E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Frang Bardhi, personaliteti që e mbrojti Skënderbeun nga sllavët

2 Nëntor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Një personalitet i madh i shekullit të XVII, Frang Bardhi, boton më 1636, në shtypshkronjën e Mark Gjinamit në Venedik, librin e tij “Apologjia e Skënderbeut”.

Nga: Moikom Zeqo

Frang Bardhi, nxënës i Kolegjit “Propoganda Fide”, episkop i Sadës dhe i Sardës, si dhe administrator i Pulatasve dhe popullsive të tjera të Arbërisë e shkroi librin e tij për të mbrojtur historinë dhe figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pra nga falsifikimet që ishin bërë në shekullin XVII, në mënyrë të veçantë nga një i quajtur Jan Tomku, bashkëkohës i Bardhit. Ai pretendonte se zbriste nga familja princërore dhe mbretërore e Margnavëvet apo e Margnaviqëve.

Në një libër prej 55 faqesh Tomku kish marrë përsipër të provonte se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte biri i Gjon Kastriotit. Ai pretendonte se ishte biri i një të quajturi Joanis Marknaviq, biri i mbretit të Serbisë Vukashinit (1366-1371), i cili nga ana e tij ishte biri i princit Marko Margnava dhe babë i Mbretthit legjendar Marko Krajleviqit.

Ndërmarrja e tij e “kobëshme”, siç e quan Bardhi, kish për qëllim t’i rrëmbente kombit shqiptar yllin e tij të ndritur të historisë. Të krijonte një hero sllav të shekullit të XV. E njëkohësisht të krijonte edhe linjën e gjenealogjive fantaziste dhe përrallore, dukuri kjo e përhapur në shekullin e XVII.

Bardhi e quan Tomkun “gënjeshtar dhe përrallaxhi”. Pastaj me një stil të një shkathtësie të pashoqe me format e ironisë thumbonjëse, përvëlusëse si dhe të apostrofimit, e mbron shqiptarësinë e heroit Skënderbe.

Vepra e Frang Bardhit e ka një elozh përkushtues ndaj Senatit të madhërishëm të Venedikut. Po ashtu edhe ndaj Dukës dhe Princit të ndritur Francist Ericit.

Duket që Bardhi e shkruan librin jo vetëm për të mbrojtur të vërtetat historike, por edhe për të treguar se shqiptarët nuk mund ta harrojnë Skënderbeun. Sipas tij sulmet ndaj Skënderbeut kanë të bëjnë në thelb me mohimin e shqiptarëve në histori. Ai nuk lë pa përmendur edhe shumë nga paraardhësit e familjes së tij të cilët kanë qënë të shquar. Librin e hap me një parafjalë të quajtur “Lexuesve seriozë”.

Ai thotë: “Të shkruash Apologji ka qënë gjithmonë një punë sa e vështirë dhe e lodhëshme, por aq e mbarsur me rreziqe dhe gati do të thoja e urryer nga çdo anë, që për të mos zënë në gojë shumë gjëra të tjera të papëlqyera, të cilat vinin nga studime dhe punë të bëra nën dritën e kandilit.

Por, kur na detyron hapur nevoja, ky zekth i pamëshirshëm i vdekëtarëve që t’u versulemi sa më rreptë herët a vonë, armiqëve me penë në dorë, atëherë ne nuk do të ndalemi përpara për t’ia arritur qëllimit të dëshiruar, duke pasur parasysh pikën e mbërritjes sonë, dhe duke mos përfillur çdo farë pagjumësie dhe djerse, sipas fjalës së përmendur të poetit: ‘puna mposht çdo gjë’.

Pastaj, kur shikoja se princi i pathyeshëm e trim mbi trima i epirotëve, apo i Arbërorëve, Skënderbeu, i mohohej kombit të tij epirotas dhe se atij i visheshin gjëra që s’i përkisnin, unë po ta lë ty o lexuesi im i dashur, ta gjykosh se çfarë arësye të rënda më kanë shtyrë mua ta shtrëngoj mirë penën në dorë. Prandaj, në rast se përpjekjet e mija do të dalin pa gjë, dhe krejt të padobishme ato nuk duhen çmuar sigurisht në asnjë mënyrë si të pavënd, sepse unë nuk do ta kisha mundur kurrësesi ta shtyp dëshirën për të shkrojtur, veçse po të doja ta tradhëtoja me turp vehten time dhe atdheun tim”.

Për Frang Bardhin kanë shumë rëndësi në histori, dy gjëra. E vërteta dhe metoda. Në konceptin e të shkruarit, të kujton arsyetimin e Dekartit për metodën pa të cilën nuk mund të bëhet një arsyetim i drejtë, nuk mund të arrihet tek e vërteta. Nga kjo pikëpamje pjesë të veçanta të librit të tij, të kujtojnë zhanrin e një traktati teorik.

Ai e ka sensin shkencor dhe bashkëkohësinë e një mendimi modern për kohën. Ndonëse librin e ka shkruajtur brenda një periudhe shumë të shkurtër, prej gati 15 ditësh, kuptohet dhe duket qartë që Frang Bardhi e njeh subjektin shumë mirë dhe shumë kohë më përpara. Ka një informacion kryesor dhe i njeh burimet historike që lidhen me Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Nga ana tjetër,  del si njohës edhe i historisë rajonale të popujve të tjerë të gadishullit. E shtjellon polemikën e tij duke përdorur vetë argumentet e kundërshtarëve ose në rastin konkret të Jan Tomkut i cili e ngriti këtë katrahurë dhe përshtjellim në mënyrën më të çuditshme dhe pragmatiste të përvetësimit të figurës së Gjergj Kastriotit.

Përplasja e të dhënave të kundërta është në fakt një zhveshje e lëvozhgave të legjendës për të dalë në dritë thelbi dhe substanca e historisë së vërtetë. Asnjëherë nuk qe dokumentuar një polemikë e tillë e nivelit kaq të lartë .Një artikulim profesionist me të gjitha elementët e strukturat që një historian serioz operon në subjektin që shkruan. Akoma dhe sot nuk kemi një shëmbëlltyrë të tillë për traditën e historiografisë shqiptare të stilit dhe të konceptimit për të bërë në mënyrën sa më lakonike dhe më argumentuese mbrojtjen e së vërtetës nga e pavërteta.

Padyshim që Frang Bardhi e ka këtë vetëdije të së vërtetës. Ai mbështetet shumë tek vepra e Marin Barletit të cilën e citon vazhdimisht. Mund të quhet një pasues i Barletit dhe njëkohësisht edhe studiues i veçantë dhe i mprehtë i veprës barletiane. Por, përmend edhe dëshmitë e autorëve të tjerë të shquar të cilët ai i kishte konsultuar.

Etiketa: bardhifrangmbrojtimoikomskenderbeunsllavetzeqo
Shkrimi Mëparshëm

Identiteti poetik i Lasgush Poradecit

Shkrimi Vijues

“Illyricvm” edhe në ilirishte hap kapitullin e vitit 37 para erës sonë

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist