E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

2 marsit 1444, Besëlidhja e Lezhës, ngjarja e parë madhore e politikës shqiptare

2 Mars, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.

R.SH. – Vatikan

Më 2 mars te vitit 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja apo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar.

Pra, sot kujtojmë datën 2 mars të vitit 1444, kur për herë të parë në historinë e Shqipërisë, që nuk quhej ende me këtë emër, një Katedrale e vogël-simbol i madh në historinë e Kombit, në fasha asokohe, do t’i shikonte për herë të parë prijësit e trojeve shqiptare të bashkuar rreth një elteri: elterit të Zotit e të Kombit

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.

Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.

Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti  ynë kombëtar .

Po t’i referohesh dokumentacionit historik kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazisë. Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një nga veprimet diplomatike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në Evropë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në Evropën perëndimore.

Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullit shqiptar, prandaj 2 marsi i vitit 1444 nuk është thjeshtë një datë, është një mesazh, aq më tepër në një realitet që priret gjithnjë më shumë ta lexojë me indiferencë historinë, të harrojë mësimet që vijnë prej saj, të jetojë vetëm për të sotmen e të mohojë të djeshmen e largët e të afërme, e aq më keq, të nesërmen, duke harruar se nuk mund të ndërtohen njëra pa tjetrën.

2 marsi 1444 është mesazhi bashkimi në një, për Atdheun, që ka nevojë më shumë se kurrë t’i shikojë të gjithë bijtë e vet të ndershëm një mendjeje dhe një zemre, që jetojnë e punojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve. Të mbledhur rreth një elteri të vetëm, siç ishte ai i Katedrales-Kështjellë e simbol.

Shkrimi Mëparshëm

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Kurti nga Lezha: Na ndalon Kushtetuta, por …

Shkrimi Vijues

Erë ndryshimesh! 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës sjell në qytet Albin Kurtin, Ziadin Selën e Nik Gjeloshajn

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Erë ndryshimesh! 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës sjell në qytet Albin Kurtin, Ziadin Selën e Nik Gjeloshajn

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist