E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

12 milje zgjerim i Greqisë, janë asgjë më shumë se 12 milje probleme që ne kemi me veten

30 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Dy fjalë për patriotizmin folklorik dhe sebepçinjtë

Viti që po lëmë pas duket sikur s’ka të sosur mbi të gjitha nga fatkeqësitë dhe marrëzitë. Marrëzia e fundit, është një dekret qeveritar i shtetit grek për të zgjeruar territotin detar me plot 12 milje.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i patriotëve folkloriko-mediatik, që vlerat kombëtare s’i ndajnë dot nga konflikti shekullor me fqinjët. Këta atdhetarët fejsbukjan, janë si një zhurmë konstante që të vërtetave kombëtare u bëjnë fresk vetëm duke publikuar fotot me flamur për 28 Nëntor. Edhe atë palo gjuhë shqipe që shkruajnë, e dërrmojnë me gabime e u rroftë gjaku i orgjinës, që kanë në deje. Vetëm atë s’e bëjnë dot ujë, pasi gjithçka tjetër e kanë bërë llumb.

Nëse përjashtoni zjarrin e kashtës, që ju zë sa herë që fqinjët e fëlliqin pa pasoja emrin apo dinjitetin e Shqipërisë, më thoni ku qëndron atdhetarizmi juaj? Çfarë emrash u vini fëmijëve, çfarë gjuhe u mësoni, çfarë muzike dëgjoni, çfarë produktesh konsumoni, çfarë emërtimesh u vendosni bizneseve e sipërmarrjeve… Sa të zotët do ishit ju, gjykues universalë, për të bërë më mirë punën e dikujt që e anatemoni kaq shumë.

Mbi të gjitha, sa të gatshëm do ishit ju t’i kushtonit jetën këtij vendi? Sa të gatshëm do ishit ju për të sakrifikuar për të mirën e këtij vendi?!

Shifrat shqetësuese të largimeve nga Shqipëria flasin shumë qartë për atdhetarinë e gjithsecilit nga ne. Patetizmat dhe folklorizmat me Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin, janë pjesë e një makiazhi që s’mban më. Ismaili dhe Isa jetuan me përkushtim për këto troje, për shqiptarët dhe konceptin shqiptari. Po ju?! Nga jeta e tyre shquani vetëm 28 Nëntorin dhe aq. Askush nga ne s’ka gojë të flasë. Shqipëria sot është produkt i të gjithë ne. Ne kemi lejuar që të na tallen mbi shpinë e ne jemi tallur me veten e me familjet tona, duke e shëmtuar e bërë shumë qesharak në shumë aspekte vendin tonë. Është e vertetë, varfëria na dikton, por injoranca na kushton më shtrenjtë. E kemi gati gishtin për t’ia drejtuar shtetit që s’ditëm kurrë ta ndërtojmë, por po kaq fajtorë jemi edhe vetë. Sepse vetë e kemi pranuar thesin e mjellit për një votë, 10 mijëshen për një ditë në miting, dorën ndër shalë për një vend pune… Gjithçka pa bërë zë. Sepse ne na pëlqen kjo Shqipëria ku udhëheqësi i vërtetë, perandori i vërtetë është leku. Paraja zgjidh gjithçka! Paraja të qarkullon si gjethe në fllad dhe pa të ligji duket një absurditet. Sot duhet heshtje totale nga të gjithë dëmtuesit e vendit të tyre. Ata që thonë s’kemi shtet, por u volit kaq shumë kjo gjë, sepse me dy lek i shtrembërojnë sipas qejfit ligjet e këtij vendi.

 

Me vjen keq vërtetë për keta njerëz që vuajnë për të gjetur në kohë mikun e lekun që do ngopte egon grykëse të atyre që të japin të drejtën të jetosh me dinjitet, ose të rrosh në mjerim.

Ju shqiptarët pa përgjegjshmëri jeni barcaleti e këtij vendi. Jeni ata që e mbani me përdhunë injorance sahatin të stakuar në realitetin mjeran të Shqipërisë Fishtjane e Migjeniane.

A mund t’ia shpjegoni vetes pse ju dhimbsen 12 milje detare, dhe nuk ju dhimbsen pjesa territoriale e qyteteve buze Jonit. Krejtësisht të shkalafitura arkitektonikisht. A është e jona Saranda? Si po e trajtojmë? Po Ksamili, Himara, Vlora, Durrësi, Lezha. Për brigjet tona është bërë luftë ndër shekuj. Si po i trajtojmë ne ato?! Të gjthë ne, shqiptarët e bujshëm, të parët e Ballkanit. Që na “ndrit” në ball besa, nderi i motrës, i bijës, por sakaq jemi të parët që ngulemi para televizorit për të marrë vesh cilën motër apo bijë nëne do “shalojë” Saimiri te Klani.

“Më jepni një media te mirëfinancuar, t’iu jap një popull idiot” thoshte krimineli Gëbels.

Ndërkohë që humbasim cdo ditë sovranitetitn, detin, tokën, ajrin, shëndetin, shtëpinë, pasurinë, vendin, ekonominë, të tashmen, të ardhmen, perspektivën, kromin, bakrin, naftën, gazin, shqiptarët s’i ndahen televizorit, kafeve dhe rrjeteve sociale.

 

Dy argumente më shumë për hallin tonë me grekët

Oh, sa keq! Grekët ardhacakë që krijuan një shtet me fallcifikime pak pas 1821, përvetësuan një gjuhë dhe identitet teknikisht helene  në  tokat dhe ujrat pellazgo-ilire.  Kanë aq shumë tokë dhe ujë të vjedhur sa edhe emra të huajtur. Helenë apo grek?  Ç’do të thotë kjo?

E lexuat qartë, shteti i sotëm grek, u krijua në 1821, fare rastësisht. Pasi ajo popullsi heterogjene, (turq, egjiptianë, shqiptarë etj) që jetonte asokohe në trojet e Greqisë së sotme, as që nuk e kishte fare të qartë çfarë ishte antikiteti i shquar grek. Një mbret si Ludvigu i Bavarisë, riktheu lavdinë në mendjen e disave në greqi, për një antikitet që u greqizua menjëherë. Sakaq që biri i Ludovikut u ul në fronin e krijuar të Greqisë, priftërinjtë përqafuan kryqin dhe iu vunë në krye ushtarëve që greqizuar gjithçka dhe këdo që mundën. Quajtën grek këdo dhe Greqi gjithçka që mundën. Atë që s’mundën e dëbuan ose e vranë. Themelet e shtetit grek, kësisoj u përlyen me gjak multietnik, nga spastrimi i pashoq.

Të njëjtat politika tjetërsuese, asimiluese e zvetnuese, ndiqen edhe sot. Kur shqiptarëve u kërkohet me detyrim konvertimi fetar dhe tjetërsimi i emrit. E madje sa herë një shqiptar bën një vepër të shquar në Greqi, e quajnë grek, ndërsa kur ai bën një akt të shëmtuar, e quajnë shqiptar edhe pse me pasaportë greke.

 

 

 

Po të ishte respektuar Ministria e Jashtme si institucion dhe zv.Ministri që është sot apo Ministri që ishte dje, përballjet mes delegacioneve për negociata nuk do ishin 20 me 8 a 9 veta nga ana jonë…  Po të respektohej harta e firmosur nga Mehdi Frashëri në atë kohë zv,Ministër i Jashtëm në 1920,  firmosur në nivel admiralësh për Korfuzin… Po të respektohej dekreti i Zogut, për ndarjen e kanalit të Korfuzit i ndarë përgjysmë dhe jo i delimituar me piramida por në 5 pika… Po të respektohej një vendim qeverie 1946 me firmën e Enver Hoxhës që përcakton edhe më qartë dokumentin e periudhës Zogiste për gjysmën e Kanalit të Korfuzit…

Po të respektohet dokumentacioni i “Çminimit i kanalit të Korfuzit,” në 1958, i cili do të firmosej dhe do ti jepej botës, si vërtetim që ky kanal është i lundrueshëm…  (Është një hartë e firmosur dhe e nënshkruar nga gjenerali Abdi Mati, i cili bashkë me palën greke e ka ndarë dhe e ka çminuar kanalin e Korfuzit dhe është pranuar nga pala greke si dokument çminimi dhe është dorëzuar në OKB.)

 

 Në 61-shin, 12 miljet në diskutim u dokumentuan edhe pse njëanësisht u pranuan në OKB.

Po të respektohej institucioni dhe ajo çfarë përfaqëson Ministria e Jashtme e Shtetit tonë, po nga pala jonë shqiptare, dokumente të vyera si këto më lartë, që historia i njeh shumë mirë, falë Zotit, do i viheshin në dosje ekipit negociator.

 

Përpjekjet për t’i demontuat dokumentet e mësipërme,  me dekrete paçavure, krejtësisht fyese, dhe pa mbështetje ligjore, janë thellësisht dashakëqia dhe konfliktuale. Asgje më pak se fytyra e vërtetë e politikave shoviniste greke, me të cilat jemi mësuar e kemi mësuar t’i injorojmë rregullisht. / usalvision

Shkrimi Mëparshëm

250 mijë euro për Kroacinë e prekur nga tërmeti – Rama: Shembull rezistence!

Shkrimi Vijues

Shumë aktiv në facebook kundër qeverisë – QSUT shkarkon nga puna mjekun Allkja

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

Shumë aktiv në facebook kundër qeverisë – QSUT shkarkon nga puna mjekun Allkja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist