• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

29 qershor 1920, një mbrëmje përjetësimi, studentët shqiptarë në Vjenë nderojnë Aleksandër Moisiun

Vinny nga Vinny
1 Korrik, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
29 qershor 1920, një mbrëmje përjetësimi, studentët shqiptarë në Vjenë nderojnë Aleksandër Moisiun
0
NDARJET
23
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo fotografi e rrallë, e realizuar më 29 qershor 1920, përjetëson një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e diasporës shqiptare në Europë, një darkë solemne e organizuar nga studentët shqiptarë që studionin në Vjenë, në nder të artistit legjendar të skenës evropiane, Aleksandër Moisiu.

Nën dritën e qirinjve dhe pas pasqyrave të kristalta të salloneve vjeneze, rinia intelektuale shqiptare i kushtoi një homazh artistit që kishte kapërcyer kufijtë gjeografikë e kulturorë, por që kurrë nuk kishte humbur lidhjen shpirtërore me atdheun e tij të origjinës. Ishte një akt simbolik, por njëkohësisht shumë domethënës, një brez që po formohej në universitetet e Europës, zgjedh të afirmojë krenarinë kombëtare përmes përfaqësimit më të lartë artistik që kishte atëherë kombi shqiptar.

Kjo ngjarje, organizuar me kursimet e tyre modeste, është më shumë se një darkë nderi, është një gjest kulturor, një akt afirmimi identitar dhe një shenjë e qartë se rinia shqiptare e asaj kohe ishte, jo vetëm e ndërgjegjshme për vlerat që përfaqësonte Aleksandër Moisiu, por edhe për misionin e saj për të qenë bartëse dhe përçues i dinjitetit kombëtar në qarqet kulturore e akademike të Europës.

Aleksandër Moisiu, me zërin dhe trupin e tij skenik që përshkoi teatrin gjerman, austriak, italian e më tej, ishte jo vetëm një aktor i shquar, por një ambasador shpirtëror i shqiptarëve, në një kohë kur zëri i këtij populli dëgjohej ende me vështirësi në tryezat diplomatike dhe skenat ndërkombëtare. Për studentët shqiptarë të Vjenës, ai ishte mishërimi i mundësisë së përfaqësimit në nivelin më të lartë artistik, një model suksesi që frymëzonte dhe angazhonte.

Ngjarja e 29 qershorit 1920 nuk duhet parë thjesht si një episod festiv. Ajo është një kapitull i rëndësishëm në kronikën e vetëdijes kombëtare, ku krenaria për identitetin kombëtar dhe afirmimi i trashëgimisë kulturore bëhen një me përpjekjen për arsim, emancipim dhe integrim dinjitoz në jetën kulturore evropiane.

Fotografia që ruan këtë çast është e mbushur me fytyra që pasqyrojnë dinjitetin, respektin dhe përkushtimin e një brezi. Ndër ta janë emra që më vonë do të kenë rol në jetën intelektuale dhe shtetformuese të Shqipërisë, duke bërë që kjo darkë të marrë edhe vlerën e një simboli bashkimi mes artit dhe mendimit, mes famës së fituar jashtë dhe kujtesës që ruhet brenda.

Ky kujtim është më shumë se një kornizë në murin e historisë. Është një dëshmi e asaj çfarë do të thotë të duash vendin tënd jo vetëm me fjalë, por me vepra, me vetëdije dhe me përulësi ndaj atyre që i dhanë emër Shqipërisë në botë. Ai tregon fuqinë që ka kultura për të bashkuar, për të frymëzuar dhe për të afirmuar një identitet të denjë në përballje me kohën. Në këtë mbrëmje të qershorit të vitit 1920, Vjena ndjeu për një çast të rrahurat e zemrës shqiptare, nëpërmjet duartrokitjeve që i takonin Aleksandër Moisiut, por që në thelb i përkisnin gjithë një populli që ngrihej mbi hapat e tij. /Albert Vataj/ KultPlus.com

Etiketa: aleksandermoisiushqiptarestudentetvjene
Shkrimi Mëparshëm

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Shkrimi Vijues

35 vite nga mësymja në ambasada, si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

2 Shkurt, 2026
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

2 Shkurt, 2026
“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

2 Shkurt, 2026
Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

“Drejtësia pa llogaridhënie”, thirrje serioze për transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor

2 Shkurt, 2026
Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

Bellum Albanum – Lufta e Albanëve: Lufta mes Romës dhe Alba Longës sipas Dionisit të Halikarnasit

2 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist