E shtunë, 25 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

80 vjetori i lindjes. / Edhe 2 shekuj jetë, janë shumë pak për një artist si Robert Ndrenika….!

12 Janar, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Duhet të kem qenë në klasë të 7 – të në shkollën 8 vjeçare “Adem Sheme”, thjesht një fëmijë naiv dhe ëndërrimtar, kur asokohe, në kinemanë e qytetit të vogël bregdetar të Sarandës shfaqej për herë të parë filmi artistik shqiptar: “MËSONJËTORJA”, me regji të Muharrem Fejzos dhe skenar të Natasha Lakos. Një film tepër i arrirë profesionalisht me një nivel të lartë artistik në të gjitha komponentët e tij dhe i realizuar mrekullisht përmes lojës së shkëlqyer të një kaste të shquar artistësh si: Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Gulielm Radoja, Valentina Caci, Thimi Filipi, Petrika Riza, Dhimitër Trajçe, Ardian Cerga, Marko Bitraku, Teodor Rupi, Selma Sotirllari, Renato Rapi, etj. Kanë kaluar plotë 42 vjet qysh nga ajo kohë kur u shfaq për herë të parë ky film i mrekullueshëm dhe në të gjitha skenat e mizanaskenat që shfaqeshin në kuadrot e ekranit të madh të kinemasë së qytetit të Sarandës, më mbeti në memorie portreti i aktorit të madh Robert Ndrenika, në rolin i një babai të varfër e lypës me shumë fëmijë, i cili nuk mund ti ushqente dot me bukë thatë të vegjëlit e tij prej varfërisë…. Ata, si trumcakë të vegjël (në rolin e tyre) dridheshin nga i ftohti dhe uria dhe e ndiqnin pas babanë e tyre të mjerë, të zhveshur dhe të zbathur kudo nëpër rrugët e qytetit, mes shiut dhe të ftohtit…. Batuta e Robertit që përsëritej herë pas here në këtë film dhe që ende më therr deri në asht edhe sot e kësaj dite sa herë që e shoh këtë film është kur ai u drejtohej i zbathur dhe në mes të shiut kalimtarëve të rastit me lutjen epike për pak lëmoshë: “…. Mishi tretet, kocka mbetet….”

Një realizim i jashtëzakonshëm deri në përsosmëri me lojën e tij brilante aktoreske, Ndrenika ka skalitur një prej shumë kryeroleve të tij në kinema e teatër. Padyshim që Robert Ndrenika është ndër të fundmit e mbetur gjallë të asaj plejade aktorësh të jashtëzakonshëm si: Naim Frashëri, Aleksandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Pjetër Gjoka, Demir Hyskja, Ndrek Luca, Kujtim Spahivogli, Prokop Mima, Lazër Filipi, etj, që bënë kinemanë dhe artin e vërtetë skenik në Shqipëri. Ai ka një galeri të pafundëm rolesh në kinema dhe teatër, që shumica prej tyre kinsiderohen si gurë të çmuar në margaritarin e artë të trashëgimnisë së Kulturës sonë Kombëtare… Nëse Robert Ndrenika dhe shumë prej kolegëve të tij artistë që përmenda më sipër do të kishin mundësi që artin që ata bënë gjatë gjithë jetës së tyre ta bënin në një Shqipëri të pa izoluar nga bota gjatë një rregjimi 45 vjeçar, jam i bindur se sot ata do të ishin aktorë të njohur në mbarë botën ashtu siç njihen Yjet e Hollivudit.

Gjithsesi, ata e kanë gdhendur emrin e tyre me gërma të arta në veprën që kanë lënë dhe që koha do ta çmojë edhe më shumë kontributin e tyre…. Kam qenë me fat që, ashtu si me shumë miqtë e mi të shumtë artistë, edhe me te madhin Robert Ndrenika kam patur shpesh herë marëdhënie dhe komunikime të herë pas hershme që më kanë impresionuar, ngazëllyer dhe emocionuar pa masë. Vite më parë, kur Berti mbushi 73 vjeç, u takuam te rruga “Myslim Shyri”, dhe mes të tjerash e urova me gjithë zemër: “…U bëfsh Shekullor Mjeshtër….”. Ai, më shtrëngoi fort dorën, më nguli vështrimim e tij me dy sy që i buronin vetëm dritë dhe mirësi dhe në mënyrë konfidenciale mu afrua duke më pëshpëritur në vesh nën zë këto fjalë: “Nuk dua shumë, dua të jetoj edhe 7 vjet të tjera dhe kaq….”, -Mi tha në mënyrë fare të sinqertë ato fjalë Artisti i Madh…!

Mesa duke artisti kishte vendosur që të ishte ende aktiv në skenë para publikut të dashur edhe kur ti kishte rrumbullakosur plotë 8 dekada jetë…. Atë çast u shtanga nga kjo thënie dhe dëshirë e tij e shprehur në mënyrë të sinqertë, dhe aty për aty më dolën fjalë zemre duke i thënë: “Profesor, edhe 2 jetë sikur të të japë Zoti për të jetuar, për ne shqiptarët, miqtë dhe artëdashësit që janë rritur dhe ushqyer shpirtërisht me magjinë e artit tënd të mrekullueshëm janë shumë pak…..! Për veten time, vijova më tej komunikimin me artistin e madh, nuk do më dhimseshin të të jepja edhe 10 vjet nga jeta ime…., – e përmbylla bisedën me Robert Ndrenikën, dhe ashtu me buzë në gaz u ndamë nga ai takim. Sot, Robert Ndrenika feston 80 vjetorin e lindjes…. Urimi i çdo shqiptari për këtë gjigand të skenës dhe Njeri të jashtëzakonshëm do të ishte: “Edhe 2 shekuj jetë të ketë Robert Ndrenika, janë shumë pak për një fenomen të jashtëzakonshëm si Ai…! I Bekuar qofsh Artisti ynë!/javanews

Robert Ndrenika, the story of an artist whose loss of a wife was the only thing

Shkrimi Mëparshëm

Sali Berisha përjashtohet nga PD! Kryesia ‘fshin’ dhjetra anëtarë

Shkrimi Vijues

Siguria kibernetike / Shqipëria angazhon kompani amerikane

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Siguria kibernetike / Shqipëria angazhon kompani amerikane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist