• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

VOA: Shqipëria ndër vendet e pakta që nuk e ka dënuar gjenocidin e Srebrenicës!

Vinny nga Vinny
13 Maj, 2022
Në Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
43
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot kërkesën e disa deputetëve opozitarë, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, për të hartuar një projekt-rezolutë mbi genocidin e forcave serbe kundër civilëve në Bosnje Hercegovinë.

Kërkesa ishte paraqtur dy ditë më parë në byronë e Kuvendit për ta përfshirë në procedurat parlamentare, por edhe aty ajo u refuzua.

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse kërkesat e deputetëve nuk miratohen në byronë e Kuvendit, atëherë ato diskutohen si të tilla në seancë plenare me një diskutim pro dhe një kundër.

Ish kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se nisma synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës dhe solidaritetin me boshnjakët, një genocid i sanksionuar me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

“Në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt Bashkimit Europian, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandar Vuçiç, i cili është frymëzues i gjenocidit serb. Dhe, pa njohur gjenocidin Serbia, ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm t’i ripërsërisë ato në çdo kohë” – tha zoti Berisha.

Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Shqipëria e ka dënuar, e dënon dhe do ta dënojë genocidin e Srebrenicës, e njohur si tragjedia e Bosnjës, dhe ka mbështetur të gjithë vendimet dhe qëndrimet ndërkombëtare përkrah bosnjakëve.

“Masakra ndodhi më 11 korrik 1995 dhe Berisha është një nga ata që ka përgjegjësi direkte për një pjesë të turpit që mori Shqipëria atëherë. Genocidi serb në Srebrenicë nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftë prej Sali Berishës” – tha zoti Balla.

Ai propozoi një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë të mbahet më 11 korrik, ku të përmendet gjithë historia, vendimet ndërkombëtare dhe ndikimi i autoriteteve të Shqipërisë nën drejtimin e ish presidentit Berisha. Zoti Balla theksoi se kërkesa po rrëzohet për shkak të propozuesve dhe jo prej temës, që sjell. Deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së mbështetësve të ish kryeministrit Berisha.

Ky i fundit e komentoi votimin e socialistëve si një “shkelmim mbi 8 mijë viktimat e Bosnjes dhe mbi jetën e dhjetë mijë shqiptarëve në Kosovë”.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twiter se “gjoja dështimi i një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar” ishte një “lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit”.

Zoti Rama tha se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”, i cili, sipas tij, “kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik”.

Prej shumë vitesh Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk ka miratuar një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë. /VOA

Etiketa: gjenocidshqiperiasrebreniceVOA
Shkrimi Mëparshëm

Balluku: Linja e re e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi futet në punë brenda vitit 2030

Shkrimi Vijues

Studiuesit: Pse simboli “Z” i propagandës ruse është shumë i keq, i frikshëm!

Shkrimi Vijues

Studiuesit: Pse simboli "Z" i propagandës ruse është shumë i keq, i frikshëm!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist