Presidenti i Francës, Emanuel Macron i dorëzon shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Tiranë për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara nesër. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.
Ceremonia u mbajt te Pallati i Brigadave, ku Macron vlerësoi punën e Kadares, duke përmendur edhe disa nga veprat e tij. Ai e vlerësoi Kadarenë për rolin si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës dhe për lidhjen që mishëron mes Shqipërisë dhe Francës.
“Ju jeni përfundimisht nga sëra e Kunderës, nga ata që ja rrëmbenin çdo fjalë heshtjes, ata që çdo roman rrezikonte të ishte epitaf i karrierës suaj. Ngaqë ju shkruar dhe jetuat si një njeri i lirë në një Shqipëri që në atë kohë nuk ishte i lirë. Ju u rritët në një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh që ju e populloni me ëndrrat dhe leximet tuaja. Ju rishpikni një letërsi sepse ajo ekziston vetëm kur rreziku është atje. Dy herë u akuzuat se nxitët rebelimin dhe u internuat me punë fizike. I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje që ju kanë penguar të nxirrnit zërin tuaj, por të jeni i sigurt që vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj”, tha ai.
“Ajo është forcuar në kundërshti, ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat. Ajo ka treguar atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe që e mbart ende sot kryeministri juaj me shumë talent, këtë dashuroi për Evropën, këtë evidencë të një vendi mesdhetar që shikon drejt perëndimit dhe drejt nesh. Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje që mishëroni mes Shqipërisë dhe Francës kam nderin t’ju ngre në Gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, u shpreh Macron.
Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hënë (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Ai vjen pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim që e humbi për shkak se shtyu me disa orë vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).