E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Zajednica greke e Fred Belerit

22 Shtator, 2023
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Hila

Në një botë normale gjithkush do çuditej pse Greqia ka hedhur gjithë bateritë në luftë për të marrë një bashki për të cilën kanë votuar në favor të kandidatit të saj katër mijë votues. Nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut e as me parimet e demokracisë pasi janë një fushë që ky shtet i njeh vetëm në teori. Është e gjitha një plan më i gjerë, tipik si skedinat e futbollit ku ti fut vetëm një grusht lekë për të fituar një thes prej tyre.

Greqia nuk ka hallin e Belerit. Për të, Beleri vlen po aq sa një ushtar në fushën e shahut. Ajo po luan fort sepse i ka ardhur një shans i rrallë në dorë që vështirë të vijë prapë. Furia e investimeve shqiptare në zonën e bregut ka ngjallur probleme pronësie me vendasit dhe jo vetëm me ata që quhen grekofonë, por edhe me shqiptarët e pastër. Krahas shkrehjes se socialistëve që e quanin një fitore të sigurt në një zonë e cila përfshinte edhe fshatra të thekura shqiptare, por që për inat të Gjergji Goros vajtën të flinin me Fredi Belerin ose nuk votuan fare; shto edhe votat e opozitës që po shikonte rastin që pesë bashkive të saj të mjera t’i shtonte edhe një të gjashtë pavarësisht kostove afatgjata, bënë që 2.500 votat historike të grekofonëve të shkonin në 4.000.

Fredi Beleri fitoi me 19 vota, vota që për Athinën janë flori. Me vetëm një grusht votash ajo fiton një bashki, e cila fillon nga Qafa e Llogarasë dhe përfundon në Sarandë. Aty lidhet me komunën e Finiqit dhe pastaj me atë të Dropullit duke krijuar një njësi kompakte territoriale që shtrihet pikërisht tek ajo zonë që pretendohet nga grekët si Vorio Epiri.

Duket si fantazi? Aspak. Greqia punon me plane afatgjata dhe këmbëngulëse. Kush e mendonte para 30 vjetësh se Himara do bëhej një vatër konflikti? Kush e mendonte se në vitin 2023 elementi shqiptar do frikësohej në këtë zonë nga një tufë fekalesh shoviniste dhe gjakprishur? Kush e fantazonte se pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit elementi mysliman shqiptar do quhej nga këta tipa si “turk”? E pra ka ndodhur.

Në kohën e komunizmit kur qenia minoritet kërkonte pasjen e njërit nga prindërit të kombësisë greke, vendi kishte 120 mijë minoritarë. Sot ato fshatra janë pothuajse të zbrazura dhe vështirë se do rimbushen, por agjenda greke ka përparuar sikur këta janë dyfishuar dhe jemi në kohën kur pranohet si normale që një person nëse ndihet grek mund të quhet grek. Natyrisht një çmenduri për botën normale por aspak për të fandaksurit nga shovinizmi.

Pavarësisht politikës së Ramës për zero probleme, me Greqinë funksionon vetëm realpolitika. Është e vështirë në një vend ku Ilir Meta i jep shtetësinë Janullatosit që e ka kthyer Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në një repart sulmi të politikave greke, apo të një opozite që e ul çdo ditë çmimin e vet të blerjes, vetëm që t’i fusë stërkëmbësa qeverisë. Nga ana jonë duhet ngritur me forcë çështja çame, të larguarit me forcë pas luftës së fundit, të burgosurit me gjyqe fake, të drejtat e njeriut, emërtimet e fshatrave, ringjallja e gjithçkaje që është shqiptare. Zbythja shqiptare në këtë rajon merret për dobësi.

Shqipëria ende është shtet i varfër por nga një përplasje me Greqinë më shumë humb kjo e fundit. Humbin biznesmenët e saj që kanë investuar këtu, humbin minoritarët e saj dhe shumë më pak shqiptarët. Për fat tashmë pesha kryesore e emigracionit shqiptar është zhvendosur në Itali, Gjermani dhe Amerikën Veriore, kështu që operacioneve fshesa të Greqisë u mbetet vetëm bishti në dorë. Shqipërisë, kroatëve dhe bullgarëve u ka ardhur në majë të hundës me fodullëkun dhe arrogancën helene. Ka ardhur koha që edhe grekët të ndihen të barabartë.

Etiketa: beleridritanfredigrekehilazajednica
Shkrimi Mëparshëm

Në vëmendje të çdo shqiptari që thotë se është grek. Për 27 foshnjat në fshatin Peshtan që grekët u prenë kokën

Shkrimi Vijues

Shqipëria, kundër qëndrimit të BE-së! Nuk voton deklaratën e Brukselit, “nuk përmendet sulmi terrorist”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Shqipëria, kundër qëndrimit të BE-së! Nuk voton deklaratën e Brukselit, “nuk përmendet sulmi terrorist”

Shqipëria, kundër qëndrimit të BE-së! Nuk voton deklaratën e Brukselit, “nuk përmendet sulmi terrorist”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist