E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Uncategorized

At Shtjefën Gjeçovi, si e shpëtoi prifti këmbanën e Skënderbeut

21 Gusht, 2023
Në Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

JAHO BRAHAJ

TIRANE – Shtjefën Gjeçovi lindi me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, ku kaloj dhe fëmijërinë e hershme dhe pastaj vazhdoj kolegjin françeskan në Troshan (Lezhë). Në vitin 1888 në Kroaci vazhdoj studimet deri në vitin 1896. Sherbeu si prift në Pejë, Laç, Gomsiqe, Prekal, Theth, Rrubik, Vlorë, Troshan, Gjakovë, Zym etj.

Mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni, visar gjuhësor. Pergaditi monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, petagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letersi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, pergaditi vëllime me dokumente për historinë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.

Në luftën çlirimtare mori pjesë me pushkë në dorë në Gomsiqe (1912) e Vlorë (1920), hapi shkolla shqipe e ishte mësues i tyre, ishte i pari që aktivishtë punon për bashkimin e dy kishave shqiptare në vitët ‘20 të shek. XX. U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku sherbente si famullitar.

Këtu kemi renditur vetëm disa të dhëna nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë për koleksionin e tij të pasur arkeologjik, i cili falë punës së tij na la trashëgim vlera të rralla të historisë së popullit tonë..

Odiseja e Kambanës së Skenderbeut

Në vitin 1901 A. Degrand, konsulli frances i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe per dy kambana, që ishin të lëna në mëshiren e fatit në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Skenderbeut, e derdhur në bronz në vitin 1462, me perzjerje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në levizje tregëtarët e relikeve e antikuareve dhe ju propozua agajt të qytetit të Krujës Muharrem Kaloshi shuma prej 25 napolonash flori me kusht, që të ju a dergonte kambanën e Skenderbeut në Barbullush. Sipas trafikantëve nga Barbullushi ishte rruga më e lehtë per trafikantet me anë të detit, sepse edhe në kohën e pushtimit turk objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet e doganat e Perandorisë.

I mirinformuar Gjeçovi, prift i fshatit të humbur e të varfër, Laçit të Kurbinit, i vihet punës për ta futur në dorë këtë relike të çmuar e ti trashëgohet shqiptarve si shenjë i epokës së lavdishme të tyre. Vrapon tek Muharrem Aga, hyn në pazar dhe bie dakort për një çmim prej 15 napolonash, me kusht, që kambanën ta marrë vetë Gjeçovi nga Kruja. Se si i gjeti e i sajoj Gjeçovi 15 napolonat nuk dimë, por vetë ai me 1901 shkruan: “Në të vertetë unë nuk mund ta paguaj edhe sikur të shisja vetën time”. Megjithatë e bleu kambanën, e fshehu mirë, si pohon vetë dhe i shkruan konsullit A-Hungarez në Durrës, ku i kerkonte instruksione.

Ranë dakort dhe u bë kontrata që kambanën do ta ruante konti austriak Kiuatkovvski dhe do ti kthehej Krujës kur të rindertohej kisha e Kështjellës. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vonë drejt Vjenës. Në vitin 1923, më 28 nëntor në Tiranë u hap për herë të parë Muzeu Kombëtar Shqiptar. Gjeçovi ngriti peshë me letra herë ambasadën austriake, e herë vetë qeverinë e Vjenës deri sa ja arriti qëllimit. Kambana erdhi, por me vonesë. Nga Vjena ju dergua ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Gjeçovi nga Shkodra vrapon për ta parë me sytë e tij dhe për ta saktësuar, që është ajo. Me këtë rast  bëri dhe një vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij arkivor.

Odiseja nuk mbaron këtu. Muzeu i Tiranës shkatërrohet, Gjeçovi vjen në Tiranë, merr kambanën dhe e çon në Shkoder. Pas Luftës së Dytë ajo kthehet prapë në Tiranë, sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Skenderbeut në Krujë.
 
KATALOGU QË  HUMBI NËPËR VITE
 
Në AQSH, Tiranë ruhet inventari i koleksionit të parë arkeologjik shqiptar me 500 objekte i krijuar në fazën e parë të punës me shumë mundime nga Gjeçovi. Po nga dokumentet e Arkivit rezulton se të gjitha objektet ishin të skicuara sipas kërkesave të disiplinës arkeologjike bashkohore Europiane.

Ruhen skicat e objekteve arkeologjike të fillimshekullit XX, me numër 5, 180 dhe 181 (shiko fotot). Kjo ishte e vetmja mënyrë e dokumentimit me kartela shkencore per kohen, sepse fotografitë ishin shumë të kushtueshme dhe nuk i përballonte financiarisht me buxhetin e tij një prift, që e kaloi jetën në fshatrat e varfëra të malësive të veriut. Katalogu u ruajt me fanatizëm sa ishte gjallë autori i tij, por ai u harrua në ndonjë qoshe të lagësht bodrumi duke na ardhur tek ne vetëm këto tri skica si dëshmi e punës së madhe. Vizatimet e katalogut krahas me disa skica e vizatime e kopertina librash tegojnë se ai kishtë pergaditje edhe si vizatues e skicograf
 
“VLERA” E OBJEKTEVE  ARKEOLOGJIKE
 
Në fillim të viteve ‘20 objektet arkeologjike të zbuluara dhe të mbledhura nga Gjeçovi u ekspozuan në një ekspozitë në Romë. Perfaqësuesi i Gjermanisë në këtë ekspozitë u shpreh: “…me vlerën e këtij koleksioni arkeologjik  Gjermania mundet të paguajë pjesën më të madhe të dëmeve të luftës (Lufta e Parë Botërore). Në Shqipëri një objekt, që nuk ishte prej floriri ose argjendi nuk kishte vlerën as të 10 kg misër ose të një palë opingave.
 
“SHAKATË” E ARKEOLOGËVE TË HUAJ

Meqenëse në Shqipëri objektet arkeologjike vlerësoheshin vetëm kur ishin flori e argjend e të tjerat vlera quheshin “rrangullishte”, që shumë-shumë për një ose dy pare mundej ti blinin të huajt. Gjeçovi për të ditur vlerën e tyre u detyrua të lidhej me arkeologë e dijetarë të huaj. Në vitin 1900  në Laç vjen pasaçërisht për të parë koleksionin e Gjeçovit antropologu e arkeologu gjerman Paal Traeger. Pasi shikon një unazë të zbuluar nga germimet e Gjeçovit në Koder Bogës, Laç, ai kërkon ta blejë. Sipas shënimeve të Gjeçovit (dosja 86, fl. 1-4) ai i kerkoi Traegerit ti saktësonte kohën e vjetërsinë e sajë.

Ky duke menduar se ka të bëjë me një profan i pergjigjet: “Kohen e vlerën s’mun ta kallxoj, se na arkeologë jena të betuem mos me kallxue as kohën as çmimin e vjetërsivet (objekteve arkeologjike), por po deshte me e shitë, unë po të nap deri më 7 napolana për ketë unazë”. Unaza nuk u shit. Arkeologu italian L. Ugolini në vitin 1927 e vlerësoi këtë unazë duke e përshkruar e perfshirë në vëllimin “Shqiperia Arkeologjike” nga ku i kemi të ruajtura përshkrimin dhe foton e sajë. Pas vdekjes së Gjeçovit unaza e “famshme” ruhej në Muzeumin Françeskan në Shkoder deri në vitin 1945, pastaj erdhi në Tiranë.

Në foto: Skica e këmbanës bërë nga Gjeçovi në vitin 1924, pas kthimit të saj në atdhe

Shkrimi Mëparshëm

Në fund të fundit, kush është Fredi Beleri?

Shkrimi Vijues

Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë

Të Ngjashme

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit
Uncategorized

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

30 Qershor, 2025
Letërkëmbimi i Mitrush Kutelit me çiftin Greblleshi
Uncategorized

Letërkëmbimi i Mitrush Kutelit me çiftin Greblleshi

6 Maj, 2025
Heshtja në 80-vjetorin e Xhevahir Spahiut, si metaforë për shpërfilljen e vlerave
Uncategorized

Heshtja në 80-vjetorin e Xhevahir Spahiut, si metaforë për shpërfilljen e vlerave

5 Mars, 2025
Kush e vrau Heroin e Revolucionit, Marko Boçari
Uncategorized

Kush e vrau Heroin e Revolucionit, Marko Boçari

28 Janar, 2025
A është Bubulina shqiptare?
Kultura

A është Bubulina shqiptare?

29 Maj, 2024
Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868
Kultura

Gazeta e parë në tokat shqiptare, ‘Iskodra’ e vitit 1868

14 Dhjetor, 2023
Shkrimi Vijues
Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë

Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist