E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Tafil Buzi, prijësi i Epirit, Maqedonisë perëndimore dhe Thesalisë, në vorbullën gjeopolitike të krijimit të Greqisë moderne nga Rusia 

9 Nëntor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i Tafil Buzit fillimisht është përmendur në vargjet që i kushtoheshin Ismail Bej Vlorës, para se të vritej me pabesi nga valiu i Janinës. Tafil Buzi dhe Çelo Picari e njoftuan Ismail Beun, që të mos shkonte në Janinë, e të mos i besonte këtij valiu. Prej Egjiptit ku ndodhej Tafil Buzi shprehu keqardhje që nuk u gjend një lab për të marrë hak për beun e Vlorës. Nismën dhe hakun e merr Zenel Gjonleka, djalë i ri, kur hyn në çadrën e Valiut dhe i bën të fala prej beut të Vlorës. Kapedan si Tafil Buzi e thanë botërisht se Shqipëria duhet të çlirohej nga zgjedha osmane dhe të drejtohet e qeverisej prej shqiptarëve. Kjo falë edhe mbështetjes që sundimtari i Egjiptit Mehmet Pasha kishte me Mustafa Bushatlliu dhe kapedanët shqiptarë Tafil Buzi, Abdyl bej Koka, Cane Myftari e Zylyftar Poda. Tafil Buzi kishte shërbyer si oficer me gradë të lart në ushtrinë e Egjiptit që drejtohej prej Mehmet Pashës. Kështu i ndihmuar me materiale luftarak dhe me porosi të tij, Tafil Buzi zbrit nga anijet e kohës në Jug të Shqipërisë.   

Sipas burimeve zyrtare Tafil agë Buzi (1792 – 1844) ka qenë një prijës ushtarak që shërbeu për Ali pashë Tepelenën, Omer pashë Vrionin, kryengritjen greke për pavarësi, kryengritjet kundër Tanzimatit dhe si përfundim Ibrahim Pashës të Egjiptit. 

*** 

Në vëllimin e ri, mjaft interesant “Russia and the Making of Modern Greek Identity, 1821-1844” – (shqip Rusia dhe krijimi i identitetit modern grek, 1821-1844), flitet më gjerë dhe me konsideratë për aktivitetin e këtij kapedani lab, që ka lënë gjurmë të qënësishme në histori. Më konkretisht: 

Përpjekjet e Tafil Buzit për të bashkuar shqiptarët e zhgënjyer që luftuan për Revolucionin e 1821 

“Situata përgjatë kufirit verior të mbretërisë së re (Greqia e re) ishte e nderë. Ndër burimet më të vlefshme për historinë e Rumelisë qendrore gjatë çerekut të dytë i shekullit të nëntëmbëdhjetë janë raportet e zëvendëskonsullit rus në Selanik, Angelos Moustoxydis. Këto raporte ishin të detajuara sa i takon trazirave madhore që përfshinë “Evropën osmane” në këtë kohë. Bastisjet e përsëritura nga bandat e armatosura nën udhëheqjen e Tafil-Buzit, një prijës toskë shqiptar i cili praktikisht sundoi Epirin, Maqedoninë perëndimore dhe pjesë të Thesalisë në vitet 1830, shkaktoi trazira te fshatarësia dhe tundonte veteranët e papunë grekë që të kërkonin fatin e tyre jashtë mbretërisë. I mbështetur nga një forcë prej disa mijërash luftëtarësh shqiptarë, Tafil Buzi, si paraardhësi i tij më i njohur Ali Pasha i Janinës, kërcënoi forcat osmane dhe synonte të krijonte një shtet të pavarur (Shqiptar). 

*** 

Thashethemet për një kryengritje shqiptare, të udhëhequr nga Abdyl Beu dhe Ibrahim Beu, morrën dhenë në territorin grek gjatë dimrit të 1832–1833. Të dy udhëheqësit shqiptarë, sipas vëzhguesve rusë, ishin agjentë të shqiptarit Mehmet Ali Pasha të Egjiptit. (i cili ndihmonte faktorin shqiptar) 

Armiqësitë vazhduan në pranverë kur Tafil Buzi mbërrin në tokën greke për të bindur e bashkuar krerët e Revolucionit. Sipas informatorëve të Rikmanit, shefi shqiptar donte të niste një revolucion kushtetues në Perandorinë Osmane.” (…ky me qëllim që të përfitonin ata që kishin luftuar)  

Kryengritja e 1821 nuk ishte një kryengritje kombëtare, aq më pak me pikëpamjet për themelimin e shtetit dhe kombit grek, kur banorët e këtij territori të quajtur Greqi në ditët e sotme i përkisnin besim ortodoks por nuk e dinin gjuhën greke. Në fakt, ajo u nxit nga krerë politik të Rusisë dhe në veçanti nga Cari, i cili dha pëlqimin për themelimin e të ashtuquajturës Filiki Eteria (Shoqëria e Miqve). 

Në 1814, një grup tregtarësh të vjetër grekë formuan një shoqëri sekrete, Filiki Eteria (Shoqëria e Miqve) me një qëllim të thjeshtë politik – “Çlirimi i mëmëdheut”. Asnjë nga komplotistët nuk e kishte idenë më të vogël për kufijtë gjeografikë të këtij mëmëdheu, apo të njerëzve që i përkisnin atij. Shoqëria nuk ishte e vendosur brenda territorit osman, por në Odesa, porti rus në bregun e Detit të Zi.  

 *** 

Sakaq që shumica heronjve që derdhën gjak ishin arvanitas nga Suli, Himara, Athina, Teba, Livadia, Atlanta, Korinthi dhe shumë zona të Moresë, të cilët flasin gjuhën arbërore. Përveç arvanitëve të krishterë, ishin më shumë se 3500 arvanitasit muhamedanë që luftuan përkrah grekëve kundër osmanëve, dhe prijësit e tyre ishin Tafil Buzi, Gjoleka, Hodo e të tjerë kapedanë të shquar shqiptarë.  

Tafil Buzi në krye të betejave me interes kombëtar 

Tafil Buzi formoi në Tepelenë më 27 qershor 1834, një ushtri prej 2.000 luftëtarësh. Së bashku me luftëtarët e Zenel Gjolekës niset të çlironte Janinën. Ai mendonte se do të kishte mbështetjen e luftëtrëve të zhgënjyer të kryengritjes, por pabesia e kryeministrit të shtetit të ri grek, bëri që beteja afër Janinës të bëhej kasapanë për luftëtarët shqiptarë. Tafil Buzi me gjithë humbjet e shumta, kërkon të kalojë në More dhe t’i verë flakën, por Çelo Picari, nuk e lejon të kalojë kufirin. Tafil Buzi kthehet në Buz dhe kërkon sërish të nis luftimet për çlirimin e Beratit. Kryengritësit shqiptarë tani ishin të bashkuar. Në krye kishin kapedanë si Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Çelo Picari, Veiz Vasjari, Mete Jazo, Cane Myftari, Pasho Koka, Selfo Jaskëllari etj. Forca kryengritëse prej më se 25.000 luftëtarë bëri të dridhej jo vetëm Berati dhe Jugu i Shqipërisë, por gjithë Rumelia. Sulmi i luftëtarëve dhe kapedanëve shqiptarëve mbi kështjellë ishte luftarak. Këngët dhe vargjet që përshkruajnë trimëritë e tyre janë të pafundme. Sokëllimat, thirrjet, britmat dhe daullet e kryengritësve dëgjoheshin deri në Stamboll. Kështu në fund të dhjetorit 1834, kalaja e Beratit ishte përsëri në duart e kryengritësve, por përsëri ju dorëzua Mahmud Pashës. Kapedani Tafil Buzi me 6.000 luftëtarë, tentoi përsëri nga fundi i muajit shkurt 1835 të merrte përsëri kalanë e Beratit. Në vitin 1936 doli nga Stambolli amnistia dhe u plotësuan disa nga kërkesat e kryengritësve, si bijtë shqiptarë të mos shkonin më nizam, por ta kryenin ushtrinë në vilajetin e tyre, qeverisja e krahinave të Jugut të bëhej nga shqiptarë. Porta e Lartë u premtoi krerëve shqiptarë grada ushtarake, ofiqe dhe para. Ata që nuk u nënshtruan i internoi ose i helmoi pabesisht si kapedanët Ali Dervish Dukatin dhe Cane Myftarin. Zenel Gjoleka u emërua komandant në Arabi, Tafil Buzi në Irak, Çelo Picarin e internuan në Konjë, etj. Tafil Buzi ndërroi jetë në Siri, në vitin 1844, ku ushtrontë detyrën e guvernatorit të Alepos. Në këtë vit Zenel Gjonleka dhe Çelo Picari u kthyen në Jugun e Shqipërisë dhe filluan punën për organizimin e kryengritjes kundër reformave të Tanzimatit, e cila arriti kulmet e saj në vitet 1847-1848. 

Tafil Buzit është vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” për kontributin e shquar atdhetar, por dhe si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në vitet 1828-1847. 

Vorbulla e interesave të shumëfishta Europiane, në rajon 

Një problem tjetër kompleks me të cilin përballej shteti dhe kombi i ri grek ishte lufta për ndikim mes fuqive evropiane. Çdo fuqi e madhe pretendojë se ka interesa jetike në rrezik. Britania e Madhe aspironte të dominonte Lindjen e Mesme dhe të siguronte zotërimet në Indi. Franca ndoqi me vrull pjesëmarrjen e saj në rrjetet e tregtisë mesdhetare,  duke ringjallur miqësinë e saj tradicionale me Sulltanin. Për Perandorinë e Habsburgëve, stabiliteti në Greqi ishte thelbësor për ruajtjen e rendit dhe gjallërimin e lidhjeve tregtare në Ballkan.  Çështja fetare, si dhe kahjet pragmatike të motiveve të politikën e jashtme ruse që zbatoheshin në mënyrë të vazhdueshme lidheshin ngushtë me ruajtjen e status quo-në politike dhe sociale në këtë territor.  

Në këtë vorbull të vrullshme interesash, gjithçka triumfoi përveç të drejtës.  

Tafil Buzi
Vargjet e kenges se Tafil Buzit
Monumenti i Tafil Buzit, ne Buz

—————————————- 

Russia and the Making of Modern Greek Identity, 1821-1844

Burimet: 

Lucien J. Frary “Russia and the Making of Modern Greek Identity, 1821-1844″ faq.59-60 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj “Kapedani i Shqipërisë, Tafil Buzi” 

A.Llalla “Arvanites The founders of modern Greece (Myths of the Greek Historiography) faq.237 

Pergatiti: Elis Buba/usalbanianmediagroup

Etiketa: epirgreqimaqedonimoderneprijesrusitafil buzithesali
Shkrimi Mëparshëm

Shqipëria e proklamuar abuzivisht si një vend pa histori, a mund të ketë vërtetë historinë më të vjetër në Europë?

Shkrimi Vijues

Kolonizimi sllav i Gadishullit Ballkanik

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Kolonizimi sllav i Gadishullit Ballkanik

Kolonizimi sllav i Gadishullit Ballkanik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist