Në kushtet kur çmimi i naftës vijon të rritet, Konfindustria kërkon një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit për të vendosur shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve.
KONFINDUSTRIA
Konfindustria kërkon ndërprerjen e pushimeve të verës dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve dhe si rrjedhim zhbërjen e Bordit të Trasparencës. Konfindustria rikërkon nga deputetët e të gjitha partive pa dallim, të marrin nismën ligjore per themelimin e Entit, si agjenci e përhershme, profesionale, në varësi të Kuvendit dhe sipas modeleve të suksesshme të rajonit.
Konfindustria shton se vendimet e Bordit të Transparencës janë taksë speciale shtesë për bizneset e qytetarët dhe favorizojnë kontrabandën e karburanteve.
Krahas kësaj Bordi po rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe po prodhon falimentime masive, papunësi e emigracion.
Konfindustria vlerëson, se nisma në fjalë do të tregojë pikërisht integritetin e partive dhe deputetëve, që mbrojnë interesin publik, janë të pakapur nga karteli i karburanteve dhe interesat afatshkurtëra politike. Vendimet e Bordit në thelb janë “takes special shtesë” për bizneset dhe qytetarët, .Kërkesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme bordit në kundërshtim me interesin publik, që prodhon pasoja mjaft të rënda në afatgjatë të krizës ekonomike, falimentime masive, papunësi, emigracion dhe deri me rrezikun e cënimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe kushtetuese të shtetit.
Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkrirja e bordit të Transparencës nuk do të ndodhë. Disa ditë me parë ajo theksoi se ky organizëm i pasqyron çmimet duke iu referuar bursës dhe nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të hidrokarbureve.