E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Pal Engjëlli, pagëzor dhe lajmëtar i shqipes së shkruar! Figurë përfaqësuese e vlerave intelektuale, shpirtërore, atdhetare dhe fetare

10 Nëntor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

NGA BEHAR GJOKA

Në mes të Motit të Madh, një simbolikë domethënëse e identifikimit të bëmave heroike të arbnorëve dhe kryetrimit të asaj epoke, Gjergj Kastriot Skënderbeut, ka një lidhje shumë të fortë, një lidhje unike dhe të ndërsjellë, aq sa nuk mendohet të kuptohen të shkëputura nga njëra-tjera.

Ky unitet organik, që është gdhendur, nga shekulli në shekull, në mijëra libra dhe vepra artistike në të gjithë botën, e ka skalitur të plotë figurën e heroit kombëtar, ndërsa vetë epokën e qëndresës shqiptare në shekullin e XV, e ka përveçuar si shenjën më emblematike të ekzistencës së kombit shqiptar. Megjithatë, pjesa e pandarë dhe faktike e kësaj periudhe tepër të rëndësishme historike, e përmasave të pazakonta të kohës dhe të heroit tonë janë edhe bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut, udhëheqës dhe bashkëluftëtarë që me praninë edhe aktet e tyre, i dhanë zë kohës, shekullit të madh të qëndresës heroike të shqiptarëve, të një lufte me kaq shumë sakrifica përballë hordhive osmane.

Në mesin e tyre spikat figura e Pal Engjëllit, jo vetëm si këshilltar sipëror dhe bashkëluftuar i pandarë, por më tepër si një figurë përfaqësuese e vlerave intelektuale dhe shpirtërore, e vlerave atdhetare dhe fetare, që i zgjeruan dimensionet e qëndresës shqiptare, duke i vendosur në ndërlidhje me epokën e humanizmit, i cili përkon me Rilindjen Evropiane. Të qenët e tij kaq pranë figurës qindore të Motit të Madh, me vepra dhe kontribute të dallueshme, me një rol primar si përfaqësues i diplomacisë së Gjergj Kastriotit, por ndarazi edhe si një klerik mendjendritur, e bën të pashmangshme dhe vlerë-plotë nxjerrjen në dritë të përmasave të kësaj figure unikale të periudhës në fjalë. Data 8 nëntor 1462, së paku gjer më tani, shënon gjurmën e parë të dokumentuar të shkrimit të gjuhës shqipe, të realizuar nga ana e arbnorit Pal Engjëlli.

Mbajtja e Kuvendit Kishtar në kishën e Shën Trinisë, nën drejtimin e Pal Engjëllit, Arqipeshkv i Durrësit, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut, prijatari i diplomacisë arbnore, ka vlera të jashtëzakonshme historike. Në artikullin “Leksiku historik i gjuhës shqipe”, botuar në Shkodër në vitin 1996, Kolë Ashta nënvizon: “Ndërkohë, me sa duket u muar me vizitën baritore, të cilën e vendosi në Mat, në këtë krahinë të Kastriotëve e iu vu përgaditjes që të mbledhë Kuvendin”. Formula e Pagëzimit, rrethanat e mbijetesës, që e sollën në skenë, veçmas karakteri sakral dhe institucional i zbatueshmërisë, si një e drejtë që buronte nga vendimet e marra në kuvend, është një tekst që fiton vlera emblematike, shpirtërore, gjuhësore dhe historike: “Unte’ paghesont premnenit Atit et’birit et spertit senit”. Në disa burime arkivore gjenden jon pak dëshmi dokumentare, sipas të cilave Kuvendi kishtar është mbajtur në Mat, në kishën që mban emrin e Shën Trinisë, ndonëse ende nuk është saktësuar përfundimisht vendi dhe kisha, madje pavarësisht të dhënave tërthore që jepen se është mbajtur në njërën nga kisha t e dioqezës së Lisit të Matit, që në shekullin e XV ishte nën juridiksionin e Arqipeshkopatës së Durrësit. Në rrafshin gjuhësor, që mbase përbën të dhënën më të padiskutueshme në gjithë këtë mjegullsi, të mbajtjes së kuvendit dhe të përcaktimit të natyrës dhe misionit të formulës së pagëzimit, Eqerem Çabej shkruan: “…në shpirti, do menduar se kemi të bëjmë me një trajtë reale, trajtë e shqiptimit krahinor, sikundër flitet edhe sot në anët e Matit dhe Lurës, ku thonë pikërisht shpert, më duel shperti…”.

Të qenët at shpirtëror, përveç bëmave lapidare të kryera në jetën përdëlluese të Pal Engjëllit, plazmohet në tri përmasa të identifikuara në dokumentet arkivore, të cilat shpalohen përmes aktesh të qarta: Si prelat i paepur dhe vizionar, që përkujdeset për grigjën e vet, për shqiptarët e besimit katolik, duke ndërmarrë herë pas herë udhëtime nëpër krahinat më të thella, për herë të parë me sytë e vet gjendjen, si dhe për të nxitur organizimin e kuvendeve, si nevojë e komunikim dhe mbijetese e qenies shqiptare, në situatën e amullisë së një lufte heroike dhe me shumë sakrifica. Si burrështetas largpamës, këshilltar i pandarë i Skënderbeut, në ndërmjetësimin e marrëdhënieve me Raguzën, Napolin, Venedikun vet Papatin e Vatikanit, e shumë akte të tjera, duke vënë kështu themelet e diplomacisë arbnore, por edhe të një modeli diplomati, që gërshetonte dijen me humanizmin, në dobi të shtetit të arbrit dhe grigjës abnore.

Sipërmarrja e pazakontë për të futur gjuhën shqipe në shërbesat fetare, që kulmon me Formulën e Pagëzimit, si një akt i pashembullt reformator në historinë e Vatikanit, për të shpëtuar njeriun nga konvertimi detyrues, që ndërmorën hordhitë osmane, menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Tiparet e gdhendura në jetën dhe veprën shembullore të Pal Engjëllit, si at shpirtëror fetar, po kaq si at shpirtëror i qenies arbnore, i fatit të gjuhës dhe kulturës, janë të mjaftueshme për të parë te bëmat e tij prijatarin e priftërinjve katolikë, për t’i shërbyer atdheut dhe fesë, si një union i vlerave shpirtërore, që mbajti gjallë ëndrrën e gjallimit të qenies arbnore. Shenja fillestare e projektuar me ndihmesën e Pal Engjëllit, po në atë devizë, të atdheut dhe fesë, formësohet dhe shqiptohet në veprën e Buzukut, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, në letërsinë e hershme shqipe. po me atë vokacion të njëmendtë të atdheut dhe fesë, që përbëjnë shtigjet e mbijetesës së qenies arbnore, formulohet kaq fuqishëm në veprën letrare, fetare dhe atdhetare të rilindëseve, si dhe të mjeshtërve të tjerë të shqipes, që ruajtën shpirtin e kombit, aspiratën për liri dhe përparim.

Përvjetori i dokumentit të parë shqip, “Formula e Pagëzimit” e Pal Engjëllit

Më 8 nëntor 1462 u shkrua dokumenti i parë në shqip, “Formula e Pagëzimit”. Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht. Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës. Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast rreziku vdekjeje, me fjalët e Formulës së Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij.

Etiketa: engjelligjuhepagezuespalshkruarshqipe
Shkrimi Mëparshëm

Odhise Paskali, skalitësi i historisë

Shkrimi Vijues

Kur shqiptari kthehet në bashibozuk

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Kur shqiptari kthehet në bashibozuk

Kur shqiptari kthehet në bashibozuk

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist