• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kalaja e fshehtë e Skënderbeut në Kurbin

Vinny nga Vinny
9 Mars, 2024
Në Aktualitet, Kultura
0
Kalaja e fshehtë e Skënderbeut në Kurbin
0
NDARJET
81
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga valëzimet e fundit të shpatit lindor të malit të Predonit, 527 m mbi nivelin e detit, ndodhet Kalaja e fshehtë e Skënderbeut.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër solli të dhëna për këtë vendndodhje që nuk njihet shumë nga publiku.

Rrjedhja e sipërme e përroit të Hurdhasës (degë e lumit Mat) e ndan kalanëë nga Mali i Skënderbeut, ndërsa në veri e në jug të kalasë ndodhet lugina e Gallatës.

Kjo kala ngrihet mbi një terren shkëmbor që ka formë pak a shumë konike. Në anën  jugore ka një humnerë të thiktë rreth 80 m, e cila ka bërë të panevojshëm fortifikimin në këtë pjesë të kalasë.

Muri rrethues përbën vetëm 96 m. të perimetrit të sistemit fortifikues të kalasë, sepse pjesa tjetër e tij mbrohej nga kulla dhe humnera në anën jugore.

Gjerësia e këtij muri është e ndryshme, sikurse ajo e mureve të mjaft kalave mesjetare të vendit tonë.

Gjetja gjithnjë në shtresën e hollë kulturore e një numri gjylesh guri të dëmtuara do të thotë se jeta e shkurtër e kalasë është e lidhur kronologjikisht me përdorimin e tyre. Këto gjyle nuk mund të jenë më të hershme se të shek. XIV, sepse armët e zjarrit u përhapën në Evropën Jugore vetëm rreth vitit 1350.

Disa të dhëna na bëjnë të ditur se nga fundi i shek. XIV dhe  fillimi i shek. XV ishin bërë përpjekje nga Balshajt dhe Topiajt për të pajisur ushtritë e tyre me topa.

Në burimet historike kjo kala nuk përmendet as në listën e atyre që iu morën apo iu shkatërruan Gjon Kastriotit më 1430,  as edhe ndër ato që mori Skënderbeu më 1443. Në këto burime del qartë se ky i fundit zhvilloi një veprimtari të dendur ndërtimore për rindërtim të kalave.

Kalaja për të cilën po flasim është ndërtuar mbas vitit 1451. Edhe planimetria e kalasë është ndërtuar në mënyrë të tillë që të zvogëlonte efektin e mundshëm të goditjeve të artilerisë armike. Kështu përballë valëzimit më të afërt të shpatit lindor, prej nga kalaja mund të goditej më lehtë, është vendosur kulla e vetme me trashësi rreth dy herë më të madhe se ajo e murit rrethues. Ajo mbronte edhe hyrjen veriore dhe pjesën e drejtë të murit rrethues..atsh

Etiketa: fshehtekalajakurbinskenderbeut
Shkrimi Mëparshëm

Nderohet Hasan Prishtina! Përurohet në Elbasan memoriali për atdhetarin që kontribuoi për arsimin

Shkrimi Vijues

Dy datëvdekjet e Ali Pashë Tepelenës, 1822 apo 1830?

Shkrimi Vijues
Dy datëvdekjet e Ali Pashë Tepelenës, 1822 apo 1830?

Dy datëvdekjet e Ali Pashë Tepelenës, 1822 apo 1830?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

9 Shtator, 2026
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

8 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist