• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Zgjoi” synon të bëj histori

Vinny nga Vinny
8 Shkurt, 2022
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
22
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

“Drithërues, tërbues dhe në fund shpresëdhënës” – e përshkruan kritikja amerikane, Alissa Wilkinson, filmin “Zgjoi”, me regji të kosovares Blerta Basholli.

“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndrojnë në faktin se regjisorja, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen dhe të thonë të pathënën”, thotë regjisorja nga Bosnja, Jasmila Zhbaniq.

Filmi “Zgjoi” ka gjasa të mëdha të bëhet pretendenti i parë i Kosovës për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Të nominuarit për çmimin prestigjioz që ndan Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA, shpallen sot.

“Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë prej 15 filmash, ndërsa pret të mësojë nëse do të jetë në mesin e pesë finalistëve të kategorisë së vet.

Pritshmëritë janë të mëdha, marrë parasysh suksesin e deritashëm të filmit.

Vitin e kaluar, “Zgjoi” ka bërë histori, duke fituar tre çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi për filmin më të mirë, për regjisoren më të mirë dhe çmimi i publikut – që të tre kanë shkuar në adresë të “Zgjoit”.

“Zgjoi” është “një perlë që nxjerr në pah fuqinë e personazheve të tij, duke dëshmuar se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”, ka shkruar “Sundance Film Festival”.

“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.

Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo – atëbotë 28 vjeçe – pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.

Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë.

Biznesi i tyre “KB Krusha” vazhdon të funksionojë edhe sot dhe punëson mbi 50 gra – pjesa më e madhe e të cilave familjare të personave të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë të mëhershme, regjisorja e filmit, Blerta Basholli, ka shpalosur arsyet që e kanë shtyrë të realizojë filmin:

“Fillimisht, kam qenë e fascinuar me tregimin e Fahrijes kur e kam dëgjuar në televizion, më është dukur një rast shumë interesant, fillimisht si histori suksesi, por pastaj edhe paragjykimi që i është bërë nga shoqëria, pasi ka qenë e ve dhe ka filluar të punojë”.

“Për mua këto dy elemente kanë qenë shumë intriguese dhe për këtë arsye kam shkuar ta takoj Fahrijen”, ka thënë Basholli, duke kujtuar takimet e para me të në vitin 2011.

Aktorja Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen, ka thënë se ky rol për të ka qenë “përvoja më e mirë profesionale”.

“Grua e çeliktë, që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Inspirim për çdo gjeneratë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e saj në Instagram, pas premierës së filmit “Zgjoi” në Prishtinë, në tetor të vitit 2021.

Vetë Fahrija ka thënë se filmi e ka bërë t’i rijetojë momentet e së kaluarës, por edhe të ndihet krenare për atë që ka arritur.

“Dhimbja në fytyrë, dhimbja në punën që bënte, ma pasqyronte një Fahirje të dytë”, ka thënë ajo për aktrimin e Yllka Gashit.

Filmi “Zgjoi”, mes tjerash, ka fituar edhe dy çmime kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë. Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë, ndërsa “Zgjoi” ka marrë çmimin “Fundos” për inovacion shoqëror.

Një film i Kosovës është nominuar për herë të parë për Çmimin Oscar në vitin 2016. “Shok”, me regji dhe skenar të britanikut Jamie Donoughue, ka hyrë në garë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, por nuk ka fituar.

Më 26 janar, regjisorja e “Zgjoit” ka kërkuar mbështetje për filmin e saj, në prag të shpalljes së nominimeve për Oscar.

“’Zgjoi’ tregon historinë e fuqisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, në një situatë kur dorëzimi është mundësi”, ka shkruar Basholli në Twitter./Rel

Shkrimi Mëparshëm

Mihal Grameno: Grekomania

Shkrimi Vijues

TKOB çel sezonin me Panajot Kanaçin e Tish Dajinë

Shkrimi Vijues

TKOB çel sezonin me Panajot Kanaçin e Tish Dajinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.