E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, BIRN: Shkenca nën varësinë e politikës

30 Maj, 2023
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër një projektvendim të qeverisë “Rama” që synon të vendosë këtë institucion nën drejtimin e Akademisë së Shkencave, një institucion i përbërë më së shumti nga politikanë, si një plan që dhunon lirinë akademike dhe politike të studiuesve në institucionin më të rëndësishëm shkencor të vendit

Akademia e Studimeve Albanologjike kundërshtoi ashpër si të paligjshëm një projektvendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që synon të vendosë këtë institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike në kërkimin shkencor në vend. Akademia u alarmua nga rrjedhja në media e një projektpropozimi nga Ministria e Arsimit që parashikon transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ASA-s nën Akademinë e Shkencave. Vendimi me titull: “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizmin e Njësive kryesore të saj”, nuk ka ende forcë ligjore.

“Në mbledhjen e parë të senatit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, procedura e filluar për shkrirjen e Akademisë u konsiderua e papranueshme,” deklaroi rektori, Prof. Luan Përzhita të shtunën, pas rrjedhjes së projektvendimit në media.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan, i cili u zgjodh në këtë pozicion pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime të mëtejshme ligjore për t’i mundësuar Gjinushit të ketë një mandat tjetër si kryetar, pasi ligji ekzistues, i miratuar nga vetë socialistët, parashikonte ndryshe.

Prania e kontrollit politik në Akademinë e Shkencave shkaktoi shqetësime jo vetëm për shkeljen e lirisë akademike nga ndërhyrja e qeverisë në administrimin e saj, por edhe të lirisë politike.

Qëndresa Qytetare, një grup aktivistësh në Tiranë, deklaroi:

“Mbyllja e ASA-s kërkon të nënshtrojë trupën më të lartë akademike që i kanë dhënë vendit kontribut të lartë në ruajtjen e historisë, arkeologjisë dhe gjuhës shqipë nën drejtimin e një trupe të përbërë nga akademikë të ardhur nga politika dhe sistemi komunist.”

Qëndresa paralajmëroi se nëse vendimi i propozuar nga ministrja Elvis Kushi bëhet realitet, kjo do të jetë “një ditë zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend.”

Mbështetje për senatin e ASA pati edhe nga Kosova. Antropologu Arsim Canolli nga Universiteti i Prishtinës e konsideroi vendimin “një arbitraritet politik pa kandar”.

Gjuhëtari Ardian Vehbiu shprehu mbështetjen e tij në Facebook.

“Solidaritet të plotë me miqtë dhe kolegët e ASA-s, që luftojnë për pavarësinë e institucionit të tyre dhe transparencë ligjore për statusin e këtij institucioni në raport me institucione të tjera. Tensionet e tanishme dhe fryma e pasigurisë dëmtojnë drejtpërdrejt rendimentin e punës kërkimore-shkencore dhe motivet e çdo punonjësi të ASA-s për t’i shërbyer dijes dhe publikut,” deklaroi ai.

Akademia e Studimeve Albanologjike është institucioni ku bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.

Skënder Gjinushi ka nisur karrierën politike në kohën e regjimit komunist si ministër i Arsimit. Pas rënies së komunizmit, ai themeloi Partinë Socialdemokrate, të cilën e drejtoi duke përjashtuar të gjithë kritikët e mundshëm deri disa vite më parë, kur ia kaloi Tom Doshit, një politikani që më vonë u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor.

Gjinushi u kritikua nëntorin e kaluar për qëndrimin e tij të prerë në mbështetje të standardit zyrtar të gjuhës të vendosur në kongresin e vitit 1972, duke pretenduar se ka një lidhje organike dhe të matshme shkencërisht mes standardit gjuhësor dhe shtetformimit.

Ai madje citoi edhe librin e një studiuesit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, në mbështetje të argumentit të vet. Fjalimi i tij u përqesh nga shumë gjuhëtarë, të cilët vunë në dukje njëkohësisht kredencialet e tij si akademik dhe gjithashtu, origjinën e tij si shkencëtar komunist. Rezultoi se Manuel Zrinzo Caruana në fakt nuk ekziston dhe ai nuk ka shkruar një libër por se Gjinushi duhet të ketë kopjuar një  blog sarkastik në blogun Peizazhet e Fjalës.

Në fakt gjuhëtarët kanë qëndrim jo kaq të prerë mbi çështjen e standardit dhe debatet shkencore mes tyre vazhdojnë. Kjo shpie në shqetësimin tjetër, atë të mungesës së lirisë akademike dhe politike për t’u marrë me probleme të tilla, në rast se ASA vendoset nën drejtimin e Gjinushit.

“Nëse Rektorët, Lektorët, dhe Studentët do të lejojnë mbylljen e Akademisë së Identitetit shqiptar me vendim arbitrar nga Ministrja Evis Kushi, kjo do të jetë një dite zie për lirinë akademike, lirinë politike dhe kërkimin shkencor në vend,” vuri në dukje Qëndresa Qytetare.

Etiketa: akademisealbanologjikebirnshprirjastudime
Shkrimi Mëparshëm

Doli nga shtypi libri enciklopedik:“Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1945-1999”

Shkrimi Vijues

Begaj: Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist