• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Konica – Armiqt’ e Shqipërisë

Vinny nga Vinny
12 Nëntor, 2022
Në Kultura, Pikepamje
0
Konica – Armiqt’ e Shqipërisë
0
NDARJET
49
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Faik Konica

Të gjith’ ata që kanë njohur vendin t’onë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë njëzet milionë shpirtëve. E dini që jemi tre milionë dhe që dy milionë prej nesh ngordhin urije…

Shkrojnë që Shqipëtarët janë mjaft të mënçurë me punuem, nukë vetëm për zbukurimin e tyre, por edhe për mirësin’, edhe për dritën e gjithë njerëzisë. E dini mirë që shqipëtarë të mësuarë janë më të rrallë se fjalët e vërteta në gojë prifti. Cilët prejtin bukën e barkut, cilët prejtin bukën e mëndes?

Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë, nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris e grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e shqevet, ca të tjerë emërojnë me zë të unjtë trashërin’ e Halldupëve. Kur dëgjojmë të tilla neve na vjen një i pambajtur gaz. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqipëtarë, jo të tjerë.

Shqipëtarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat të trazuarat, gjer në luftat më të gjaktat, shqipëtari ka hequr hark, vërtitur kordhë e zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të unjtë, se historia e këtij kombi që – për pakë të qelbur ergjënt – shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshërim, nga aqë qind vjet që e shkelin edhe e kurvërojnë të huajtë, s’i erdhi dëshërim të japë dy pika gjak për lirin’ e vetëhesë?

Të dojin shqipëtarët lirin’ e Shqipërisë, lehtazi e bëjin; po rinë të patundurë, edhe andej dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqt’ e saj. Dëgjoni mirë, në mos e dini! S’janë armiq vetëm duke ndenjur duartë në gji, po ditë për ditë edhe ndryshe punojnë kundrë mëmëdheut. Shkaku i këtyre të ligave është se shqipëtarët s’kanë shpirtin mjaft të lartë për të dashur lirinë; Shqipëtarët psherëtitën natë e ditë pas orës tek do të mundin të jenë fare-fare robër nënë Turkun a nënë Grekun…

Tjetër shkak është që ca prej shqipëtarëvet janë të sunetisurë, ca të pagëzuarë. Këto të dy punërat miaft për të qeshur janë, edhe – në qoftë që ndonjë këndonjës nuk i njeh – ja, shkurt, qysh bëhen. Kur aritet një djalë shtat a tet’ vjeçar, i at’ i tij fton miqt, han’ e pinë dhe këndojnë, pastaj, duke rënë vjolitë, një maskara i qaset të gjorës foshnjes – e cila ulërin dhe përpiqet – edhe më një gërshërë në dorë i pret një thelë mish te nji vënt që është turp ta emëronj. Janë shqipëtarë që s’e bëjnë këtë punën; por ata, kur lindet një djalë, ja shpien një prifti mjekërqelburë, i cili e mer dhe e kllet lëkurca brënda në një magje plot me ujë.

Mos e mirni shtrëmbër mendimin t’im, u lutem. Unë s’kuvëndonj kundrë këtyre punërave: të mira a të liga, çdo njeri ësht’ i lir t’i besojë dhe t’i mbajë. Vetëm një pyetje ju kam për të kërkuar, duke falur nderjes. A kuptoni si munt t’i ndrohet reza nji njeriu sepse – kur qe djalë – i këputnë një cop mish a e vunë brënda në një magje? Mua s’ma pret mëndja!

Etiketa: armiqtefaikkonicashqiperise
Shkrimi Mëparshëm

Sa i kushtuan Shqipërisë bunkerët? Rrëfimi i rrallë për eksperimentet sekrete që u kryen para viteve ’90

Shkrimi Vijues

Sot 35 vite nga largimi i Lasgush Poradecit/ Poeti i parë i letërsisë moderne shqipe

Shkrimi Vijues
Sot 35 vite nga largimi i Lasgush Poradecit/ Poeti i parë i letërsisë moderne shqipe

Sot 35 vite nga largimi i Lasgush Poradecit/ Poeti i parë i letërsisë moderne shqipe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

9 Shtator, 2026
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

8 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist