• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
2 Shkurt, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Veshja tradicionale e Hasit drejt UNESCO-s
0
NDARJET
19
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, studiuesit dhe mbështetësit e kulturës theksojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimit dhe mënyrës së bartjes së saj.

Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, ka veshur këtë rrobë tradicionale për dekada dhe kujton me nostalgji punën e madhe që kërkonin veshjet e zonës. Në ditën e martesës, ajo kishte përgatitur tetë veshje të kompletuara, të gjitha të punuara me dorë, të cilat fatkeqësisht u shkatërruan gjatë luftës.

“Kur u nisa për martesë, i kisha tetë veshje. Ato kishin vendet e tyre: më të thjeshtat për shtëpi, ato për dasmë dhe për ngjarje të veçanta ishin më të punuara. Veshja e dekës, për shembull, kishte më pak lule dhe ngjyra më të mbyllëta”, rrëfen Tanaj.

Gjenerata më e re, përfshirë Rabije Hodaj nga Shoqëria Kulturore “Hasi Jehon”, vazhdon ta përdorë veshjen për raste të veçanta, si festivalet tradicionale. Ajo thekson se veshja tregonte edhe gjendjen sociale të femrës.

“Përmes veshjes mund të dallosh nëse një grua ishte e ve, pjesëmarrëse në dasmë apo nuse e re. Nuset e reja vishnin fustanella me kanac të kuq, 33 metra të gjatë, ndërsa gratë e mesme përdornin mshellak”, thotë Hodaj.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë. Ajo karakterizohet nga asimetria e punimit dhe një “gjuhë komunikimi” që tregonte jetën sociale të komunitetit.

Çoçaj thotë se, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” dhe shoqërinë kulturore “Hasi” në Tiranë, po hartohet kërkesa për pranimin e veshjes në UNESCO, e cila pritet të nisë në prill 2026.

“Rregullat e UNESCO-s kërkojnë që çdo veshje që prezantohet dhe pranohet të jetë origjinale, të punohet origjinale dhe të ruajë bartjen origjinale. Veshja e Hasit humbet karakterin e saj unik nëse i hiqet ‘gjuha e komunikimit’ ose figurat që tregojnë jetën sociale të bartësit, qoftë veshja e Krumës, qoftë ajo e Vlahnës, apo veshja e Zymit si nënvariant i saj.”Ai gjithashtu nënvizon se nëpër shtëpitë hasjane në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje të kompletuara, të ruajtura me fanatizëm nga gjeneratat e vjetra, duke siguruar që trashëgimia kulturore të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm. (RTK)

Etiketa: hastradicionaleunescoveshtja
Shkrimi Mëparshëm

“Kosovari” i gurëve të mullirit me pronar Isa Boletinin

Shkrimi Vijues

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Shkrimi Vijues
Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s, nominohet si rezervë ndërkufitare e biosferës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

Shkupi një kryeqendër historike Dardane nën dritën e dokumenteve akademike

19 Mars, 2026
Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

Aristidh Kola: “Në Greqi pak njerëz nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” Lufta e heshtur ndaj gjuhës dhe kulturës arbërore

19 Mars, 2026
Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

Përkthimi i parë shqip i Biblës Ortodokse i zbuluar në Polis të Librazhdit dhe disa çështje rreth emrit të tij

19 Mars, 2026
Papa Klementi XI, shqiptari i fronit të Shën Pjetrit, sot në 305-vjetorin e ngjitjes në altarin e shenjtërisë

Ky është shqiptari që ndikoi në historinë e botës, duke pushtuar Kostandinopojën

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist