E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ta shohë e gjithë Serbia! Thirrje për shfaqjen e filmit për masakrën e Srebrenicës

10 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Filmi “Quo Vadis, Aida”, fitues i çmimit kryesor në Festivalin Evropian të Filmit, pasqyron historinë e një nëne që mundohet të shpëtojë fëmijët e saj nga masakra e Srebrenicës. Projekti është shfaqur për herë të parë në territorin e Serbisë, në Novi Pazar. Tani, autorët e filmit po kërkojnë shfaqjen e tij në gjithë vendi, në mënyrë që historinë e vërtetë të Srebrenicës ta mësojnë të gjithë serbët.

Drejtori i një qendre kulturore në një pjesë të banuar me shumicë myslimane në Serbi kërkoi shfaqjen në të gjithë vendin të një filmi për masakrën e 8 mijë myslimanëve nga forcat serbe të Bosnjes në Srebrenicë, më 1995.

Më shumë se 1 mijë veta shikuan filmin “Quo Vadis, Aida?”, projekti që u shpall filmi më i miri për vitin 2021 nga Festivali Evropian, në dy shfaqje në qytetin e Novi Pazarit. Kjo është hera e parë që ky film shfaqet në ndonjë pjesë të Serbisë.

Po kërkojmë që filmi të shfaqet gjithandej në Serbi; është e pakuptimtë që të jepet vetëm në Novi Pazar. Nëse vendi përpiqet për anëtarësim në BE, duhet të lejohemi të shohim këtë film. Shumë serbë duan ta shohin atë. Pse të mos e shohin njerëzit në Kraljevë, Novi Sad apo qytete tjera të Serbisë?” tha Husein Memiç, nga qendra që mundësoi shfaqjen e filmit.

Filmi i regjisores Jasmila Zbaniç nuk u shfaq as në Republikën Serbe të Bosnjes, e cila ka kundërshtuar ligjin që e bën vepër të dënueshme mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Ratko Mladiç, komandanti i forcave serbe të Bosnjes më 1995 dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç janë shpallur fajtorë për gjenocid nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, për shkak të rolit që kishin në masakrën e Srebrenicës.

Regjisorja Zbaniç tha se shumë kinema në pjesë të tjera të Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjes dëshironin ta shfaqnin filmin, por u frikësuan nga akuzat që mund të pasonin ose hakmarrja.

“Qëllimi im kurrë nuk ka qenë ndarja. Qëllimi im është tregimi i së vërtetës, për njerëzit që nuk dinë për Srebrenicën ose e mohojnë atë, që të ulen dhe të shohin filmin për një nënë që mundohet të mbrojë dy fëmijët e saj. Sepse kjo është ajo që ndodhi”, thotë ajo.

Televizioni shtetëror serb, RTS, në të kaluarën gjithmonë ka transmetuar filmat që nderoheshin me çmime të mëdha. Por në kërkesën për transmetimin e “Quo Vadis, Aida?”, televizioni tha se nuk do të ndërmerrë një vendim programacioni nën trysni të shtypit.

Boris Isakoviç, i cili luan rolin e Rakto Mladiçit, tha se ndihet i zhgënjyer që filmi është parë nga një këndvështrim politik, e jo si një krijim artistik./VOA

Shkrimi Mëparshëm

Sukses i jashtëzakonshëm, Dua Lipa shkruan histori në ‘Spotify’

Shkrimi Vijues

Erdogan të hënën në Kuvendin e Shqipërisë

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Erdogan të hënën në Kuvendin e Shqipërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist