• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Viti 2022, rekord ndërtimesh në Tiranë, u dha leje për më shumë se 1.8 milionë metra katror

Vinny nga Vinny
28 Shkurt, 2023
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
Viti 2022, rekord ndërtimesh në Tiranë, u dha leje për më shumë se 1.8 milionë metra katror
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro…

Ritmi i ndërtimeve në kryeqytet ka kapur nivelin më të lartë historik në vitin 2022 dhe kjo tendencë pritet të vijojë.

Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror. Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katror, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2). Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katror.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68% e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin. Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

Sipas INSTAT, vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në të gjithë vendin është 2.667.497 m2, nga 2.316.709 m2 miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14%.

Vrulli pritet të vijojë në Tiranë
Vitet e fundit, zëri kryesor i të ardhurave të Bashkisë është “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Nga dhënia e lejeve të ndërtimit bashkia arkëton rreth një të tretën e të ardhurave që ajo mbledh në total nga taksat dhe tarifat.

Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull pritet të vijojë. Në vitin 2023, Nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.

Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.

Edhe në 2024-n dhe 2025-n, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit./Monitor

Etiketa: 2022ndertimetrekordtirane
Shkrimi Mëparshëm

Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Shkrimi Vijues

Më 28 shkurt të vitit 1903, vdiq ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Shkrimi Vijues
Më 28 shkurt të vitit 1903, vdiq ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Më 28 shkurt të vitit 1903, vdiq ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Eleni Ahrweiler: Emri dhe vlera që nuk vdes kurrë, fliste hapur për mbrojtësit e “padukshëm” të Kostandinopojës  

Eleni Ahrweiler: Emri dhe vlera që nuk vdes kurrë, fliste hapur për mbrojtësit e “padukshëm” të Kostandinopojës  

27 Mars, 2026
Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri/ INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri/ INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

27 Mars, 2026
500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës Qeveria i ekzekuton të hënën

500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës Qeveria i ekzekuton të hënën

27 Mars, 2026
Gjurmë dy 2400 vjet të vjetra në Kalanë e Kaninës

Përditësimi i programit shovinist serb. Nga Çubriloviçi tek kinemaja propagandistike

Përditësimi i programit shovinist serb. Nga Çubriloviçi tek kinemaja propagandistike

26 Mars, 2026
Polikron Lembesi: Fisnikëria e heshtur e një piktori të pavdekshëm arbëror, në kapërcyell të epokave të tranzicionit për botën “neo-helene”

Polikron Lembesi: Fisnikëria e heshtur e një piktori të pavdekshëm arbëror, në kapërcyell të epokave të tranzicionit për botën “neo-helene”

26 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist