Prof. Dr. Lush SUSAJ Albert Z. ZHOLI
Luigj Gurakuqi është shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe kontributit në dobi të unitetit, te zhvillimit dhe të përparimit kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Ai ka lindur në Shkurt të vitit 1879 në qytetin e Shkodrës nga prindërit Pjetër dhe Leze Gurakuqi. Mësimet e para i ka marrë në Kolegjin Saverian të Shkodrës, për t’i vazhduar më pas në kolegjin ar- bëresh “Shën Adriano” të Shën Dhim- iter Koronës dhe në Napoli të Italisë ku pati fatin e madh që të mësojë dhe të edukohet nga Jeronim De Rada që është njëri nga themeluesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ndriçuesi më i mirë i projektit dhe rrugës europianiste të zhvillimit shtetëror e shoqëror të shqiptarëve. Luigj Gurakuqi, përveç gjuhës shqipe, shkruante dhe fliste shumë mirë edhe 6 gjuhë të huaja, si latinishten, italishten, turqishten, frëngjishten, greqishten e gjerman- ishten. Aftësitë dhe puna e madhe e Luigj Gurakuqit në dobi të Shqipërisë bien në sy në disa prej zhvillimeve më kulmore të historisë sonë kombëtare si në Kongresin e Manastirit, më pas në rrugën e përgatitjes dhe të shpalljes së pavarësisë përkrah Ismail Vlorës mw 28 Nëntor 1912, në Kongresin e Lushnjës ne 1920, në Konferencën e Paqes në Paris, në veprimtarinë parlamentare dhe shtetërore të viteve 1920-1924, në Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924, e deri në vrasjen e tij me 2 Mars 1925 në Bari të Italisë.
Kontributi në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe në Kongresin e Manastirit
Veprimtaria politike e Luigj Gur- akuqit, duket që në verën e vitit 1907, kohë kur ka filluar bashkëpunimi i hapur i tij me Bajo Topullin dhe me pri- jësit e malësive të Veriut të Shqipërisë për organizimin e kryengritjeve në mbrojtje të popullsisë dhe trojeve shq- iptare në veri të Shqipërisë. Kjo lëvizje kombëtare u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar në Traboin. Kjo ka ndodhur me 6 Prill 1911, kohë kur flamuri ynë kombëtar u valēvit i lirë në tokën e tijë, njëlloj siç ishte valëvitur për herë të fundit në Kalanë e Shkodrës në vitin 1479. Data 6 Prill 1911, është një ditë e paharruar historike në të cilën flamurtari legjendarë Ded Gjon Luli, 71 vjeç, bashkë me burrat e shquar të familjes Gurakuqi dhe të familjeve të tjera të Hotit, të Shkodrës, të Malë- sisë së Madhe, të Pultit, të Pukës, të Mirditës e të Malësisë së Gjakovës, ngritën flamurin e lirisë.
Përpjekjet e Luigj Gurakuqit dhe patriotëve të tjerë për ta shtrirë lëvizjen në krahinat e Jugut të vendit, pothuajse dështuan sepse ushtria osmane mobi- lizoj forcat që kishte të dislokuara në Vlorë, Berat, Kavajë e Durrës për të ndaluar lëvizjen e patriotëve dhe vull- netarëve të Labërisë për në Traboin. Megjithatë, kryengritja pati jehonë të madhe dhe i kontribuoi ngjarjeve të mëdha të vitit 1912. Patriotet dhe elita e krahinave të Jugut, nuk qëndruan indiferent as duarlidhur. Ne kuvendet e vitit 1911 të mbledhura në Drashovicë, në Kolonjë, në Janinë, në Gjirokastër, në Delvinë, etj, ata i drejtoheshin pop- ullit me fjalët: “Vëllezërit tanë, gegët, po na ftojnë ne të bijtë e Pirros, që t’u vijmë në ndihmë, e prandaj çdo shqiptar e ka detyrë të marrë hutën në krah e të bashkohet me kryengritësit e të mos lëmë të na turpërohet “Baba Tomori” i shenjtëruar që po bucet. Duam, pra, lirinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë, duam të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjersa te shuhemi të gjithë”. Krahas kontributit për unitetin kombëtar dhe qëndresën antiosmane, Luigj Gurakuqi ka spikatur edhe si njëri nga figurat kryesore të lëvizjes për alfabetin dhe shkollën kombëtare. Falë dashurisë trashëgimisë kulturore, vizionit Euro- perendimore dhe aftësive intelektuale, Luigj Gurakuqi ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit (1908), përkrah Gjergj Fishtës, Mit’hat Frashërit, Ndre Mjedës, Bajo Topullit, Simon Shuteriqit, etj, ku dhe është zgjedhur nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit.
Kontributi në përgatitjen dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Luigj Gurakuqi ka qëndruar përkrah Ismail Vlorës gjatë gjithë procesit të përgatitjes, të shpalljes dhe të njoftimit të pavarësisë për mediat, për diplo- macinë dhe për qeveritë kryesore të kohës. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, ka qenë i pranishëm edhe në takimin e Vjenës me ministrin e Jashtëm Austro-Hungarez Bercthold. Ndërsa në kuvendin Kombëtar të Vlorës, Luigj Gurakuqi është zgjedhur sekretar i parë i Kuvendit të Vlorës dhe me dorën e tij ka shkruar dhe më pas e ka nënshkruar vendimin historik përmes të cilit shpallej se: “Shqipënia më sot do të bëhet më vehte, e lirë e mos- varme”. Teksti i shpalljes së pavarësisë është shkruar nga Luigj Gurakuqi për faktin se, në atë kohë, ai dhe Shefqet Daiu ishin njohësit dhe shkruesit më të mirë të shkronjave të gjuhës shqipe. Madje për shkak të volumit të madh të punës me shkresat dhe me protokollet e asaj periudhe shumë të ngarkuar, në mbledhjen e tretë të kuvendit të Vlorës, përveç Shefqet Daiut, Gurakuqi ka kërkuar shtimin e personelit edhe me dy njerëz të tjerë që dinin të shkruanin mirë gjuhën shqipe e që ishin Mustafa Kruja dhe Dhimitër Berati.
Kontributi si ministër i parë i arsimit dhe si delegat në Konferencën e Londres
Në votimin e parë të kuvendit për ministrat, Luigj Gurakuqi është propozuar për ministër arsimi dhe është zgjedhur duke marrë 54 vota nga 58 që morën pjesë në votim. Luigj Gurakuqi ka hedhur themelet e para të arsimit kombëtar në Shqipëri. Ai ka ideuar dhe realizuar programet e para shkollore që karakterizohen nga fryma, nga përmbajtja dhe nga funksioni në shërbim të konsolidimit të shtetit, të shoqërisë dhe idealeve tona kombëtare. Kudo në bisedat dhe në shkrimet e tij, Luigj Gurakuqi përsëriste shprehjen e njohur të tijë sipas të cilës: “ne nuk jemi as grekë, as serbë dhe as italianë, flasim shqip dhe jemi vetëm shqiptarë”. Ndërsa në takimet me klerikë, me personalitete dhe me praktikantë të besimeve të ndryshme, në lidhje me lirinë fetare ai mendonte se duhet të zgjidhet sipas formulēs: “feja e lirë në shtet të lirë”.Që në ditët e para të fil- limet e punës si ministër i arsimit mori kontakt me mësuesit patriot dhe filloj punën me hapjen e shkollave të para shqipe në Dukat, në Kaninë, në Kullas në Smokthinë, në Tragjas, në Drash- ovicë, etj, e në të gjithë Shqipërinë. Si ministër arsimi, me 6 shtator 1913. Luigj Gurakuqi u bëri thirrje të gjithë atyre që dinin shkrim dhe këndim, që të afroheshin dhe të ndihmonin në ngritjen e shkollave dhe të arsimit kombëtar në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ndërsa mě 13 shtator ka lëshuar urdhëresën e parë, përmes të cilës porosiste për hapjen e shkollave fillore (4 vjeçare) shtetërore në të gjithë vendin. Ndërsa gjatë periudhës Prill-Qershor 1913, Lu- igj Gurakuqi ka qëndruar në Londër së bashku me Ismail Qemalin, në mbrojtje të çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës. E gjithë veprimtaria e tij ka qenë në shërbim të europianizimit të politikës, të shtetit dhe të mundësisë dhe të sjelljeve shoqërore të shqiptarëve. Në vitin 1914, Luigj Gurakuqi së bashku me patriot të tjerë shqiptarë, ka qenë në mbrojtje të qeverisë së Widit, ku dhe është kapur rob nga rebelet në Rrashbuell dhe më pas është liruar. Në vitet 1915-1916, Luigj Gurakuqi ka qëndruar si i internuar në Cetinë të Malit të Zi, së bashku me patriot të tjerë që patën mbrojtur shtetin shqiptarë dhe qeverinë e Widit. Ndërsa në vitet 1915-1918, përmes kontakteve me shqiptarët në Malin e Zi dhe krahinat e thella të Veriut hapi shkollat shqipe në këto vende, përfshirë këtu edhe shkollën e parë shqipe për rrethin e Tropojës e cila është hapur në vitin 1917 në fshatin Gjonpepaj të Nikaj-Mërturit.
Kontributi në Konferencën e paqës në Paris
Në vitin 1918, Luigj Gurakuqi, përsëri është rizgjedhur ministër i arsimit në qeverinë e Durrësit. Në përgjigje të situatës së rëndë ku ndodhej çështja jonë kombëtare, në mbledhjen e datës 22-23 Dhjetor 1919, qeveria e asaj kohe pati autorizuar Imzot Luigj Bumçin si kryetar të delegacionit shq- iptarë në Konferencën e Paqes në Paris të përbërë nga mendjet ma të ndritura të kohës, si At Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, Luigj Gurakuqi, Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri dhe Mehmet Konica. Falë punës dhe performancës së shkëlqyer të këtij delegacioni për- faqësues dhe gjithëpërfshirës, është siguruar mbështetja e madhe e shteteve Europiane dhe e ShBA. Performanca e shkëlqyer e delegacionit tonë arriti të sigurojë mbështetjen e Vatikanit dhe të Uashingtonit, të Papa Benediktin e XV dhe të Presidentin Wilson, për sigurinë e Integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror në kufijtë e vitit 1913.
Kontributi në mbështetje të Kongresit të Lushnjës dhe si deputet i Shkodrës
Pas largimit të Princ Widit, për një kohë të gjatë (1914-1918), në Shqipëri ka sunduar mungesa e plotë e ligjit dhe stabilitetit. Ka sunduar anarkia me të gjitha pasojat shkatërruese të sajë. Në këto kushte, me 25 Dhjetor j 1918, me nxitjen e Italisë, në Durrës është mbajtur një takim kombëtar, ku është vendosur që të organizohej nj shtet nën protektoratin e Italisë, me një qeveri të kryesuar nga Turhan Pasha Përkundër kësaj zgjidhje të sforcuar e të përkohshme, me 21 Janar 1920, është mbajtur Kongresi Kombëtar i Lushnjës ku është krijuar një qeveri kombëtare e cila funksionalizoj një shtet shqiptar legal e të shtrirë në kufijtë e njohur të vitit 1913. Në punimet dhe përfundi- met e këtij kongresi, Luigj Gurakuqi ka patur një rrol vendimtarë. Për këtë qeveri që e filloj organizimin shtetëror nga pluhuri dhe hiri i anarkisë së fiseve dhe krahinave të përçara, Libardi (f. 14) ka shkruar: “Shpirti i këtij shteti qe At Gjergj Fishta, Dr. Luigj Gurakuqi, e Mr. Bumçi. Ata vendosën formimin e një këshilli të lartë të përbërë nga katër veta, një kabinet me shtat ministra, një këshill nacional prej 37 përfaqë- suesish. Kjo mbledhje do të mbetet e pavdekshme në historinë shqiptare”.
Duhet kujtuar fakti që vitet 1920- 1924, janë karakterizuar nga një luftë e ashpër politike mes grupeve dhe individëve për interesa të ndryshme politike, ekonomike, ideologjike, e në të shumtën e rasteve edhe për interesa të vogla karrieriste e krahinore. Për të tilla arsye absurde, gjatë periudhës 16 Tetor 1921 e deri me 24 Dhjetor 1924, janë ndërruar 10 kabinete qeveritare apo kryeministra ku asnjëri prej tyre nuk ka qeverisur më shumë se një vit. Në të gjitha rastet, për marrjen dhe mba- jtjen e pushtetit, janë përdorur mjetet dhunës, represionit dhe shtypja e çdo kërkese dhe kundërshtie politike dhe ekonomike me ushtri, me xhandarmëri dhe me vullnetare fanatikë të armatosur që turreshin si të çartur mbi popullsinë e varfër që kundërshtonte mizerjen ekonomike, taksat e larta, arrogancën dhe mungesën e investimeve dhe projekteve shtetërore.
Në të tilla kushte, duke filluar nga viti 1923, në trupin e parlamentit shq- iptar të kohës, ishte formuar një grup parlamentar opozitar që mori trajtën dhe funksionet e një fraksioni apo të një lëvizje të re politike e kryesuar nga Luigj Gurakuqi, Fan Noli, etj. Opozita e asaj kohe, respektohej dhe mbështetej nga pjesa më e madhe e popullsisë e cila kishte aq shumë besim tek Luigj Gurakuqi. Kjo situatë nuk zgjati shumë sepse në momentin e zgjedhjeve për deputet, administrata dhe servilët e shpërblyer nga qeveria, filluan blerjen masive të votave nga ku degradoj i gjithë procesi zgjedhor dhe parlamenti bashkë me institucionet e politike të dala nga këto zgjedhje të manipuluara. Me gjithë manipulimet e bëra në Shkodër, falë qytetarisë dhe besimit të popullit të Shkodrës ndaj Luigj Gurakuqit, zgjedh- jet u fituan nga opozita dhe Gurakuqi u zgjodh deputet i Shkodrës. Në qeverinë e Fan Nolit, Luigj Gurakuqi është zgjedhur në postin e Ministrit të Finan- cave, duke i kontribuar aq shumë funk- sionimit meritokraktik të administratës dhe të institucioneve të asaj periudhe. Në lidhje me këtë kontribut, Libardi ka shkruar se: “Dr Luigj Gurakuqi ishte shpirti i çdo gjëje dhe të gjithëve. Njeri me pikëpamje të jashtëzakonshme për vendin, po të kishte qenë në rrethana të tjera e në një vend tjetër do të ishte bërë ylli i kombit. Gurakuqi bëri të pamundurën për paqen, marrëveshjen dhe mirëkuptimin. Po partitë bënin sikur kishin ide të përbashkëta, ndërsa nga ana tjetër mbanin të gjallë lidhjet me Ahmetin e arratisur…”
Vrasja politike e Luigj Gurakuqit
Per shkak të prishjes së procesit zgjedhor, të propagandës dhe të dhunës së vazhdueshme ndajë opozitës, me 1 Qershor 1924, duke filluar nga Shkodra, filloj revolta popullore ndaj mënyrës së qeverisjes. Në këto rrethana, Ahmet Zogu me Osman Gazepin, etj, janë larguar nga Tirana për në Beograd, në pritje të momentit për t’u rikthyer me 24 Dhjetor 1924. Në këtë mënyrë, opozita e asaj kohe e mori pushtetin me mjete jodemokratike, me anë të kryengritjes së armatosur që u quajt “Revolucion Demokratik”. Ndërsa 6 muaj më vonë, me 24 Dhjetor 1924, edhe Ahmet Zogu është rikthyer në pushtet me mjete jo- demokratike, me dhunë. Pas rikthimit të Zogut, Gurakuqi ka emigruar në Itali ku i është organizuar edhe atentati vdekjeprurës i 2 Marsit 1925. Për nga shkalla e implikimit të trupit diplomatik të shtetit të kohës, për nga mënyra e organizimit dhe për nga dora e zgjedhur për të bërë ekzekutimin e Gurakuqit, padyshim që është vrasja politike më e pisët e këtyre 105 viteve. Luigj Gu- rakuqi (në moshën 46 vjeçare) është vrarë nga dora e Baltjon Stambollës, djalit të tezes së tij (kushëririt të parë).
Pas vrasjes, Fan Noli ka shkruar: “Neno moj, vajto, merr malin, / Larot t’a përmbysnë djalin / Që me Ismail Qemalin ngriti flamur trimëror./Neno moj, ç’është përpjekur / Gojë mjalt e zemër hekur,/Syrgjyn gjall’ e syrgjyn vdekur, /Ky vigan Liberator”. Ndërsa Sejfi Vllamasi, që ka qenë kundërshtar i Luigjit, duke vlerësuar Gurakuqin, ka shkruar: “Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se Luigj Gurakuqi qe një me- teor, një flakadan i çështjes kombëtare shqiptare. Pas kapjes së atentatorit Stambolla, refugjatët politikë shqiptarë i patën kërkuar MPJ të Italisë që të mban- te nën mbikëqyrje konsullin shqiptar Çatin Saraçi që ishte marrë gjatë me organizimin e ekzekutimit mafioz. Në lidhje me këtë ngjarje, gazeta “Il Gior- nale d’Italia”, e datës 13 mars 1925, ka dalë me titullin e madh: “Misteri i arratisjes së konsullit shqiptar në Bari pas vrasjes së ish-ministrit Gurakuqi”.
Më vonë, ish konsulli i Shqipërisë në Bari (Çatin Saraçi), në kujtimet e tij ka pohuar se: “Ia dola t’i fitoja zemrën Zogut dhe të bëhesha njeriu i tij më i besuar”. Ndërsa dy muaj më pas (sipas A Gjergji, 2012), Ceno Beg Kryeziu i ka deklaruar gazetës serbe “Novosti” se: “Unë e kam xanë dhe e kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviqin… Unë kam vra Zija Dibrën, Bajram Cur- rin, Luigj Gurakuqin – për paqen tuaj e tonën..”. Në këtë mënyrë, në këto 105 vite, herë hapur e herë në mënyrë të nëndheshme, gjithnjë ka dominuar dhe ka fituar dhuna, fryma dhe sjelljet orientale. Në mënyrë të vazhdueshme ka funksionuar mërzitja, mënjanimi, dhunimi, dëbimi e deri dhe vrasjet politike të elitës shtetformuese dhe njerëzve me kulturë, me sjellje e me mendësi Europiane. Edhe kjo vrasje e pistë antishqiptare, njëlloj si të tjerat, ka patur për bazë interesat e klaneve dhe aleancave të njohura antishqiptare dhe antieuropiane, vrasja e Gurakuqit i ka shërbyer prapambetjes së thellë dhe vazhdimësisë së despotizmit dhe sundimit oriental në Shqipëri.
Pergatiti. E.Buba/usalbanianmediagroup