E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Më 16 janar lindi “Babai i Kombit”, Ismail bej Vlora

17 Janar, 2024
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Më 16 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut.

Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.

Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cenimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar. /atsh

Etiketa: babaiismailkombitqemli
Shkrimi Mëparshëm

U lirua më 10 tetor, Prokuroria e Tiranës rekurs, kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhajt

Shkrimi Vijues

“Skënderbeu përtej figurës së luftëtarit”, historiani Xhufi zbulon më shumë rreth Heroit Kombëtar

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist