E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

25 prill, Shqipëria thërret për ndihmë, por si përgjigjen shqiptarët?

26 Prill, 2021
Në Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Jemi nje popull i varfër, i zhgënjyer, i gënjyer, i shitur, i mërguar… E vetmja krenari që na mbetet janë paratë e pista, për ata që i kanë e i qarkullojnë dhe ndonjë fitore e kombëtares së futbollit.

Të rinjtë mburren si patriotë figurativë me tatuazhet e tyre ku kaq bukur paraqitet Skënderbeu, Ismail Qemali, Çerçiz Topulli, Fishta apo At Zef Pllumi, por për vendin e tyre s’duket se bëhet njeri i zoti.

Ata që s’e kanë bërë ende gjakun ujë shpalosin flamujt me shqiponjën dykrenare, apo simbolin “Autochthones” nëpër dritaret e tyre diku në Londër, Amsterdam, Paris, Neë York e asgjë më tej.

Populli im i dashur, Shqipëria ime, si nuk u bënë një herë NJË, e të bëni për njëri – tjetrin?! Kush di  të më thotë, si do të qe historia sikur Skënderbeu të vijonte t’i shërbente pushtetit të sulltanit? Sikur Ismail Bej Vlora, të shikonte punët e tij e të linte të bëhej ç’të bëhej me këto troje, si do të qe historia? Si do bëhej e çfarë do kujtonim me nderim, sikur Isa Boletini, Çerçizi e Bajo, Fishta, Naimi dhe frashërlinjtë, Noli, Çajupi, Asdreni, Gurakuqi, Boletini, Migjeni, Mjeda e qindara mijëra të tjerë që historia u morri gjakun, por jo emrin, të mendonin vetëm për veten e tyre, të arsyetonin me kutin e momentit e me sot e me nesër. Sikur të gjithë të thonin vetëm o nëna ime e askush të mos thoshte o nëna jonë…

Çfarë do bëhej me gjuhën shqipe, me kulturën, sikur Sami Frashëri ta shkruante me shkurtime e ta thërrmonte, ama anglishten ta shkruante të përsosur siç bëjnë mileti sot…

Kur na e thonë fqinjët nga të katër anët e kufirit, “Ju s’dini të bëni shtet! ka një pickim revoltues dhe një mënjanim nga shënjestra e pohimit të tjetrit. Duket sikur vetja bën të shmanget duke thënë “Jo unë…, jo ne… Ne jemi një popull i mençur!”. Ata politikanët e ndyrë na e kanë fajin! Ata s’dinë seç bëjnë. Po politikanët bir, politikanët kush i vë aty ku janë? Kush i vesh, i mbath, e i mban me para, makina e shtëpi mbi shtëpi?

Po ti! Ku je ti shqiptar i mençur? Çfarë bën ti kur e ke litarin në fyt? Kërcet e ikën nga ky vend? Lejon të të dëbojnë nga vendi yt? Kemi 100 vjet që qajmë për çështjen Çame, e për Kosovën me parrulla të llojit “Gjaku s’falet”, por mërgata vijon. Zbrazëtia e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë është në rend të ditës prej dhjetra vitesh. Vijnë studentët për të mos ikur më, sakaq vendlindja e tyre numëron pleqtë që gdhijnë e ngrysen duke shfryrë për mungësën e fëmijëve. E këtë pezm e gëlltisin me kafetë e zeza e me frikën nga mungesa e perspektivës dhe e të ardhmes. Sakaq kryeqyteti ngrihet kala shëmtirë shumëkatëshe për të strehuar gjithë shqipëtarët, të paktën ata shqiptarë që s’kanë gjetur asnjë mundësi për të marrë rrugët e mërgatës.

 

25 Prilli, dhe historia

25 Prilli, dhe historia… vazhdon. Ushtruam vullnet të lirë në zgjedhje, apo votuam nga halli, të shtrënguar për punën, për bukën e gojës, për zarfin? Kishim vërtetë alternativa, apo mes dy të zezave zgjodhëm më të bardhën? Koha do flasë siç ka folur gjithnjë për kë ka ditur të dëgjojë.

Jemi mësuar që edhe në sport, të mos kemi në zemër ekipet e shtetit tonë, ndaj edhe gëzojmë për ekipet e huaja, e grindemi mes nesh për ekipe mijëra kilometra larg. Kësisoj edhe me politikën, identifikohemi jo me një forcë politike, jo me një kahje të filozofisë politike, por një individ dhe sukseset e tij i pandehim tonat.

Pse vjen ky mjerim i pazëshëm? Sepse jemi pajtuar me mungesën e shpresës jemi dorëzuar dhe e kemi dorëzuar Shqipërinë, që ta hanë të pasurit, të pushtetshmit dhe të fortët.

Shqipëria nga vendi i shqipëtarëve u shndërrua në vendin e vetëm disa shqipëtarëve. E ndoshta kjo është strategjia. Detyroje opozitën dhe mendimin ndryshe të largohet, të vetpërjashtohet dhe sundo i qetë e i pakundërshtuar. Saktësia dhe inteligjenca e secilit pasqyrohet në vendimet që ai merr. Dhe vendimet që marrin vendasit e këtij trualli, e jo gjithë shqipëtarët, në shumicën e tyre, kanë qenë, janë, por uroj një ditë  të mos jenë në dëm të këtij shteti pa orjentim.

Është e qartë se ky popull ka nevojë më shumë se kurrë të dezinfektohet nga demagogjia e mungesës së alternativës, nga demagogjia e zgjedhjes mes dy të këqiash, sakaq që optika mungon për të shquar alternative të reja. Është e qartë si drita e diellit që shqiptarët kanë nevojë për dezinfektim nga demagogjia e votës me para, e votës për punë, e votës familjare, votës farefisnore.

Ndershmëria është politika më e mirë! Por kjo është diçka tek e cila pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë.

Madje në atë vend të bekuar brigjeve të Adriatikut e Jonit, ende qarkullon një proverb që flet shumë për prirjen shpirtërore dhe karakteriale të vendasve. “Ndershmëria është vityti i budallait!”

Dikush duhet të sjellë ndryshimin. Por është absurditet të mendohet se ndryshimin mund ta sjellë vetëm dikush. Ndryshimin o e sjellim të gjithë, o nuk e sjell asnjë. Siç e ka thënë Gjergj Kastrioti në shprehjen e tij lapidare “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta këtu mes jush…”.

Pra ndryshimin për mire ose për keq, nuk e sjell vetëm një njeri, por i gjithë populli bashkë, si shembulli i përsosur i Kosoves ose i Greqisë, që i ndëshkon me votë politikanët që zhgënjejnë, duke sprovuar me pushtet forca dhe emra të rinj, deri sa të gjendet mirëqenie për të gjithë. Ikja është alternativa e zhbërjes, e shuarjes, e asimilimit.

Kjo është detyra jonë bashkëkombas. Të shporrim një herë e mirë nga froni i mendjes diktatorët. Të bëjmë më të mirën për vendin. Të ndajmë të mirën  mes të gjithëve e të lëmë menjanë për ca kohë egoizmin, cinizmin, sedrën e sëmurë, armiqësitë, hipokrizinë, pabesinë, dhe antagonizmin vëllavrasës.

Sepse këto vese të shqiptarëve, po bëhen armiqtë dhe dëmi kryesor i Shqipërisë.  

Sepse qartazi Shqipëria thërret për ndihmë, por shqiptarët s’duan t’ia dinë.

 

 

Shkrimi Mëparshëm

Zgjedhje pa zgjidhje….

Shkrimi Vijues

Nga Nard Ndoka, Bardh Spahia dhe Ilir Beqja, kush janë Vipat që ngelën jashtë Parlamentit

Të Ngjashme

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj
Kultura

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Nga Nard Ndoka, Bardh Spahia dhe Ilir Beqja, kush janë Vipat që ngelën jashtë Parlamentit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist