Dr. Robert Elsie
Megjithe kerkimin intensiv dhe interesin pasionant te treguar nga studiuesit shqiptare, origjina e shqiptareve si popull mbetet e veshur me mister. Gjysma e dyte e mijevjecarit te pare qe eshte vendimtare ne kete aspekt (500-1000 pas Krishtit), e cila mund te siguronte vijen e humbur deri tek banoret ilire te rajonit ne antikitet, ne te vertete nuk percjell asnje informacion dhe regjistrim gjuhesor te stadeve te hershme te shqipes, c’ka do te sherbenin si udhezues te besueshem. Ne te vertete nuk ka asnje gjurme thelbesore te gjuhes shqipe qe te datoje para shekullit te 15-te, kur u shfaqen tekstet e para: teksti disi misterioz Belifortis i vitit 1405, Formula e famshme e Pagezimit e Pal Engjellit e vitit 1462, nje mallkim nga viti 1483, i ashtuquajturi Ungjill i Pashkes ose Perikope qe pergjithesisht mendohet te datoje nga fundi i shekullit te 15-te dhe fjalori i shkurter i Arnold von Harff-it, nje pelegrin gjerman, i cili gjate rruges se tij per ne Token e Shenjte, gjate nje ndalese qe beri ne Durres ne pranveren e vitit 1497, regjistroj 26 fjale, 8 fraza dhe 12 numra te shqipes.
Ndersa kryqezatat dhe pushtimi Anzhuin i Shqiperise, me 1269 i siguruan botes perendimore disa informacione rreth Shqiperise si nje rajon gjeopolitik, cuditerisht ne veprat historike dhe udhetimet pershkruese jepen pak te dhena per vete shqiptaret. Ajo cfare njihet nga kjo periudhe eshte perpiluar dhe grumbulluar nga Alen Duselier ne nje seri artikujsh dhe ne monografine e tij madhore 701-faqeshe per vijen bregdetare shqiptare nga shekulli XI-XV. Ndonese historianet bizantine, mbi te cilet duhet te mbeshtetemi per shume nga njohurite tona per Ballkanin Jugperendimor ne shekujt qe paraprijne tekstet e siperpermendura, kane lene detaje luftrash, revoltash dhe ndryshimesh politike ne kete rajon, shpesh ata tregohen cuditerisht te heshtur, kur bie fjala per gjuhen dhe zakonet e popullsive jogreke te territoreve te tyre periferike, nje indiference ndaj ‘barbareve,’te cilen mund ta kene trasheguar nga greket e lashte. Ne pergjithesi eshte pranuar se fiset e hershme shqiptare, te favorizuara nga kolapsi i madh qe kishte mberthyer perandorine bullgare ne fund te shekullit X, filluan te zbresin nga vendbanimet e tyre malore ne shekujt XI-XII, ku ata jetonin si barinj nomade, fillimisht duke marre zoterim te plote te brigjeve veriore dhe qendrore shqiptare dhe nga shek XIII duke u perhapur ne jug, drejt asaj cfare eshte tani Shqiperia e jugut dhe ne Maqedonine perendimore. Fillimisht ata hyne ne analet e historise post-klasike te shkruar ne gjysmen e dyte te shek. XI dhe vetem ne kete kohe mund te flitet me nje shkalle sigurie per nje popull shqiptar, ashtu sic i njohim ata sot, megjithese paraardhesit e tyre, padyshim me nje element te theksuar ilirik, duket se kane banuar ne te njejtat male te Shqiperise veriore qysh prej koheve antike. Ne vepren e tij ‘Historia,’te shkruar ne vitet 1079-1080, historiani bizantin Mikel Ataliati, ishte i pari qe u referohej me termin Albanoi atyre qe ishin marre pjese nee nje revolte kunder Konstandinopojes me 1043, dhe me Arbanitai atyre qe ishin subjekte te dukes se Dyrrahut.
Prandaj, periudha e kristalizimit, – per ta shmangur termin shume te nderlikuar etnogjeneze e popullit shqiptar, – mund te vendoset ne shekujt XI dhe XII dhe cdo e dhene apo informacion rreth shqiptareve, sidomos per gjuhen e tyre ne kete periudhe, duhet vene nen fokusin e nje vemendjeje te vecante. Te dhenat me te hershme per ekzistencen e gjuhes shqipe ne vetvete u shfaqen rreth fillimit te shek. XIV. Ne fakt, ne kemi kater te dhena te qarta e te pakontestueshme midis 1285 dhe 1332. E para nga keto te dhena historike, ajo e vitit 1285, nuk shfaqet ne Shqiperi, por ne Dubrovnik (Ragusa), ku nje komunitet i konsiderueshem shqiptaresh ekzistonte atje prej disa kohesh. Gjate hetimit te nje grabitjeje qe kishte ndodhur ne shtepine e Petro Del Volkios te Belenes (sot Prati), nje fare Mateu, bir i Markut te Mances, i cili mesa duket ka qene deshmitar ne krim, pohon: ‘Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca’ (Degjova nje ze duke thirrur ne male ne gjuhen shqipe). Njezet e tre vjet me vone, ne hasim nje pershkrim te Shqiperise ne te ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pershkrim anonim i Evropes Lindore), nje tekst latin mesjetar i vitit 1308, i cili permban nje pamje te tokave te Evropes Lindore, ne vecanti te vendeve ballkanike. Autori i saj anonim mendohet qe te kete qene nje francez, ose nje klerik francez i arsimuar, ka shume mundesi i urdherit Dominikan, i cili ishte derguar nga kisha per ne Serbi, ku ai mblodhi shume informacione rreth Ballkanit. Teksti Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet ne mjaft kodike mesjetare, midis te cileve Ms. Lat. 5515 dhe Ms. Lat. 14693 ne Biblioteken Kombetare te Parisit, dhe Ms. Lat. 263 ne Biblioteken Universitare te Leidenit. Doreshkrimi u botua ne Krakov, me 1916 nga Olgierd Górka.
Pervec seksioneve qe pershkruajne rajone te ndryshme te Greqise Bizantine, Rashes, Bullgarise, Rutenise, Hungarise, Polonise dhe Bohemise, ai permban nje seksion per Shqiperine, nje nga pershkrimet e rralla te vendit ne fillim te shek. XIV. Ky seksion perfundon me te dhenen e meposhtme per gjuhen shqipe: ‘Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus’ (Shqiptaret e siperpermendur kane nje gjuhe e cila eshte e ndryshme nga ajo e latineve, grekeve dhe sllaveve, saqe ata ne asnje menyre nuk mund te komunikojne me popuj te tjere). E dhena e trete per ekzistencen e gjuhes shqipe, vjen nga raportimi qe ben nje pelegrin gjate udhetimit te tij per ne Token e Shenjte me 1322. Pershkrimet e peligrinazheve per ne Token e Shenjte sigurojne me te vertete nje burim paresor informacioni per shume vende te Mesdheut lindor ne gjysmen e pare te mijevjecarit te dyte. Megjithate, ndryshe nga Arnold von Harff-i ne 1497, pjesa me e madhe e ketyre pelegrineve nuk shfaqen vecse interes kalimtar per tokat qe ata vizituan gjate rruges se tyre. Dy pelegrine anglo-irlandeze, Simon Semeonis (Simon Fitzsimmons) dhe Hugo Iluminator, qendruan ne Shqiperi me 1322 dhe i pari e pershkroi ne menyre te gjalle ate qe ai pa. Tregimi i tij i na jep nje pershkrim te shpejte dhe te rralle te bregdetit shqiptar ne gjysmen e pare te shek. XIV. Simon Fitzsimmons i urdherit Franceskan u nis per udhetim nga Klonmeli i Irlandes ne pranveren e vitit 1322 me mikun dhe bashkudhetarin e tij Hugo Iluminatorin, dhe kaluan neper Uellsin verior ne Londer, Kanterberi, Dover, Visant, Amiens, Paris, Bon (Beaune), Lion, Avinjon, Nice, Gjenova, Bobio, Piacenca, Parma, Mantova, Verona dhe Vicenca deri ne Venedik. Atje ata hipen nje anije tregetare per ne Token e Shenjte, e cila gjate itinerarit ndaloi ne Pula, Zadar, Dubrovnik, Ulqin, Durres, Korfuz, Qefaloni dhe Krete, para se te arrinte ne Aleksandri. Pershkrimi qe Simoni i ben udhetimit, i njohur si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam tani ruhet ne nje doreshkrim (nr. 407) ne biblioteken Corpus Christi ne Kembrixh. Fillimisht u botua ne Kembrixh me 1778, botim ky i rralle nga Xhejm Nasmith nen titullin Itinerarium Symonis Semeonis et Hugonis Illuminatoris ad Terram Sanctam dhe qysh prej kesaj kohe ka qene botuar nga Mario Esposito dhe Eugjen Hoad (Eugene Hoade). ‘AItinerari’ permban nje informacion te pasur per ceshje te tilla si procedurat dhe inspektimet doganore, veshjet tradicionale, monedhat, lendet e para dhe produktet qe prodhoheshin neper keto vende tranzite dhe natyrisht per kishat dhe vendet e shenjta qe zene vendin kryesor. Gjate lundrimit poshte bregut te Adriatikut, Simoni shkruan: ‘Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens’ (Shqiperia eshte nje province ndermjet Sllavonise dhe Romanise qe ka nje gjuhe te veten). Per qytetin e Durresit ai vazhdon: ‘Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus’ (Ai eshte i banuar nga latine, greke, judenj te pabese dhe barbare shqiptare). Ishte mjaft interesante qe ne lidhje me Dubrovnikun ai i referohet perseri gjuhes se ketyre ‘barbareve’: ‘In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes’ (Venecianet dominojne ne te [Dubrovnik] dhe sllave, barbare dhe skizmatike te tjere e frekuentojne, te cilet jane plotesisht te ndryshem nga latinet ne tradita, veshje dhe gjuhe). E dhena e fundit per gjuhen shqipe dhe ndoshta e para per ekzistencen e saj te shkruar eshte bere ne 1332 nga nje murg dominikan francez Burkard ose Frat Broshar (lat. Brocardus monacus). Ne nje veper latine te titulluar Directorium ad passagium faciendum, Burkardi shenonte: ‘Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris’ (Shqiptaret kane nje gjuhe plotesisht te ndryshme nga latinishtja, megjithese ata perdorin germa latine ne te gjitha librat e tyre). Megjithese e dhena per ekzistencen e gjuhes eshte e qarte, ajo e shqipes se shkruar eshte e dyshimte. Nuk mund te thuhet me siguri, nese Burkardi donte te thoshte libra ne gjuhen shqipe te shkruara me shkrim latin apo thjesht libra te shkruara ne latinisht. Mundesia e pare natyrisht qe ka zaptuar imagjinaten e studiuesve te brezave pasardhes dhe pjesa e fundit e tekstit shpeshhere citohet ne historine dhe studimin e letersise shqiptare.
Cila eshte rendesia e ketyre te dhenave? E para dhe kryesorja eshte se dallohet qarte qe ne periudhen kohore 1285-1322 gjuha shqipe ishte rrenjosur mire ne brigjet juglindore te Adriatikut, aq sa te shquhej nga vezhguesit e huaj qe zbarkonin ne portet bregdetare te Durresit dhe Dubrovnikut. Ne trajtimin qe i ben provinces se Shqiperise ‘Pershkrimi Anonim’ i referohet popullsise se saj si ‘banore luftedashes … te cilet bejne harqe dhe heshta te shkelqyera … dhe qe nuk kane qytete, kampe, fortifikime dhe ferma, por me teper jetojne ne tenda dhe jane vazhdimisht ne levizje nga nje vend ne tjetrin.’ Mirepo thuhet se porti i Durresit ‘i perket latineve.’ Qe shqipja duhet te jete folur gjeresisht ne rrafshinat bregdetare dhe rajonet majore ne kete kohe, kjo mund te deshmohet vecanerisht nga vezhgimi paraprak i Simon Fitzsimonit, qe provinca kishte nje gjuhe te veten, domethene shqipen. Megjithese ne te dhenen qe ai jep per qytetin e Durresit ‘barbaret shqiptare’permenden te katertit mbas qytetareve latineve, grekeve dhe judenjve, tregues ky qe perputhet me ‘Pershkrimin Anonim’se ne ate kohe ata nuk formonin akoma grupin mazhoritar te qytetit. Datimi i ketyre te dhenave, te gjitha brenda nje periudhe me pak se 50-vjecare, sidoqofte nuk duhet marre si tregues qe shqipja apo format e hershme te saj nuk fliteshin ne shekujt paraardhes. Ne qofte se shqiptaret, ashtu sic na tregon dhe ‘Pershkrimi Anonim,’ishin nomade te zonave fshatare dhe nese ngulimet e tyre ishin me te perqendruara ne malesi sesa ne zona bregdetare, ka shume te ngjare qe ata thjesht liheshin jashte vemendjes, edhe sikur te kishin krijuar nje grup etnik te vertete. Edhe sot ka analoge te ngjashem, te cilet demonstrojne, sesi mund te mos vihet re nje grup etnik apo minoritet linguistik. Pothuajse te gjitha te dhenat mbi perberjen etnike te Shqiperise sot do te permendnin minoritetin grek ne rajonet Gjirokaster dhe Sarande, nje minoritet te vogel maqedonfoles ne disa fshatra te Liqenit te Prespes dhe ndoshta nje minoritet serbfoles ne bregun lindor te Liqenit te Shkodres. Fjalori Enciklopedik Shqiptar na jep informacionin e meposhtem:
‘Sipas regjistrimit te vitit 1979, dolen 54.687 njerez me kombesi joshqiptare (2,1% e popullsise se pergjithshme). Nga keta 49.307 jane greke qe jetojne kryesisht ne rajonet kufitare jugore te rrethit te Gjirokastres dhe Sarandes; 4.163 jane sllave, shumica e te cileve maqedonas qe jetojne ne fshatrat e Prespes.’Te gjitha keto lloj te dhenash injorojne apo nuk marrin ne konsiderate dy grupe te tjera etnike apo minoritete linguistike ne Shqiperi, te cilat, megjithate jane shume me te medha se minoriteti sllav apo ndoshta edhe ai grek. Keta jane si arumunet (vllahet), komunitet nomad barinjsh te Shqiperise juglindore, te cilet flasin nje gjuhe te afert me rumanishten dhe shume rome te cilet flasin gjuhen e tyre rome. Romet mund te gjenden pothuajse ne te gjithe territorin e Shqiperise. Disa bejne jete nomade, kurse te tjeret ne nje fare menyre jane te ngulitur. Mund te shihen dhe degjohen neper tregjet e mallrave apo lagjeve periferike te qyteteve. Ata nuk jane injoruar ne te dhenat mbi perberjen etnike te Shqiperise per arsye politike, por thjesht per shkak te statusit te ulet social te tyre dhe te menyres endacake te jeteses qe bejne. Ata jane te pranishem ne vend, por nuk numrohen. Te dhenat per shqiptaret dhe gjuhen e tyre ne Mesjeten e vone jane te rralla, jo sepse ata nuk ishin kristalizuar si nje grup vellimor etnik, por per shkak te statusit te ulet social dhe te jetes se tyre nomade. Vetem kur numri i tyre u rrit ne ate mase, sa qe nuk mund te liheshin me jashte vemendjes, beri qe gjuha e tyre te futej ne dokumentet e shkruara te periudhes ndermjet viteve 1285-1332.
[botuar ne: Tempulli, Reviste kulturore periodike, Korce, 2000, 2, f. 19-24.]