Nëse do i referohemi disa citate nga akademiku britanik Arthur B. Cook nga libri i tij “Zeus : a study in ancient religion”.
Ai shkruan: “Ka mundesi qe dikur Zeusi adhurohej ne Malin Tomorr afer Beratit, duke pare se si shqiptaret edhe sot e konsiderojne si te shenjte ate mal dhe se si perdoret edhe nga kulte te tjera.” Pastaj ai citon librin e J. Swire “King Zog’s Albania” (Londer 1937) ne lidhje me nje faltore ne Tomor: “Faltorja eshte ndertuar, ose te pakten keshtu me thote Baba Tyrabiu, mbi nje faltore te lashte pagane, keshtu qe Abaz Aliu trashegoi fuqite e tij mbinatyrore nga zoti pagan qe zevendesoi.” Ai permend gjithashtu shpellen e shenjte te bere nga Muhameti e cila ka “kalime qe nuk lejohet te ndoten nga prania e njeriut; dhe te cojne nen-toke…apo ne maje te Tomorrit dhe tek teqeja tek shkrepat siper Krujes.”
Ketu kemi deshmi direkte te nje tempulli te lashte pagan dhe qe Abaz Aliu eshte vetem nje fasade per zotin e vjeter Indo-Evropian te qiellit qe adhurohej nga shqiptaret. Nenvizojme ketu edhe legjenden e shpelles se shenjte qe lidh Tomorrin me Krujen. Tomorri dhe Kruja jane shpirterisht te lidhura, sipas kesaj legjende, dhe ne fakt ne Kruje gjejme nje tjeter vend te shenjte per bektashinjte. Te mos harrojme qe Kruja eshte edhe fortesa e heroit tone kombetar, mbi anen ezoterike te te cilit kemi folur tjeterkund.
Nje deshmi tjeter eshte ajo e R. Matthews tek vepra e tij Sons of the Eagle (London 1937): “Para qindra vitesh… na ishin dy vellezer, burra te shenjte qe jetonin ne Arabi. Nje dite, ata mberriten ne Shqiperi: askush nuk e di se si, disa thone nga ajri. Me i vogli gjeti shtepi ne Berat, ku respektohej per shenjterine dhe virtytin e tij, dhe u be shenjtori mbrojtes i Beratit. Por i madhi, Aliu, ishte luftetar i madh. Ai kaleronte pergjate vendit maje kalit te tij te mrekullueshem, duke sfiduar dhe mposhtur barbaret qe jetonin rrotull. Kali i tij mund te levizte disa kilometra me nje kercim te vetem. Shenjat e patkonjve te tij dallohen edhe sot ne Tomor… Erdhi nje dite qe Aliu i mposhti te gjithe armiqte e tij. Ai u terhoq tek maja e Tomorrit, tek vendi ku faltorja e tij ndodhet sot. Per tre dite meditoi i vetmuar mbi fatin e armiqve te tij dhe fatin e vendit te tij, Shqiperise. Pastaj u ul per nje here te fundit mbi kalin e tij. Permes ajrit, ai kale e coi maje Olimpit, ne Greqi dhe ai jeton aty pergjithmone. Por cdo vit, ne 15 Gusht, ne diten kur ai dhe vellai i tij erdhen per here te pare ne kete vend, ai kthehet tek maja e Tomorrit. Ai rri aty tre dite dhe merr homazh nga populli i tij. Per kete arsye dhe per shkak te mbrojtes se tij qe si te Krishteret ashtu edhe Muslimanet bejne pelegrinazh cdo vit ne Tomorr dhe bejne sakrifica tek faltorja.”
Autori komenton mbi pjesen me te rendesishme te legjendes: “Te jetosh pergjithmone mbi Olimp… atehere shqiptaret ende i japin homazh Zeusit, nen kete maske te holle te Aliut.” Ne kete legjende mund te dallojme sistemin Indo-Evropian te tre kastave. Nje vella eshte shenjtor (kasta prifterore), tjetri eshte luftetar (kasta luftetare), dhe populli i thjeshte u jep homazh ketyre (kasta e prodhuesve). Per me teper, shenjat e lena pas nga patkonjte e kalit na kujtojne nje legjende tjeter mbi kalin e Skenderbeut, ku dhe ai linte shenja patkoi ne male. Arthur B. Cook thote dicka me shume per traditen pagane shqiptare dhe Dodonen: “Zoti Matthews e mbaron narrativen e tij duke theksuar ngjashmerine mes Tomorrit ne veri dhe Tomarosit ne jug, ky i fundit prane Dodones: ‘diku afer Tomorrit sot ka nje fshat, edhe ai i quajtur Tomor. Mbi te eshte nje mori rrenojash, deri me tash te paeksploruara, dhe njhen nga banoret si Qyteti. Me e madhja mes tyre quhet Dodona.’ (ibid. fq. 286).”
Hugh Hunt u ngjit ne Tomorr ne 1929 dhe pershkruan se si beheshin sakrificat ne Tomorr para komunizmit: “Mesuam qe behet nje pelegrinazh ne majen e malit Tomorr, dhe aty sakrifikohej nje dem i bardhe, prandaj iu bashkuam dhe ne ketij festivale. Diten ne vijim u cuam ne agim dhe filluam te ngjiteshim. Nje ushtri me murgj po vinin me ne – nja dyzet gjithsej – dhe disa sherbetore. Ngjitja ishte e lodhshme dhe dita ishte e vapshme. Maja ishte e rrethuar nga rete – nje shenje e mire, sipas murgjve, sepse kjo tregonte pranine e ZEFS, te cilit do ia jepnim kete sakrifice. Kjo me interesonte, pasi edhe pse dija ime mbi mitologjine greke ishte e vogel, fillova te shikoja nje lidhje mes Zeusit dhe kesaj hyjnie te reve. Por pyetjet qe bera nuk me bene shume pune; murgjit dinin po aq pak sa une; ceremonia ishte nje rit vjetor – apo edhe me e shpeshte, pasi me thane qe edhe Shen Gjergjin e festonin keshtu, por per kete nuk mund te jem i sigurt. Arritem majen – vone gjate dites – dhe aty gjetem demin, te cilin e kishin sjelle me heret fshataret, te cilet kishin ndezur edhe zjarrin. […] Kryemurgu beri lutje; dhe demi, tashme i liruar nga dhimja, u ngrit ne nje strukture prej druri dhe u poq. Me sa mbaj mend, kishte nje tufe lulesh rreth qafes; por keto iu vune pasi ngordhi. Ika me heret se te tjeret, i shoqeruar nga perkthyesi dhe shoku im, dhe arritem ne fshat kur kishte rene nata. Se ca u be me demin si perfundim nuk e morra vesh kurre.”
Kjo nga kujton sakrificat qe iu beheshin Zotave ne antikitetin klasik. Emri i hyjnise (Zefs) eshte gjithashtu interesant. Na kujton fjalen shqipe Zot ashte si dhe variante te tjera te emrit te perendise se qiellit (Zen, Zis, Zojz).
Arthur B. Cook perfundon duke thene: “Konstatimet e mesiperme perfshijne nje shkrirje te trefishte te bektashizmit, besimeve folklorike, dhe elementeve te epokes klasike. Nga besimet folklorike vijne kali magjik, pasazhet nentokesore… Nga epoka klasike vijne shenjat e patkonjve ne mal, prezenca e Olimpit dhe mbijetesa e emrit te Zeusit. E me gjithe keto, shenjteria e malit, pelegrinazhi vjetor, dhe sakrifica solemne e demit te bardhe nga fshataret e mbledhur jane prova te shumta te nje kulti antik te nje perendie te qiellit qe ka vazhduar nga brezi ne brez, pothuaj i paprekur nga ndryshimet politike e fetare.”
Pra, Shqiperia eshte vendi i vetem ne Evrope ku prania e Zeusit vazhdon dhe kulti i tij praktikohet ende. Perandori Julian, qe te krishteret e quajne apostati apo fe-mohuesi pasi u kthye tek besimi pagan, kishte origjine nga provinca e Epirit te Ri (Shqiperia e sotme), dhe disa akademike kane pershtypjen qe duhet te kete ditur per keto tradita.