• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Margariti: Xhubleta e gjithë njerëzimit, jo vetëm e jona

Vinny nga Vinny
21 Dhjetor, 2022
Në Kultura
0
Margariti: Xhubleta e gjithë njerëzimit, jo vetëm e jona
0
NDARJET
53
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua sot mbrëmja e Xhubletës, tanimë pasuri e deklaruar e mbarë njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “ kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”.

close

volume_off

“Për atë që jemi të gjithë krenarë sot dhe gëzojmë që tashmë xhubleta është e gjithë njerëzimit jo vetëm e jona është një gëzim i lidhur me mistiken që ky kostum madhështor mbart me vete. Sot e shikojmë këtë sallë të mbushur plot e përplot me dallgë xhubletash, por dy vjet më parë u ndërgjegjësuam që nëse nuk do të lëviznim edhe xhubleta rrezikonte të kthehej në një kujtim, në një kornizë. Përballë këtij rreziku vrapuam ta kapnim kohën e humbur për ta kthyer shpëtimin e xhubletës në një mision”, nënvizoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “ishte një mision që nuk do të arrinim ta bënim vetëm. Falënderoj të gjithë miqtë që na u bashkuan për përgatitjen e 4 dosjeve për në UNESCO”.

“Xhubleta nuk është thjesht një rend, është një kod ato e qepin me një harmoni përsosmëri me ato kallëpet që po mundohemi t’i zbulojmë se cilat janë ato magjitë e të gjitha formave perfekte e kësaj kambane që tingëllon bukur në trupin e tyre dhe lëviz ajri në mënyrë të magjishme”, tha Margariti.

Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.

Xhubleta shqiptare katërmijëvjeçare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, e veshur nga gratë dhe vajzat në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive shumëngjyrëshe të qëndisura, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit. Ajo tregonte statusin social dhe ekonomik të mbajtësit. Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike.

Politikat e reja të vendosura nga sistemi socialist në vitet 1960 ndryshuan modelet tradicionale kulturore duke sjellë ndryshime në jetën e përditshme të komuniteteve malore dhe përdorimin dhe prodhimin e xhubletës.

Duke qenë se gratë duhej të punonin në kooperativat socialiste bujqësore, xhubleta nuk ishte më praktike për jetën e përditshme. Për më tepër, kolektivizimi çoi në mungesën e lëndëve të para për prodhimin e tij. Sot, pak gra kanë njohuri për të gjithë procesin dhe transmetimi tradicional i bazuar në familje është i rrallë. Megjithatë, veshja ka ruajtur domethënien e saj shoqërore dhe shpirtërore dhe ende konsiderohet pjesë përbërëse e identitetit malësor./atsh

Etiketa: margarititrashegimiunescoxhubleta
Shkrimi Mëparshëm

Sa shqiptarë kishte në Shkup, Tuz, Gostivar, Tetovë, Kaçanik e qytete tjera

Shkrimi Vijues

Origjina Ilire e racës dhe dinastive gjermanike

Shkrimi Vijues
Origjina Ilire e racës dhe dinastive gjermanike

Origjina Ilire e racës dhe dinastive gjermanike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura shqiptare e ngulitur në gur: Gjuha, tradita dhe zakoni si vegla të mbijetesës identitare mes arvanitasve

Kultura shqiptare e ngulitur në gur: Gjuha, tradita dhe zakoni si vegla të mbijetesës identitare mes arvanitasve

18 Korrik, 2026
Vendim Kapaj, mjeshtri i fyellit që çoi tingujt e iso-polifonisë shqiptare në filmin e Christopher Nolan

Vendim Kapaj, mjeshtri i fyellit që çoi tingujt e iso-polifonisë shqiptare në filmin e Christopher Nolan

18 Korrik, 2026
111-vjetori i rënies së Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, veprimtari përkujtimore në Shkodër

111-vjetori i rënies së Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, veprimtari përkujtimore në Shkodër

18 Korrik, 2026
Arbëreshët e Argjentinës, historia e një komuniteti që ruajti gjuhën dhe identitetin shqiptar në skajin tjetër të botës

Arbëreshët e Argjentinës, historia e një komuniteti që ruajti gjuhën dhe identitetin shqiptar në skajin tjetër të botës

17 Korrik, 2026

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

17 Korrik, 2026
Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”

Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”

17 Korrik, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist