor 2021 e shpall Bekimin personalitet për të cilin do të kujdeset shteti e në anën tjetër luhet loja e djallit me premtime boshe e mashtruese”, ka shkruar Musliu aty.

Musliu ka thënë se nuk ka fjalë për qasjen e Qeverisë në raport me figurën e Bekim Fehmiut.

“Pos një premtimi bosh e mashtrues ky kryeministër nuk i respekton premtimet e veta, kurse ministri Çeku e ka mashtruar dhe manipuluar formimin dhe punën e grupit të punës për projektet kushtuar Bekimit”, ka thënë ai. Ka sqaruar se kryeministri Kurti i kishte thënë se Qeveria nuk mund të financojë dokumentarin për Fehmiun dhe i kishte rekomanduar që të bisedonte me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ministria e Kulturës nuk është përgjigjur në pyetjet e KOHËS për iniciativën për dokumentimin e veprimtarisë së aktorit me nam.

Në ceremoninë e vitit 2021 ishte shfaqur filmi “Mbledhësi i puplave” nën regji të Aleksandar Petroviqit, fitues i çmimit “Grand Prix” në Festivalin Cannes, 1967. Me Bekim Fehmiun si protagonistin kryesor (Beli Bora), filmi ka shpalosur tensionet e një komuniteti rom, ku një shitës lokal i puplave dashurohet me një vajzë shumë më të re në moshë.

Bekim Fehmiu u lind në Sarajevë, në vitin 1936, nga një familje e njohur gjakovare, ndërkohë që fëmijërinë e kaloi në Prizren. Ai u bë i famshëm në vitin 1966 pikërisht me filmin “Mbledhësit e puplave” dhe më pas pasuroi karrierën me filmat si: “Aventurieri”, “Të kuq dhe të zinjtë”, “Odiseu” dhe “Përgjithmonë Julia”, duke interpretuar në disa gjuhë dhe përkrah artistëve më të mëdhenj të kohës. Në vitin 1987 Fehmiu braktisi në mënyrë demonstrative shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, duke ia dhënë lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Në vitin 2010, ai kishte kryer vetëvrasje në banesën e tij në Beograd, derisa bashkëshortja Branka Petriq, bashkë me dy djemtë, Uliksin dhe Hedonin, dhe familjarë të tjerë, patën çuar në vend amanetin e aktorit të ndjerë me hedhjen e hirit të tij në Lumbardhin e Prizrenit./koha

Etiketa: bekimdokumentiminfehmiuharronjetesshteti
Shkrimi Mëparshëm

Kujtohet kolosi i operas shqiptare, Prenk Jakova

Shkrimi Vijues

Përvjetori i Pashko Vasës, poeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Përvjetori i Pashko Vasës, poeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Përvjetori i Pashko Vasës, poeti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist