Loris Qosja, nxënës 15-vjeçar i klasës së 9-të nga Cërriku, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, të zhvilluar në Orlando, SHBA. Ai ngriti flamurin shqiptar në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare për moshën e tij.
Përveç matematikës, Loris fitoi edhe vendin e tretë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë, duke dëshmuar talent të spikatur në shkencat ekzakte. Pas këtij suksesi qëndrojnë puna e palodhur, përkushtimi i tij dhe mbështetja e mësueses Flutura Hoxholli.
Udhëtimi drejt SHBA-së u bë i mundur falë mbështetjes së Bashkisë Cërrik, e cila siguroi fondet për pjesëmarrjen e tij në këtë kompeticion ndërkombëtar.


















