• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ditë historike për Gjuhën Shqipe. Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’

Vinny nga Vinny
5 Janar, 2023
Në Kultura
0
Ditë historike për Gjuhën Shqipe. Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’
0
NDARJET
272
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Më 5 janar 1555, Gjon Buzuku përfundoj përkthimin e mesharit katolik në gjuhën e atëhershme shqipe, të cilën punë e filloj më 20 mars 1554. Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe), mirëpo kësaj kopjeje i mungojnë 16 fletët e para (32 faqet), ndër to edhe ballina gjithashtu. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë.

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë shqipe dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke vënë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë”, dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.

Sikurse dihet, Meshari u zbulua për të parën herë aty nga viti 1743, kur imzot Gjon Kazazi (1702-1752), prej Gjakove, i sapoemëruar arkipeshkëv i Shkupit, teksa po kthehej nga një vizitë apostolike që kish kryer në Bullgari dhe në vende të tjera të Lindjes, e gjeti në Kolegjin e Propagandës Fide dhe vendosi të njoftojë menjëherë përmes një letre at Gjergj Guxetën (1682-1756), rektorin e Seminarit Arbëresh të Palermos dhe nismëtarin e një lëvizjeje të rëndësishme politiko-kulturore ndër arbëreshët e Italisë.

Letra e Kazazit, që deri para vitit 1967 ruhej në arkivin e seminarit, ndërsa tani ndodhet në fondin Albansk Samling të Bibliotekës Mbretërore të Kopenhagës, përmbante, me gjasa, edhe një relacion ku informohente mbi kushtet në të cilat dergjej popullsia shqiptare e besimit katolik në viset e Ballkanit, që prej kohësh ishte pushtuar nga osmanët dhe vuante nga shtypja fetare dhe kulturore.

Një kopje digjitale e “Mesharit” të Gjon Buzukut gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si dhuratë që Ati i Shenjtë, Papa Françesku na bëri gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2014.

Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.

Etiketa: buzukugjongjuhemesharishqipe
Shkrimi Mëparshëm

Lugina e Preshevës, lugina e shqiptarëve që s’mund të ngjiten majave

Shkrimi Vijues

Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli

Shkrimi Vijues
Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli

Si sot 141 vjet më parë lindi Fan Noli

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dhaskarina Pinoçi: “Skipetarissa” që i dha zë lirisë në Egje – Sa e qënësishme ishte vetëdija arbërore të Laskarina Bubulinës

Dhaskarina Pinoçi: “Skipetarissa” që i dha zë lirisë në Egje – Sa e qënësishme ishte vetëdija arbërore të Laskarina Bubulinës

30 Prill, 2026
Muzeu Marubi bëhet pjesë e rrjetit fotografik të themeluar në Milano

Muzeu Marubi bëhet pjesë e rrjetit fotografik të themeluar në Milano

30 Prill, 2026
Pa busull historike – kur “kultura” përplaset me kujtesën kombëtare në Prizren dhe heshtja e institucioneve në Prishtinë e në Tiranë

Pa busull historike – kur “kultura” përplaset me kujtesën kombëtare në Prizren dhe heshtja e institucioneve në Prishtinë e në Tiranë

30 Prill, 2026
Kolë Idromeno dhe “Motra Tone”: portreti që e ktheu një qytet në metaforë të artit shqiptar

“L’Albania” e Pietro Chiaras: Shqiptaria e Himarës, Dhërmiut, Sulit dhe heroizmi, roli i shqiptarëve në çdo lëvizje liridashëse në Ballkan

“L’Albania” e Pietro Chiaras: Shqiptaria e Himarës, Dhërmiut, Sulit dhe heroizmi, roli i shqiptarëve në çdo lëvizje liridashëse në Ballkan

29 Prill, 2026
Vizioni i Ion Dragoumit: Athina, kryeqyteti i “Shqipërisë së poshtme”!

Vizioni i Ion Dragoumit: Athina, kryeqyteti i “Shqipërisë së poshtme”!

29 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist