221 vjet më parë u lind më 10 janar në vitin 1802, personaliteti i shkencës Karl Gega. Ai ka hyrë në histori si një nga inxhinerët pionerë të hapjes së tuneleve në veprat e mëdha infrastrukturore. Ai lindi më 10 janar në vitin 1802 në Venecia të Italisë, ndërsa të parët e tij kishin emigruar nga Shqipëria e Veriut pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit osman.
Ishte inxhinieri me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri. Ai studioi në Padova të Italisë, ku edhe mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore. Karrierën e filloi si inxhinier në pjesën e Italisë verilindore dhe ndërtoi rrugë e ujësjellës në Venecia.
Rrënjët shqiptare
Karl Gega është shqiptar dhe kjo, jo mbi bazën e hipotezave, por të dokumenteve historike te deklaruara për here te pare publikisht me 24 qershor 2005. Te gjithë biografët e Karl Geges, ( botimet për te janë me dhjetëra në Austri, Itali e Gjermani), në se kanë arritur ta japin një përshkrim te detajuar të gjithë veprimtarisë se Gegës – arkitekt e inxhinier, e kane pasur te pamundur të hyjnë ne jetën e tij personale.
Biografi me i fundit i Geges, austriaku Wolfgang Straub, ne librin e tij te ri botuar me 2004 “Carl Ritter von Ghega“ nënvizon se “Për njeriun – Gega ne nuk kemi trashëguar pothuajse asgjë”. Jeta e tij private ne te gjitha botimet letrare e shkencore është trajtuar ne përgjithësi ne mënyre të mjegullt apo hipotetike. Sigurisht qe edhe prejardhja e tij është trajtuar ne mënyre hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe ne ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund te ishte nga Shqipëria, referuar formalisht mbiemrit te tij, ajo konsiderohej me shume si një hipoteze, por jo si një realitet i argumentuar dhe i provuar. Karl Gega radhitet ndër 100 “Austriaket me te mëdhenj” të të gjithë historisë se kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Josefit, Kafkes etj.
Dr. Alvin Saraçi e argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekën e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara më parë, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift ne Kishen e San-Markos dhe kusheri i pare (djal i xhaxhait) i Karl Gheges. Katragjyshërit e Karl Gegës dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranë Kotorrit në Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrës me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shërbyer si oficere marine dhe zyrtarë te lartë te Republikës se Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjën e Gegeve, qe fillon me Giorgio (Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesëmarrës ne luftën Veneciane te Thesalise kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah.
Cristoforo pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili ne vazhdën e traditës familjare u be oficer marine duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan.
Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos. Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme ne arkivat e Perastit ne Mal te Zi. Ne ketë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne arkivin e Shtetit te Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl Gheges me 10 janar 1802 (dhe jo me 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur me 14 mars 1860 ne Lugeck ne Vjene (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore te Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur këto varreza u shpërngulen, sarkofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerëzve me te shquar te Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit).
Legjenda Gega filloi me 22 qershor 1869. Kjo date e përjetësoi ketë personalitet shumëdimensional duke iu berë e ditur te gjithëve se Karl Ghega është Gega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin më nga vepra e tij. 24 qershori 2005 mbase do te duhej ta konsiderojmë si datë që zbardhi përfundimisht enigmën Gega. Çdo komb kërkon gjithmonë identitetin e tij dhe kjo në një fare mase mishërohet tek personalitetet dhe figurat e mëdha. Një figure e tille është edhe Gega. Çështja e prejardhjeve ka kohe qe është bere një nga çështjet më të ndjeshme, jo vetëm në skenën ballk anike por edhe me gjere. Rasti i Nënë Terezës, mohimi i prejardhjes se saj shqiptare dhe hedhja e tezave nga me absurde për origjinën e saj, sikurse shprehet shkrimtari ynë i shquar Kadare: “ … janë tërthorazi një përpjekje për të shpallur, se populli shqiptar s´mund të ketë modele pozitive, e aq me pak modele sublime si Nene Tereza…”.
Dokumentimi dhe vënia në pah e prejardhjes dhe origjinës se Geges, “nuk duhet te konsiderohet si një përpjekje folklorike apo mendësi romantike nacionaliste, por si një detyrim moral dhe shkencor, që do ta bëjë më të plotë portretin e gjeniut Karl Gega”. Fati ka dashur qe ne që punojmë dhe jetojmë në Vjenë e Austri kemi një privilegj te madh, te krenohemi me figura te tilla mitike qe do t’i kishte zili çdo komb. “Skënderbeu, Nënë Tereza, Karl Gega, Aleksandër Moisiu – sikurse u shpreh njëri nga referuesit, – janë figura të cilat ne shqiptarët duhet t´i kemi si emblema në flamurin tone për të hyrë në Evropë. Janë figura që tregojnë se si shqiptarët janë ndjerë evropianë nëpër shekuj dhe asnjëherë nuk e kane braktisur ëndrrën për të qenë në Evropë. Shumë popuj do të dëshironin te kishin këto figura. Ne qe i kemi, duhet të dimë t’i vlerësojmë dhe t’í vëmë ne pah sa me mirë. Këto modele janë mbështetja dhe frymëzimi në punën tonë për te bërë Shqipërinë me te pranishme, me të njohur, më të afërt dhe më të dashur në Austri”.
Karl Gega (1802-1860) U lind nga prindërit shqiptar në Venedik. Babai i tij kishte qenë një oficer marinarine i lidhur shumë me detin, kurse Karli tregoi një dashuri të madhe për matematikë, më e madhe se sa për detin: Ishte inxhinier austriak me origjinë shqiptare. Karl Gega ndërtoi hekurudhën e Simeringut, prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag.. Pas vizitës së tij në rrethin e ushtarakëve, ai në moshën 15 vjeçar regjistrohet në Universitetin e Padovës, ku pas një viti diplomon duke e fituar titullin akademik Inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e Arkitektit. Një vit më vonë, pra në moshën 17 vjeçare e arrin titullin, Doktor i Matematikës.
Dr. Alvin Saraçi e argumenton gjenezën e Gegëve mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekën e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara më parë, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift në Kishen e San-Markos dhe kushëri i parë (djalë i xhaxhait) i Karl Gheges. “Stërgjyshërit e Karl Gheges dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranë Kotorrit në Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipëria, e cila ra plotësisht nën sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrës me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shërbyer si oficere marine dhe zyrtarë te lartë te Republikës se Venedikut. Një dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjën e Ghegeve, qe fillon me Giorgio(Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesëmarrës ne luftën Veneciane te Thesalise kundër turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbë një krah”.Cristoforo pati një djalë me emrin Gasparo (Gaspër), i cili ne vazhdën e traditës familjare u be oficer marine duke arritur gradën e kolonelit. Gaspari pati tre fëmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan. Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos.
Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez, ku Semeringu mbetet kryevepër në kontinent. Pas mbarimit të saj në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, (Kalorës) dhe do quhet Karl Rihter Gega. Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkes etj
Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani janë ura lidhëse mes dy popujve tanë, këtë e thanë figura të njohura nga të dy kombet. Sipas hulumtimeve të bëra në trevat shqiptare rreth Karl Gegës, 80 përqind e shqiptarëve nuk dinë fare për te, kjo vjen nga fakti se shumë pak u mësua, shkrua dhe u fol për këtë gjeni me gjak shqiptari. Shqiptarët kanë nevojë të njohin rrënjët e tyre shekujve, sukseset e tyre gjeniale njëri nga të cilët pa dyshim është Karl Gega.