Edhe pse u pa si një lëvizje për bashkimin e demokratëve, duket se shumica e deputetëve të PD-së nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Rithemelimit.
Kjo ka konfirmuar edhe një herë se grupi parlamentar i PD-së, vijon të jetë i përçarë, ku rezulton se 35 prej deputetëve nga 52 gjithsej, nuk kanë zgjedhur që t’i bashkohen Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit për mbledhjen e Kuvendit.
Ndër emrat që kanë refuzuar Kuvendin Kombëtar janë kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi e Jorida Tabaku që dje u takuan me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried, ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.
Në të njëjtën kohë Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Berisha e refuzuan edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Tomor Alizoti dhe Dashnor Sula. Siç ishte e pritshme, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka munguar edhe ish kryetari i demokratëve, Lulzim Basha.
Nga ana tjetër, 17 deputetë të grupit parlamentar marrin pjesë sot në Kuvend. 15 prej tyre kanë qenë që në fillim mbështetës të ish kryeministrit Berisha, ndërkohë që 2 të tjerë, Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë bashkuar vetëm sot.
35 deputetët që nuk marrin pjesë
AGRON GJEKMARKAJ
ALFRED RUSHAJ
ANDIA ULLIRI
ARBI AGALLIU
BLEDJON NALLBATI
DASHNOR SULA
DHURATA ÇUPI
EMILJA KOLIQI
ENKELEJD ALIBEAJ
ERALDA BANO (TASE)
FATJON VEIZAJ
FERDINANT XHAFERRAJ
FLAMUR HOXHA
FLUTURA AÇKA
GAZMENT BARDHI
GRETA BARDELI
HELIDON BUSHATI
ILDA DHORI
JORIDA TABAKU
KASTRIOT PIROLI
XHELAL MZIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GËSHTENJA
LINDITA METALIAJ
LULZIM BASHA
MERITA BAKIU
ORJOLA PAMPURI
RAMADAN LIKAJ
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
ZEF HILA
ZHENI GJERGJI
ERVIN SALIANJI
GRIDA DUMA
TOMOR ALIZOTI
17 deputetët që marrin pjesë
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Edmond Spaho
Flamur Noka
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Elda Hoti
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha
Sorina Koti
Tritan Shehu
Ina Zhupa
Kasëm Mahmutaj