• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Shuteriqi më 1952: Për toskërishten, sepse nga jugu i kemi kuadrot e Partisë!

Vinny nga Vinny
20 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Shuteriqi më 1952: Për toskërishten, sepse nga jugu i kemi kuadrot e Partisë!
0
NDARJET
79
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Aurel Plasari

Prej “Kujtimeve” të Injac Zamputit u vura të shfletoj botimin e hershëm “Buletin për shkencat shoqërore”, 1952/1.

Janar 1952: mbahet ‘Konferenca I Kombëtare për Gjuhën’. Thelbi i diskutimeve: nëse në bazë të një “gjuhe letrare kombëtare” duhet të vihet gegënishtja apo toskërishtja. Referatin kryesor e mban Dh. S. Shuteriqi. Vetë deri asohere ka shkruar e ka botuar në gegënisht, por në referat orvatet të vërtetojë “epërsinë” e toskërishtes ndaj gegënishtes, së fundi edhe me argumentin: “… kuadrot e Partisë shumica janë nga Jugu, aty ku ndodhet vatra e lëvizjes nacional-çlirimtare”.

Argumentet e tij i kundërshtojnë: Aleksandër Xhuvani i pari, mandej Çabej, Dodbiba, Myderrizi, Domi, Zamputi etj. Ja, më i moshuari, Xhuvani:

“Pavarësisht nga rregullat e asaj Komisije [Komisija Letrare Shqipe në Shkodër 1916-1918, – A.P.], këto dy dialekte, tue u shkrue mbas mënyrës së tyne qysh prej Rilindjes deri në kohë tona, kanë influencue njeni-tjetrin […] Si duket, pra, këto dy dialekte kanë influencue njeni-tjetrin tue ecë së bashku si dy qé në një përmendë […] Duhet të shtojmë se, sikundër ndodh puna me mësimin e gjuhës në shkolla, kështu ndodh kjo edhe me shkrimin e përdorimin e gjuhës prej brezit të sotëm: brezi i sotëm i Shqipnisë së Mesme dhe të Veriut, i vjetër e i ri, ka gegënishten për të folme amtare, asht mësue me këte dhe me këte të folme i ka ba studimet e tij në shkollat fillore e në të mesmet. Me qenë se nuk e ka përvetësue toskënishten dhe e di fort pak, kur do të përdorë këte në të folun, do të bajë gabime e do të flasë një gjuhë të trazueme për mysybet, sikurse asht vërejte sa e sa herë  kjo punë […] Prandaj jam i mendimit se brezi i sotëm intelektual duhet të shkruejë në dialektin e vet, që të mund të nxjerrë ndonji prodhim me vlerë, e të mos i vihet ndalesë përdorimit të gegënishtes në shtyp e në prodhime letrare”.

Për fatin e mirë të historisë, do të duheshin këto “Kujtime” të njërit prej pjesëmarrësve në atë Konferencë që të mësohet sesi, ndërsa Aleksandër Xhuvani parashtronte argumentet e veta, papritmas ndërhynte Mehmet Shehu duke ia prerë fjalën me një “E morëm vesh! Ç’e zgjat më!”.

“E kam parasysh atë plak të cilit pothuej iu muer goja (se edhe pak e kishte prej natyre) dhe detyrimisht i ra shkurt dhe e mbylli referatin”, ka shënuar Zamputi. “Ja çfarë mund të bajë frika në shkencë!”. Dhe Zamputit të “Kujtimeve” i bëhet se e sheh Mësuesin, d.m.th. Xhuvanin, tok me Luigj Gurakuqin, tek u grahte kuajve në të ri për të hapur “Normalen” e Elbasanit. Etj.

*   *  *

Sot standardi i shqipes së shkruar është imponuar si normë. Vetë, që shkruaj këtë shënim, jam njëri nga zbatuesit korrektë të tij qysh kur kam filluar të botoj më 1973 (!). Duke përfshirë mijëra faqe shkrime, libra, publicistikë, por sidomos përkthime nga letërsia botërore, jam i bindur se, për nga ana sasiore, e  kam lavruar (nga: lavër, bëj lavër dhe jo lëvër) standardin më shumë se do gjuhëtarë të sotëm fanatikë, pra i bie që ai të jetë më fort imi se i tyri. Sa për cilësinë, atë e gjykojnë lexuesit. Por, vlerësoj në të mirë të historisë që propagandës për “lirinë shkencore” nën diktaturë t’i jepet fund. Në mos po e duan me atë të Mehmetit shkencëtar: E morëm vesh! Ç’e zgjatni më!

Etiketa: partiseshuteriqitoskerishtenudheheqesit
Shkrimi Mëparshëm

Ismail Kadare flet për herë të parë pas dekorimit nga Macron: Kosova është Shqipëri, i uroj liri të plotë

Shkrimi Vijues

“National Geographic Portugal”: “Vjosa”, Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Shkrimi Vijues
“National Geographic Portugal”: “Vjosa”, Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

“National Geographic Portugal”: “Vjosa”, Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist