E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Tiranë, Marshimi për Drejtësinë mbledh para qeverisë protestuesit për vrasjen e Eglantin Progës

20 Gusht, 2024
Në Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarë të Tiranës dhe të Pogradecit, veprimtarë të shoqërisë civile dhe të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” morën pjesë në Marshimin për Drejtësinë nga sheshi Skënderbej deri te Kryeministria. Protesta mori shkas nga vrasja në Pogradec e Eglantin Progës 9 ditë më parë, sipas policisë, si pasojë një konflikti.

Me parrullat “Drejtësi për Eglin!” dhe “Ku është Drejtësia?”, ata zhvilluan një tubim para selisë së qeverisë, ku morën fjalën, që bënë thirrje për ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Familjarët dhe veprimtarë opozitarë akuzuan policinë dhe organet e drejtësisë se fshehën rrethana të ngjarjes për të favorizuar autorin e dyshuar, por autoritetet hodhën poshtë këto pretendime.

Jonida Proga, motra e viktimës, tha në tubim se nuk ishte vetëm një, por ishin katër dhunues të vëllait të saj në mes të qytetit, që e goditën mizorisht në bashkëpunim dhe i morën jetën.

“Njëri nga autorët u dorëzua në shoqërinë e avoktatit pasi fjeti gjumë, ndërsa tre të tjerët jetojnë të lirë, ndërsa provat u fshehën. Kjo është drejtësia? Nuk dua të politizohet asgjë. Duam vetëm drejtësi. Kjo është një vrasje në bashkëpunim”, tha Jonida, e cila theksoi se ka studiuar për drejtësi dhe se do të ndjekë me detaje vrasjen e vëllait të saj deri në dënimin e autorëve.

Ajo kërkoi ngritjen e një grupi pune me ekspertë të huaj për rikuperimin e videove të fshira në vendngjarje, si dhe shkarkim të drejtuesve të policisë dhe të spitalit.

Avokati Adriatik Lapaj, drejtues i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është njëkohësisht edhe pjesëtar i grupit të avokatëve të familjes Proga.

“Kjo shoqëria jonë duhet të reagojë dhe të mos lejojë të ikin kështu nga jeta njerëzit e saj as pa u zbardhur vrasja dhe shkaqet si në rastin e Eglit. Ne duhet t’u ndalim dorën gangsterëve të lidhur me pushtetin”, tha zoti Lapaj.

Dorina Prethi, një tjetër protestuese, tha në tubim se ngjarja e Pogradecit mund t’i ndodhte secilit në Shqipëri, por ngjarje të tilla duhet t’i bashkojnë njerëzit.

“Është një ngjarje që mund t’i kishte ndodhur secilit nga ne. Ne jemi sot një shoqëri që ndjejmë frikë dhe pasiguri të madhe. Frikë për të ruajtur punën dhe bizneset, t’u shmangemi gjobave. Po tani, që humbim jetën, nga se duhet të kemi frikë? Vazhdojmë të jemi një shoqëri pa ndjeshmërinë dhe pa reagimin e duhur, pa përgjegjshmërinë e duhur sociale, ndaj duhet të reagojmë”, tha zonja Prethi.

Një tjetër protestuese, Merita Bekteshi, tha në tubim se heshtja ndaj padrejtësive është një reagim i gabuar.

“Erdha të mbështes Jonidën në protestën për vrasjen e vëllait, por në fakt është ajo që po na jep zemër ne që të reagojmë kundër krimeve. Edhe ne na kanë rënë telefonat, për t’u tërhequr përballë padrejtësisë, duke na kërcënuar se do të na gjobitin apo se do të humbim biznesin apo pronën, por edhe heshtja ka një kufi”, tha zonja Bekteshi.

Pjesëmarrës të tjerë si John Vasili pohuan se vrasja e Egli Progës në Pogradec është revoltuese si humbje njerëzore dhe si manipulim zyrash. “Kaq shumë policë që e rrethojnë këtë tubim kanë ardhur që të mbrojnë gangsterët e zyrave nga ne, ndërsa gjysma e qeverisë është nën akuza për krime dhe korrupsion. Kjo nuk është drejtësia që duam ne, qytetarët, se ky shtet me gangstera po na vret ne qytetarët e ndershëm, që e duam jetën dhe ligjin. Asnjë nga këta zyrtarët e lartë në qeveri nuk do të pranonte atë nivel hetimi si rasti i Egli Progës në Pogradec, nëse do t’u kishte ndodhur me fëmijët e tyre”, tha zoti Vasili.

Inxhinieri Azmer Duleviç theksoi se frika e qytetarëve përballë padrejtësive duhet të marrë fund. “Rrimë heshtur dhe padrejtësitë vazhdojnë derisa vijnë në derë të shtëpisë tonë. Kjo heshtje duhet të marrë fund për të mirën e fëmijëve tanë”, tha ai.

Profesori Ervis Çela hodhi dyshime se në administratën e sistemit gjyqësor janë kryer emërime partiake, njerëz të kapur nga krimi dhe korrupsioni. “Në drejtësi na duhen njerëz të zgjedhur mbi baza meritokracie dhe jo njerëz të kapur. Ata duan të na trembim që të mos reagojmë. Indiferenca nuk na ndihmon dhe këto kauza duhet t’i ndjekim deri në fund, derisa të përmbushen”, tha ai në tubim.

Avokati Dritan Laskaj tha se ngjarjet e hidhura se ajo e Pogradecit janë një mësim për të gjithë. “Ne duam sot drejtësi për Eglin, që nesër të mos kemi viktimë një Egli tjetër, që të mos vijë radha secilit prej nesh. Njerëzit e policisë dhe drejtësisë, që paguhen me taksat tona, nuk duhet të marrin urdhëra nga krimi”, tha ai.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë dyshimet për fshehje të ngjarjes apo manipulim të fakteve, duke theksuar se për zbardhjen e ngjarjes janë zbatuar të gjithë procedurat standarte të hetimit.

Sipas tyre, autori i dyshuar u kap në një kohë të shpejtë, ndërsa tre persona të tjerë janë nën akuzë për moskallëzim krimi. Hetime të hollësishme për ngjarjen kërkoi edhe institucioni i Avokatit të Popullit./voa

Etiketa: egliprogaprotestatirane
Shkrimi Mëparshëm

Ndarja nga jeta e Vera Zhejit, Begaj: “Zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

Shkrimi Vijues

Si e përktheu Gjon Shllaku në qeli Iliadën e Homerit

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Si e përktheu Gjon Shllaku në qeli Iliadën e Homerit

Si e përktheu Gjon Shllaku në qeli Iliadën e Homerit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist