E hënë, 17 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët

17 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në 81 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Shoqata Tirana përkujtoi 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të lirisë.

Ceremonia përkujtimore u pasua nga një konferencë shkencore, që bëri familjarë të intelektualëve të vrarë me ish të përndjekurit politik të regjimit dhe studiues.

Eleminimi i 39 intelektualeve, akademike, juristë, ushtarakëve e njerëz të fesë, që u vranën nga tetori në nëntor të vitit 1944  është cilësuar si ditët e terrorit komunist.

Drejtuesit e shoqatës Tiranë, theksuan se kjo datë shërben jo vetem si kujtesë e së kaluarës, por edhe si reflektim mbi vlerat e lirisë, sakrificës dhe unitetit.

Roli i Tiranës dhe historinë e rezistencës anti fashiste dhe detyrimi i kryeqytetit për të nderuar e respektuar të gjitha ata që jetuan e vdiqën për paqen e zhvillim ishin në qendër të aktivitetit.

38 Intelektualët e ekzekutuar në Tiranë nga forcat partizane (Nëntor 1944)

Janë 38 intelektualë në Tiranë, të vrarë nga forcat partizane në “agimin e lirisë” së kryeqytetit. 14 prej tyre u vranë vetëm më 12 Nëntor, në atë që njihet si “Masakra e Hotel Bristol”. 24 të tjerë u vranë gjatë ditëve që i paraprinë 17 Nëntorit 1944.

Ajo vjeshtë çdo ditë e më shumë merrte ngjyrën e gjakut. Forcat komuniste ekzekutonin ata që i konsideronin armiq në oborret e shtëpive, në rrugica, në bodrume, buzë lumenjve. Ata që vriteshin pa gjyq e pa faj, ishin njerëz me zë, ndikimi dhe mendimi i të cilëve i shqetësonte komunistët që po përgatiteshin të vinin në pushtet, ndaj dhe çdo ditë firmoseshin urdhra ekzekutimesh që zbatoheshin menjëherë.

Sigurisht që numri i viktimave është më i madh se ky që jepet këtu. Por, 38 intelektualët e ekzekutuar gjatë vetëm 5 ditëve në Tiranë janë:

  1. Lorenc Rasha, nga Shkodra.
  2. Akil Sakiçi, nga Dibra, diplomuar në Liceun e Korçës dhe në një Akademi Ushtarake në Itali.
  3. Nazmi Uruçi, nga Dibra, i diplomuar në Liceun e Korçës dhe në një Akademi Ushtarake në Itali.
  4. Fahri Dabulla, nga Dibra, i diplomuar në Liceun e Korçës dhe në Akademinë Ushtarake në Torino.
  5. Hamit Greblleshi, nga Tirana, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Stamboll.
  6. Hasan Dine, nga Dibra, i diplomuar në një Akademi Ushtarake në Itali.
  7. Haziz Blloshmi, nga Librazhdi, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Vjenë.
  8. Faik Shkupi, nga Shkupi, i diplomuar si ushtarak në Itali.
  9. Mehmet Dado, nga Mati, ushtarak i diplomuar në Itali.
  10. Boris Belevski, nga Rusia, i larguar nga regjimi sovjetik në vitin 1924, ish-oficer në Gardën Mbretërore të ish-Mbretit Zog I.
  11. Aleks Mavraqi, piktor.
  12. Selman Shtjeni, nga Mati, kalorës në Gardën Mbretërore.
  13. Bajram Cuka, nga Mati, komandant xhandarmarie në Durrës.
  14. Muharrem Liku, nga Tirana, i shkolluar në Stamboll.
  15. Anton Fekeqi, nga Shkodra, ushtarak, i diplomuar në Grac, Austri.
  16. Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut.
  17. Jakup Deliallisi, kryetar i komunës së Shënavlashit.
  18. Imer Deliallisi, Sekretar i Ismail Qemalit.
  19. Isuf Allamani, drejtor i Fermës Xhafzotaj, i diplomuar për agronomi në Milano.
  20. Selim Kelmendi, oficer nga Kosova.
  21. Ndue Pali, oficer nga Mirdita.
  22. Minella Toçi, nga Durrësi, biznesmen.
  23. Seluadin Korça, nga Korça, i biri i të famshmit Hafiz Ali Korça.
  24. Subi Topulli, oficer nga Gjirokastra.
  25. Ismail Age Petrela, figurë madhore e Tiranës, ishte ai që ngriti flamurin kombëtar për herë të parë në Tiranë.
  26. Muntaz Kokalari, nga Gjirokastra, botues.
  27. Vesim Kokalari, nga Gjirokastra.
  28. Syrja Kokalari, nga Gjirokastra.
  29. Nebil Çika, lindur në Prevezë të Greqisë, i arsimuar në Stamboll për gazetari.
  30. Muharrem Lleshi, qytetar tiranas, zejtar.
  31. Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi.
  32. Reshat Stërmasi, oficer nga Tirana.
  33. Lluka Xhumari, nga Durrësi, biznesmen.
  34. Selim Brahaj, nga Sauku, teolog.
  35. Rakip Kalenja, nga Mallakastra, oficer i diplomuar në Itali.
  36. Ali Panariti, nga Korça, tregtar.
  37. Jorgji Mema, nga Elbasani, mësues.
  38. Abdulla Saraçi, nga Tirana, oficer madhor i diplomuar në Itali.

Qëndrimet e komunistëve ndaj masakrës

Kjo masakër ishte aq e egër dhe e pashembullt saqë edhe vetë disa prej krerëve komunistë nuk binin dakord me të. Arkivat na japin qëndrimin e disave prej tyre, të cilët në fund e pësuan prej partisë të cilës i kishin shërbyer. (Burimi: AQSH, F14/AP, d.2/a, viti 1944).

Sejfullah Malëshova shkruan: “Terrorizmi në parti, në popull, në ushtri, tregon së pari, dobësinë e vijës sonë politike; e dyta, mosbesim që kemi në popull; e treta, që nuk kemi lidhje me masat. Me terror i zgjidhnim të gjitha. Nuk u çudita kur më thanë se sa më terrorist të ishte njeriu, aq më komunist ishte. Kështu duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike, në një bandë kriminelësh.”

Tuk Jakova shkruan: “Shumë njerëz janë vrarë pa gjyqe e pa faj… Këtë frymë e ka futur Dushan Mugosha. Kështu, sot ushtria duket sikur ka dalë të mbysë popullin. Partizanët vrasin vetë, pa i vënë fare njerëzit përpara gjyqit.”

Gogo Nushi i shkruan kështu Enver Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100.”


Qëndrimi aprovues

Por kishte edhe prej atyre që nuk ndjenin aspak brejtje ndërgjegjeje. I tillë ishte Kristo Themelko, i cili shprehej se “nacionalistët ishin derra që duheshin vrarë” dhe se “vramë andej nga veriu ca Prengëra e Lleshëra, vetëm se ishin Prengëra e Lleshëra.”

Kristo Themelko shkruan me krenari: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë… Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani…. veçse duhej t’i pastronim në mënyrën që të mos merrej vesh prej popullit. Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar.”

(Burimi i të dhënave: libri “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939-1946” nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi)

Etiketa: 38 intelektualebistrolhotelkomunistemasakra
Shkrimi Mëparshëm

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

Të Ngjashme

Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.
Kultura

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare
Kultura

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

17 Nëntor, 2025
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”
Kultura

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

17 Nëntor, 2025
Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze
Aktualitet

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

17 Nëntor, 2025
Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…
Aktualitet

Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

17 Nëntor, 2025
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit
Kultura

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët

81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët

17 Nëntor, 2025
Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

17 Nëntor, 2025
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

17 Nëntor, 2025
81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët

81 vjetori i çlirimit të kryeqytetit/ Shoqata Tirana përkujton 38 intelektualët e vrarë nga komunistët

17 Nëntor, 2025
Popullsitë autoktone në Epir,  rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

Popullsitë autoktone në Epir, rreth shekullit të IV p.e.s. Gjeografia historike e Strabonit përmes logografisë së Teopompit.

17 Nëntor, 2025
Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

Rrok Zojzi, babai i etnografisë shqiptare

17 Nëntor, 2025
Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

Fantazmagoria e “Komedisë hyjnore” dhe e poemës “Histori e Skënderbeut”

17 Nëntor, 2025
Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

Artan Fuga: Politikat kulturore në Shqipëri kanë qenë defektoze

17 Nëntor, 2025
Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

Auron Tare: Mozaiku nuk është provokim për ligjin e miratuar në Kuvend, por…

17 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist