• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ferdinand d’Orléans, Duka i Montpensier, francezi që erdhi në Vlorë për fronin e Shqipërisë

Vinny nga Vinny
24 Tetor, 2024
Në Kultura
0
Ferdinand d’Orléans, Duka i Montpensier, francezi që erdhi në Vlorë për fronin e Shqipërisë
0
NDARJET
26
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Një dukë francez në Vlorë

Një nga pesë kandidaturat mbretërore me pretendim në fronin e mudshëm shqiptar, më mirë se kushdo na e rrëfen vetë Ismail Qemali në kujtimet e tij. “Një mbrëmje, andej nga fundi i marsit të 1913 – shkruan ai – mësuam se një anije me flamur britanik ishte ankoruar në port dhe kishte sjellë lajmin se bllokada detare ishte hequr. Natyrisht, ishim të lumtur nga ky lajm. Të nesërmen në mëngjes më informuan se anija në fjalë ishte jahti i Dukës de Montepensier, vëllait më të vogël të Dukës së Orleanit.

Duka më nisi një lajmëtar me një mesazh me anë të të cilit Madhëria e Tij më komunikonte qëllimin e vizitës së tij, që ishte dëshira për të paraqitur kandidaturën e tij për fronin e Shqipërisë. Letra ishte e shoqëruar me një ftesë për drekë në jaht. Unë pranova dhe, pasi hëngrëm, patëm një bisedë të gjatë në të cilën ai më përsëriti qëllimet e tij. E sigurova se do të isha i lumtur qoftë për vete, qoftë për vendin tim që një fisnik nga familja mbretërore franceze të shpresonte për detyrën e vështirë, por të nderuar të mbretërimit në Shqipëri, por isha i detyruar të shtoja se bllokada e gjatë na kishte mbajtur për shumë kohë larg të kuptuarit se cila ishte gjendja jonë e tanishme në raport me fuqitë europiane dhe andaj më vinte keq që nuk do të ishim në gjendje të merrnim një vendim të prerë, qoftë ky edhe në përputhje me dëshirat tona”.
Tashmë është bërë e famshme fotografia që tregon Ismail Qemalin, Isa Boletinin e të tjerët duke u nisur nga Vlora për në Londër. E pra varka po i çonte pikërisht në jahtin e Montpensierit. Me të udhëtuan deri në Brindisi.

Jahti që transportoi Ismail Qemalin në Itali

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, kryeministri i parë shqiptar nisi një udhëtim për të marrë pjesë në Konferencën e Londrës.
Duke u nisur nga brigjet e Shqipërisë, ai u transportua në Trieste të Italisë me jahtin “Mekong” në pronësi të Princit Ferdinand, Duka i Montpensier, anëtar i familjes së njohur Bourbon-Orleans.

Me të mbërritur në Itali, ai u sqaroi gazetarëve se Shqipëria kishte shpallur pavarësinë e saj dhe një nga objektivat e qeverisë së re ishte të gjente një Princ të përshtatshëm për Shqipërinë.
Ambasadori osman në Itali kritikoi deklaratat e Kemalit për kërkimin e një princi evropian, duke argumentuar se Qemali përfaqësonte vetëm Shqipërinë e Jugut dhe nuk kishte të drejtë të fliste në emër të të gjithë shqiptarëve.
Ferdinandi, i cili kishte lehtësuar transportin e Ismail Qemalit dhe të rrethit të tij në Evropë, u bë një nga kandidatët për fronin shqiptar gjatë Kongresit të Triestes në shkurt 1913.

Veçmas Ferdinand d’Orléans, kandidaturat e tjera ishin;

Huan de Aladro (Gjin Kastrioti)

Albert Gjika

Ahmed Fuad

Princ W.Vidi

Përgatiti Elis Buba/usalbanianmediagroup

Shkrimi Mëparshëm

“Odise Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta”/ Ekspozitë e artistëve të jugut

Shkrimi Vijues

Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868

Shkrimi Vijues
Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868

Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist