E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Lugina e Preshevës, lugina e shqiptarëve që s’mund të ngjiten majave

5 Janar, 2023
Në Aktualitet, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës po i shpien ata drejt ikjes nga trojet e veta. Ata po përballen me politikën distancuese të Serbisë, e cila po ua pamundëson atyre punësimin, shkollimin e, mbi të gjitha, regjistrimin si banorë vendas. Politika e pasivizimit të adresave ua ka pamundësuar shumë shqiptarëve pjesëmarrjen në procesin e regjistrimit

Rruga nga Kosova deri në Bujanoc, komunë e banuar me shqiptarë në Luginën e Preshevës, nuk është e lehtë.

Ani se është komunë e banuar me shqiptarë, pankartat, reklamat dhe emërtimet e bizneseve nuk lënë këtë përshtypje. Pothuajse gjithçka është e shkruar në gjuhën serbe, e një frymë e tillë e përcjell këdo që merr rrugën nga Bujanoci në komunën tjetër shqiptare, Preshevë.

Këtu vërehet një ndryshim. Në Preshevë shumë më pak mund të hasësh në emërtime në gjuhën serbe, e edhe më pak ke mundësi të dëgjosh teksa flitet kjo gjuhë.

Gati gjithçka është shqip, që është gjuha amtare e shumicës së popullatës të kësaj komune.

Edhe problemet e banorëve të kësaj treve shqiptare nisin nga shqipja, që shihet si problem për Beogradin zyrtar.

Një i moshuar rreth të 70-ave ankohet se shqiptarët e kësaj ane kanë mbetur jetimë.

“Babë s’kena na, nanë s’kena na. Neve na kanë lanë drynin, Merkeli (ish-kancelarja gjermane v.j.) na e ka marrë çelësin. N‘ardhtë Merkeli na e çel derën, s’erdh, na jena t’mbylltë”, shprehet ai.

Kur nis të flasë për flamurin kombëtar, emocionet veç i shtohen. Tregon se nuk kanë të drejtë ta vendosin në shtëpitë e as në institucionet e tyre, nëse përkrah tij nuk vendoset edhe ai serb.

Gjithë kjo politikë e Serbisë, e vlerësuar represive, ka një pasojë të madhe.

Duke mos parë të ardhmen në Luginë, gjithnjë e më shumë të rinj po ia mësyjnë Perëndimit.

“Problemi më i madh është migrimi i të rinjve, pastaj edhe ekonomia është katastrofë”, u shpreh Bashkim Ahmeti, qytetar i Preshevës.

Miku i tij, Fitim Hajrullahu, këtë e quan “plagë të moçme të trojeve shqiptare”.

“Në veçanti është e theksuar në Komunën e Preshevës”, thotë Hajrullahu.

Shqiptarët e Luginës territorialisht i takojnë Serbisë, por nuk shohin zgjidhje të problemeve nga Qeveria e këtij vendi.

Kërkojnë më shumë mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria.

Shumica e qytetarëve të anketuar përmendin diskriminimin në punësim, por edhe vendet e pakta të punës si arsye për largim. Shkollimi, po ashtu, paraqet problem për shqiptarët.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, tregon se ka institucione në komunat shqiptare të Luginës me vetëm një shqiptar, e në raste edhe asnjë.

“Për zjarrfikëset në Bujanoc nuk ka asnjë shqiptar, për zjarrfikëset në Preshevë e kemi vetëm 1, Kryqi i Kuq në Bujanoc nuk ka asnjë shqiptar. Institucionet shëndetësore në Preshevë, ku janë 95% shqiptarë, udhëhiqen nga një pjesëtar i komunitetit serb, njëjtë ndodh edhe me Komunën e Bujanocit”, ka thënë Mustafi.

Mungesa e shqiptarëve vërehet edhe në Spitalin e Vranjës, që është spital referues për Preshevë e Bujanoc. Aty, nga më shumë se 1000 punëtorë, nuk janë as 5 shqiptarë të punësuar, tregon Mustafi.

Ai thotë se shihet qartë se gjithë kjo përben shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, këtë e quan diskriminim shumëdimensional, i cili është fuqizuar me ardhjen në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Në njërën anë e kemi diskriminimin institucional dhe në anën tjetër e kemi shtypjen socioekonomike. Por kemi edhe shtypjen ksenofobike, pra shtypjen e shqiptarofobisë në Serbi, të cilën e ka fuqizuar ardhja në pushtet e Vuçiqit. Ai e ka rritur urrejtjen ndaj shqiptarëve”, është shprehur ai.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i padëshiruar në Serbi.

Pamundësia e regjistrimit

Vargut të problemeve gjatë vitit 2022 i është shtuar edhe procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, që u zhvillua në muajin tetor.

Gjatë këtij procesi janë shënuar parregullsi të shumta në komunat shqiptare, sidomos në atë të Medvegjës. Shumë shqiptarëve nuk u është lejuar regjistrimi, për shkak të pasivizimit të adresave të tyre nga shteti serb. Me pasivizim të adresave Serbia synon shpopullimin e këtyre trojeve nga shqiptarët.

Si shkaktarë të këtij problemi, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, bën me faj administratën e Komunës së Medvegjës dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Ato penguan regjistrimin e shqiptarëve, sipas tij.

“Administrata e Komunës ka bërë pengesa, ku së bashku me ministrin e Brendshëm të Serbisë janë munduar që në këtë regjistrim ta lënë numrin ashtu që të përshtatet me numrin e të pasivizuarve në Komunën e Medvegjës, sepse në këtë komunë kemi rreth 7000 shqiptarë me adresa të pasivizuara. Edhe pse shqiptarët kanë ardhur, kanë dashur të regjistrohen, nuk ua kanë mundësuar”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka bindjen se ndaj këtij fenomeni nuk kanë reaguar mjaftueshëm qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë. Ka akuzuar edhe Bashkimin Evropian se po mbyll sytë para politikave fashiste të Serbisë.

“BE-ja në mënyrë direkte apo indirekte i ka përkrahur këto politika të Serbisë. E ka përkrahur, sepse kurrë nuk e ka stopuar, e ka përkrahur, sepse para syve të tyre janë pasivizuar adresat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e ka përkrahur, sepse çdo vit BE-ja ka sjellë raportin vjetor për Serbinë, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë cekur”, ka thënë ai.

Arifi thotë se me këtë komoditet Serbia ka luksin edhe të manipulojë me të dhënat e regjistrimit.

Kësaj janë duke iu frikësuar edhe krerët e Luginës. Meqë në Entin e Statistikave të Serbisë nuk ka asnjë shqiptar të përfshirë në procesin e fundit, ata shprehin drojën se autoritetet serbe do të manipulojnë me shifra dhe do të ulin edhe më shumë numrin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

E ky institucion ka publikuar të dhënat preliminare të këtij procesi më 26 dhjetor.

Drejtori i Institutit të Statistikave në Serbi, Miladin Kovaçeviq, ka deklaruar se në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë jetojnë rreth 62 mijë shqiptarë.

“Numri i përgjithshëm i të regjistruarve është futur në bazën e të dhënave dhe është rreth 100 mijë dhe se janë rreth 61-62 mijë që banojnë në këto komuna”, ka thënë ai.

Tkurrja e numrit të shqiptarëve si pasojë e politikave të Beogradit

Në fakt, problemet me proceset e regjistrimit të popullsisë nuk janë diçka e re për shqiptarët.

Libri “Popullsia dhe vendbanimet shqiptare në Luginën e Preshevës”, i Hivzi Islamit dhe Arsim Ejupit, ofron të dhëna se si ishin të përfshirë shqiptarët në procesin e regjistrimit të popullsisë që nga koha e Jugosllavisë e deri më tash.

Dallimi i vetëm është pasivizimi i adresave, që tash Serbia po e aplikon.

Në vitin 2002, kur u bë regjistrimi i parë i popullsisë në Serbi, ishte përfshirë vetëm popullsia e pranishme. Ata që nuk ishin duke banuar për më shumë se një vit mbetëm pa u përfshirë në proces.

Si pasojë e kësaj rreth 22.000 shqiptarë të Luginës mbetën të paregjistruar, meqë shumë prej tyre ishin në diasporë.

Në kohën e ish-Jugosllavisë, deri më 1991 është përdorur koncepcioni i popullsisë së përhershme, ku personat që kanë munguar përkohësisht në momentin e regjistrimit janë evidentuar si banorë të përhershëm nga familjarët e tyre.

E kalimi nga ky sistem i Jugosllavisë në atë që sot e aplikon Serbia, i ka kushtuar secilës komunë të Luginës me të paktën nga 2000 banorë më pak.

Presheva në vitin 1991 i kishte 36.459 banorë, ndërsa në vitin 2002 numri u zvogëlua në 34.904, Bujanoci në vitin 1991 i kishte 47.122 banorë, ndërsa në vitin 2002, 43.302 banorë. Rënie të tillë kishte edhe Medvegja, ku në vitin 1991 i kishte 12.953 banorë, ndërsa në vitin 2002, 10.760 banorë./koha.net

Etiketa: luginamajavengjitenpresheveshqiptaret
Shkrimi Mëparshëm

BBC me reportazh për Shqipërinë, përfshinë edhe pak histori nga lufta në Kosovë

Shkrimi Vijues

Ditë historike për Gjuhën Shqipe. Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist